Televizioni, “serial killer”-i i romanëve

Romani është një bishë perverse. Televizioni na ofron dicka që ngjan me mikrokozmosin, fabrikuar prej një grupi personash që janë nga ana e ...

Romani është një bishë perverse. Televizioni na ofron dicka që ngjan me mikrokozmosin, fabrikuar prej një grupi personash që janë nga ana e tyre një mikrokozmos. Romani na ofron tinguj të pavdekshëm në hieroglifë, rreze drite që përthyhen brenda një individi
Mohsin Hamid

Filmat më janë dukur gjithmonë një formë rrëfimi shumë më e përmbledhur se sa romanet, sepse kërkojnë një ngjeshje të madhe, dhe nga ky këndvështrim, janë diku në qendër të rrugës, mes tregimit dhe romanit të vërtetë. Të shohësh një film dp të thotë të zhytesh për një orë e gjysmë në botën e tij, ndoshta dy, apo në raste të vecantë, edhe tre. Por një roman që lexohet brenda vetëm tre orëve, në fakt është një tregim, dhe është shumë e lehtë që një roman të zgjasë pesë herë më shumë. Televizioni është një “enë” më e madhe: episod pas episodi, dhe sezon pas sezoni, një seri televizive mund të ecë përpara për dhjetëra orë, përpara se të përmbyllet. Përgjatë rrugës, personazhet dhe drama kanë kohë të zhvillohen, të ndryshojnë drejtim, të forcohen. Në mungesën e vet të limiteve, televizioni rivalizon me romanin. Një herë e një kohë, romanin e shpëtonin dallimet në cilësinë e të shkruarit. Filmat mund të ishin të shkruajtur mirë, por ishin më të shkurtër se sa romanet. Në televizion kishte më shumë hapësirë, por historitë ishin “copë-copë”. Romani kishte Krenari dhe paragjykim, televizioni kishte “Dinastinë”. Por, në dhjetë vitet e fundit, televizioni ka bërë hapa prej gjigandi: skenarët janë përmirësuar shumë, ashtu sikurse aktrimi, regjia dhe skenografia.
Kohët e fundit, televizioni na ka ofruar seri të panumërta të një cilësie që nuk e kemi parë deri sot: etnografia mjeshtërore e “The Ëire”, fantashkenca mahnitëse e “Galactica”, rindërtimi i shkëlqyer i kohës së “Mad Men”, fantazia imponuese e “Game of Thrones”, autoanaliza e “girls”. Vec të tjerash, rrisja e cilësisë së serive televizive nuk është e kufizuar në një vend të vetëm: këtu në pakistan, njerëzit shijojnë seri pakistaneze, indiane, angleze dhe turke. Falë mundësisë për të shkarkuar në internet, edhe seria daneze Borgen – “Pushteti” ka gjetur publikun e vet këtu tek ne. Për momentin shoh shumë televizion. Dhe nuk jam i vetmi, ndodh edhe mes kolegëve të mi. Pyesni shkrimtarët e sotëm, nëse kalojnë më shumë kohë para televizorit, apo me një libër në duar, dhe përgatituni, të paktën në disa raste, të dëgjoni t’ju rrëfejnë të parrëfyeshmen.
Që e gjithë kjo përfaqëson një krizë për romanin, më duket e pamohueshme. Por një krizë mund të kthehet në një shans, sepse stimulon ndryshimin. Dhe romani, nëse dëshiron të mbetet i tillë, duhet të ndryshojë vazhdimisht. Duhet që – për të rrëmbyer një shprehje nga televizioni – të ketë kurajën të shtyjë atje ku askush nuk ka guxuar më parë. Shkrimtarja kanadeze, Sheila Heti thotë: “Tani që janë këto seritë televizive pa asnjë të metë, shkrimtarët duhet të ndihen më të lirë, jo më të detyruar që të shqetësohen shumë për dramën dhe për personazhet, pasi publiku, me serit televizive, ka në dispozicion të gjithë dramat dhe personazhet që do. Kështu që, romancierët mund të eksperimentojnë rrugë të reja, sic ndodhi me pikturën kur lindi fotografia, më shumë se një shekull më parë. Që nga ai moment, ka patur një lulëzim të jashtëzakonshëm të artit, në shumë drejtime të ndryshëm dhe mahnitës. Romani duhet thjeshtë të bëjë atë që seritë televizive nuk do të arrijnë asnjëherë ta bëjnë”.
Televizioni nuk është romani i ri. Televizioni është romani i vjetër. Nuk do të thotë që në të ardhmen shkrimtarët duhet të braktisin dramën dhe personazhet, por do të bënin mirë që të merrnin në konsideratë vecantitë e personazhit. Me nivelin e evolucionit teknologjik ku kemi arritur, ndoshta të lexosh një roman do të thotë të angazhohesh në aktin e transferimit të të dhënave mes dy qenieve njerëzore, bazuar në kënaqësinë më të madhe që ekziston,  pas seksit. Romanet karakterizohen prej intimitetit të tyre, që është ekstrem, nga dimensionet, që janë shumë të mëdhenj, dhe nga forma, që është njëkohësisht gjuhësore dhe sinestetike. Romani është një bishë perverse. Televizioni na ofron dicka që ngjan me mikrokozmosin, fabrikuar prej një grupi personash që janë nga ana e tyre një mikrokozmos. Romani na ofron tinguj të pavdekshëm në hieroglifë, rreze drite që përthyhen brenda një individi.
Sufizmi flet për dy rrugë drejt përsosmërisë: të hedhësh sytë jashtë në univers, dhe të shohësh vetveten; dhe të hedhësh sytë brenda vetes, dhe të shohësh universin. Destinacionet mund të konvergojnë, por televizioni dhe romani udhëtojnë në dy drejtime të ndryshëm./bota.al
The New York Times Book Review

Related

Shtypi i huaj 4092382594935287491

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item