Putini tradhton serbët?!

Gazeta gjermane, “Frankfurter Allgemeine Zeitung” shkruan sot se një deklaratë e presidentit rus, Vladimir Putin ka tronditur serbët, pasi k...



Gazeta gjermane, “Frankfurter Allgemeine Zeitung” shkruan sot se një deklaratë e presidentit rus, Vladimir Putin ka tronditur serbët, pasi ka marrë si shembull vetëvendosjen e shqiptarëve të Kosovës për atë se çfarë ju duhet edhe banorëve të Krimesë në Ukrainë.
Beogradi konsiderohet një aleat i ngushtë i Moskës. Mirëpo tanio presidenti rus me një fjali të vetme për shqiptarët e Kosovës i ka tronditur serbët, shkruan FAZ në tekstin me titull, “Putini shkelmon serbët”.
Gjatë një interviste të fundit për ngjarjet e këtyre ditëve në Ukrainë, Putin është pyetur si e sheh të ardhmen e Krimesë dhe nëse bashkimi me Rusinë është zgjidhje sipas tij.
Putin u përgjigj se ai mendon që vetëm qytetarët që jetojnë në një territor të caktuar, mund të vendosin për të ardhmen e tyre. Putin më pas merr si shembull shqiptarët e Kosovës dhe shton se atyre iu është dhënë e drejta për vetëvendosje, diçka që sipas “njohurive të tij” ka qenë e sanksionuar me dokumente të OKB-së, por që askush nuk e anulon atë të drejtë.
Nëse banorët e Krimesë duan të ndjekin shembullin e Kosovës, kjo është në rregull, ka thënë Putin.
Kjo deklaratë, gjithmonë sipas FAZ, ka detyruar disa politikanë serbë që të mundohen të justifikojnë Putinin, kinse ai nuk po heq dorë nga mbështetja e dhënë deri më tani për Serbinë sa i përket pavarësisë së Kosovës.
Kryeministri në largim i Serbisë, Ivica Daçiç, është munduar ta interpretojë deklaratën e Putinit duke thënë se presidenti rus ka folur për “mungesën e parimit” të Perëndimit. Në Partinë Socialiste të Daçiçit thuhet se Kosova nuk ka të drejtën e vetëvendosjes, sepse “historikisht i takon Serbisë, ndërsa Krimea historikisht ka qenë territor rus”.
Sipas FAZ, lojërat politike ruse në këtë aspekt nuk janë diçka e re, pasi vetëm gjysmë viti pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Duma ruse vendos të njohë pavarësinë e dy territoreve gjeorgjiane, Abkhazisë dhe Osetisë Jugore./Zëri

Related

Shtypi i huaj 4881159811584652887

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item