OBAMA: Deklaratat e Putinit rreth Krimesë nuk mashtrojnë askënd

UASHINGTON, 4 mars /ATSH-AFP/ – Barak Obama u shpreh sot se deklaratat e homologut të tij rus Vladimir Putin për Krimenë nuk mashtronin askë...


UASHINGTON, 4 mars /ATSH-AFP/ – Barak Obama u shpreh sot se deklaratat e homologut të tij rus Vladimir Putin për Krimenë nuk mashtronin askënd dhe se Moska, duke ndërhyrë në Ukrainë, ekspozohej ndaj dobësimit të influencës së saj në rajon.
     Presidenti i Shteteve të Bashkuara mori informacione sipas të cilave Putini, i cili dha një konferencë shtypi më herët gjatë ditës, ishte duke shqyrtuar opsionet e ndryshme që i ofrohen atij në këtë krizë.Obama theksoi se për Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Evropian dhe aleatët e tyre “aktet e Rusisë shkelin të drejtën ndërkombëtare. E di se presidenti Putin me sa duket ka një interpretim tjetër, por sipas mendimit tim, këto argumente nuk mashtrojnë askënd”, theksoi ai.
“Komuniteti ndërkombëtar e dënoi shkeljen e integritetit territorial dhe të sovranitetit të Ukrainës nga Rusia. E dënuam ndërhyrjen në Krime dhe bëjmë thirrje për ulje të tensioneve në vend dhe për dërgimin e menjëhershëm të vëzhguesve ndërkombëtarë”, shtoi lideri amerikan, duke iu përgjigjur një pyetjeje për situatën në Ukrainë në fund të një fjalimi për buxhetin të mbajtur në një shkollë të Uashingtonit.
Të gjithë e pranojnë se edhe pse Rusia ka interesa legjitime në atë që po ndodh në një vend fqinj, kjo nuk i jep të drejtën të përdorë forcën për të ushtruar inflencën e saj në këtë vend”, paralajmëroi Obama.
Ai e hodhi poshtë idenë sipas të cilës lëvizjet e trupave ruse në Ukrainë ishin mashtruar nga një pikëpamje strategjike.
“Mendoj se kjo nuk ka qenë shenjë force, por më tepër një tregues i faktit se vendet afër Rusisë janë shumë të shqetësuara dhe kanë dyshime për ndërhyrje të tilla, kjo rrezikon të largojë edhe më tepër shumë vende nga Rusia”, paralajmëroi ai./

/irmapu/

Related

Botë 3866649016041129399

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item