Rimëkëmbet industria e automobilave në Evropë

Vetëm pak para se të hapet panairi i automjeteve në Gjenevë, vijnë lajme të mira: Industria e automjeteve ka shënuar rritje në shitjet e mua...

Vetëm pak para se të hapet panairi i automjeteve në Gjenevë, vijnë lajme të mira: Industria e automjeteve ka shënuar rritje në shitjet e muajve të fundit


Tregu i automjeteve është duke e marrë veten ngadalë. Shifrat e reja flasin për rritje të shitjeve në janar 2014, ashtu si edhe katër muajt e mëparshëm. Autoindustria është duke lulëzuar sërish? “Parashikohet një periudhë më e mirë për prodhuesit e makinave”, – thotë në një intervistë për “DW” Ferdinand Dudenhöffer, ekspert automjetesh pranë Universitetit të Duisburg-Essen. Se si është gjendia e tregut e tregojnë këto shifra: Vitin e shkuar në Bashkimin Evropian së bashku me vendet e EFTA (Norvegji, Islandë dhe Zvicër) u shitën 12.3 milionë automjete. Në pamje të parë duket një shifër e lartë, por në vitin 2005 kjo shifër ishte 15,5 milionë. “Është duke u ndjekur rruga për të dalë nga kriza, por do të zgjasë edhe pak. Perspektiva ka ndryshuar në mënyrë pozitive dhe kjo i ndihmon prodhuesit e automjeteve”.

BMW, Audi dhe Mercedes-Benz pritet të shënojnë rekorde

Nga prodhuesit gjermanë të makinave me standarde të larta më mirë të pozicionuar janë BMW, Audi dhe Mercedes-Benz. Ata mund të balancojnë krizën në tregun evropian me rritjen e fortë në tregje, si ai në SHBA dhe Kinë. Edhe në të ardhmen këto marka do të shënojnë rekorde të reja në shitje dhe fitime. Në vitin 2014 tregu botëror pritet të jetë më mirë, për shkak se parashikimet ekonomike flasin për një rimëkëmbje të ekonomisë botërore. Tek të ashtuquajturit prodhues në masë situata paraqitet më ndryshe. Prodhuesi më i madh i Evropës, Volkswagen, është i shtrirë në gjithë botën dhe vetëm në SHBA ka shënuar rritje. VW është mes prodhuesve me standarde të larta dhe atyre të prodhimit të masë, si Opel, Ford-Europe, ose koncerni francez Peugeot-Citroën, ku së fundmi është angazhuar një investitor nga Kina. Përveç VW të gjitha markat e tjera kanë pasur probleme vitet e fundit.

Dritë në fund të tunelit
Tregu evropian është përmirësuar lehtësisht, prandaj edhe duket dritë në fund të tunelit. “Kjo do të thotë që në vitin 2014 humbjet do të zvogëlohen dhe më pas në vitin 2015 bizneset do të kenë shifra të balancuara”, analizon situatën Dudenhöffer. Ky zhvillim pozitiv favorizohet edhe nga çmimi i benzinës. Një fuçi naftë tani kushton 100 dollarë amerikanë nga 140 që kushtonte në vitin 2008. Parashikimet për një shtrenjtim deri në 200 dollarë nuk do të jenë të vërteta, mendojnë shumë ekspertë të fushës. Sidoqoftë nuk ka asnjë sinjal për blerësit e automjeteve të investojnë në një model, që do të kursente energji. “Alternativat deri tani nuk kanë qenë të qëndrueshme. BMW ishte prodhuesi i fundit, i cili doli në treg me një inovacion të madh, i3, por pjesa tjetër e prodhuesve janë duke u tërhequr mbrapa një nga një”, – thotë Dudenhöffer duke theksuar se e ardhmja e makinave elektrike në Gjermani nuk duket e mirë. Pavarësisht nga kjo gjendje në fillim të Marsit do të zhvillohet panairi më i madh i automjeteve në Evropë, Geneva Motor Show. “Makinat e qytetit, ato të mëdha, ato me fuqi motorike të madhe dhe ato, që sjellin emocionet e vjetra, do të jenë në qendër të panairit të këtij viti”, thotë eksperti./standard

Related

Ekonomi 6334641269333527786

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item