UKRAINA / Strategjia: Për të shmangur ndarjen, u besohet oligarkëve

E ndarë mes kujtimeve revolucionarë dhe tundimeve filoperëndimorë, Odesa është zemra dhe fytyra e Ukrainës lindore: nervozizmi është i justi...


E ndarë mes kujtimeve revolucionarë dhe tundimeve filoperëndimorë, Odesa është zemra dhe fytyra e Ukrainës lindore: nervozizmi është i justifikuar, frika e një ndarjeje bëhet konkrete, nëse pararoja e parë rusofone paraqitet në Lagjen Primorski, me idenë që t’i kërkojë presidentit Nikolai Tindiuk që të distancohet nga qeveria e re në Kiev
Po të mos ishte për djaloshin me patina, që sfidon të ftohtin me kanotierë së bashku me miqtë, sheshi përpara Këshillit rajonal të Odesë do të ishte bosh. Një polic shikon që larg, dukshëm i mërzitur. Në catinë e ndërtesës valëviten ngjyrat verdheblu: tringjyrëshi rus, i vendosur për disa orë nga demonstruesit e Molodiozhnoije Jedinstvo “Rinia e bashkuar”, është zhdukur. Nostalgjikët ishin vetëm disa qindra, të njëjtët që nëpër manifestime fshijnë nga pluhuri dhe tundin flamujt e kuq me drapër dhe cekan. Por jemi vetëm disa hapa larg nga shkallët, që Sergeij Eisensteini i bëri të pavdekshme tek “Luftanija Potemkin”, dhe këtu thirrja për Rusinë mëmë ka një vlerë të vecantë.
E ndarë mes kujtimeve revolucionarë dhe tundimeve filoperëndimorë, Odesa është zemra dhe fytyra e Ukrainës lindore: nervozizmi është i justifikuar, frika e një ndarjeje bëhet konkrete, nëse pararoja e parë rusofone paraqitet në Lagjen Primorski, me idenë që t’i kërkojë presidentit Nikolai Tindiuk që të distancohet nga qeveria e re në Kiev. Tani, pas veprimeve demonstrues, me bastisjen që iu bë pallatit rajonal, dhe me “bashkëngjitjen” e fatit të Odesës me atë të Krimesë, Kherson dhe Nikolaev, të mbështetur nga liderët autonomistë të Sevastopolit por pa konfirmime të mëtejshëm, pritet një lëvizje e re. Por, tensioni pak nga pak bie. Familjarë dhe turistë afrohen pranë parkut përballë Pallatit të Operës, ku një poster fton të apasionuarit: ditët e ardhshme është në program Dmitri Shostakovich.
Në fund të muajit, thuhet në të tjerë postera, do të japë shfaqja kitaristi i jazz-it Al Di Meola. Dy hapa larg nga zyrat e Prokurorisë, shfaqet profili kanosës i një topi, një mbetje e lufts por i transformuar në monument, për të kujtuar kohërat kur nga porti mbi Detin e Zi nisej flota e gjuetarëve të balenave. Nuk ka ushtarakë rrotull, aq më pak tanke.
E megjithatë, frika nga një ndarje e mundshme e vendit merret seriozisht në Kiev. Nëse në një qoshe të ndërgjegjes së tyre, qeveritarët e rij po vlerësojnë sa e mundur është humbja e Krimesë, ndoshta me referendumin e nxitur prej Kremlinit, ajo e fragmentimit të Ukrainës është krejt e papranueshme. Lindja i duhet kthyer tokës mëmë. Dhe për të shmangur ndarjet, vetë Julia timoshenko thuhet se ka hartuar një strategji të mrekullueshme, por jo pa risqe: t’ua besojë përgjegjësitë politike, të fuqishmëve të ekonomisë. Ukraina lindore u jepet oligarkëve, sigurisht me miratimin e instancave sociale të revolucionit.
Sergeij Tarutas, mbreti i celikut me kompaninë e tij ISD, Kievi i ka kërkuar që të marrë përgjegjësitë e rajonit të Donetskut. Ihor Kolomohiski, padroni i bizneseve të metaleve, kompanive ajrore dhe televizioneve, ka pranuar që të qeverisë rajonin e Dnepropetrovskit. Lajmin e marrëveshjes e ka dhënë pikërisht përmes televizionit të tij “1+1”. Sipas shtypit ukrainas, ptatja e nxehtë e Krimesë mund t’i besohet Vadim Novinskit, manjat i metalurgjisë, naftës dhe ndërtimit, që sipas klasifikimit të Forbes ka një pasuri prej pothuajse dy miliardë dollarësh.
Delikate edhe detyra që, gjithmonë sipas gazetave vendëse, i është dhënë bankierit Aleksander Jaroslavski, i projektuar si guvernator i ardhshëm i rajonit të Kharkivit, një prej bastioneve filorusë.
Por reagimet e parë nuk kanë qenë shumë inkurajues: në Donetsk, mijëra vetë kanë dalë në shesh kundër Tarutas, kanë pushtuar ndërtesat qeveritare dhe kanë filluar tashmë të përhapen kërkesat për një referendum për pavarsi nga Kievi.
La repubblica
bota.al

Related

Shtypi i huaj 7335771807313370002

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item