Djali i Gaddafit ekstradohet nga Nigeri në Libi

Djali i udhëheqësit të ndjerë të Libisë, Muammar Gaddafi, është ekstraduar nga Nigeri dhe ka arritur në Libi. Autoritetet libiane kanë kërku...


Djali i udhëheqësit të ndjerë të Libisë, Muammar Gaddafi, është ekstraduar nga Nigeri dhe ka arritur në Libi.

Autoritetet libiane kanë kërkuar ekstradimin e Saadi Gaddafit, i cili është larguar për në fqinjin jugor pas përmbysjes së babait të tij në kryengritjen e vitit 2011.
Saadi, i cili ka karrierë si biznesmen dhe futbollist profesional, nuk kërkohet nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime, siç kërkohet djali tjetër i Gaddafit, Saif al-Islam, raporton Rel.
Por, Libia do që ta gjykojë atë për shpërdorim të pronës me forcë dhe për frikësim, kur ai ka drejtuar Federatën Libiane të Futbollit. /Telegrafi/

Related

Botë 1583035950706213253

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item