DREJT SIRISE / “Eksporti” i xhihadistëve po tremb Europën

Bashkimi Europian shqetësohet me të drejtë, teksa qytetarët e tij shkojnë drejt Sirisë për të luftuar International New York Times Bashkimi ...

Bashkimi Europian shqetësohet me të drejtë, teksa qytetarët e tij shkojnë drejt Sirisë për të luftuar
International New York Times

Bashkimi Europian vlerëson se 2000 qytetarë europianë u janë bashkuar grupeve xhihadistë, që luftojnë për rrëzimin e Presidentit Bashar al Asad në Siri. Të tjerë thonë se numri i tyre është afro 5 mijë. Shumica janë të rinj myslimanë, që kanë rënë pre e rekrutuesve dhe një vizioni romantik për konfliktin, si luftë e shenjtë. Zyrtarë të Bashkimit Europian dhe qeveritë e vendeve anëtarë kanë të drejtë që shqetësohen për rrezikun afatgjatë që paraqesin për sigurinë, luftëtarët e kalitur në beteja, që kthehen nga Siria. Por, nuk do të jetë i lehtë frenimi i “rrjedhës” së aspirantëve për xhihadistë drejt Sirisë, dhe përballimi i rrezikut që përbën rikthimi i tyre prej atje.
Britania është vecanërisht shumë e alarmuar. Sulmi terrorist i vitit 2005 në metronë  eLondrës shërbeu si një paralajmërim për rrezikun potencial që paraqisnintë rinjtë e radikalizuar. Britania e Madhe u trondit nga një filmim i postuar në internet muajin që kaloi, ku shfaqej një kamikaz me origjinë britanike, në Siri. Sekretarja e Brendshme, Theresa May ka argumentuar se britanikëve që luftojnë në krah të xhihadistëve në Siri u duhet hequr nënshtetësia. Ministri për Imigrimin dhe Sigurinë, James Brokenshire, ka thënë se nënshtetasit britanikë të përfshirë në veprimtari që lidhen me terrorizmin duhen sjellë para drejtësisë.
Ministri i Brendshëm i Francës, Manuel Valls, e ka quajtur rikthimin e luftëtarëve, një “minë me sahat”. Afro 700 persona me nënshtetësi franceze, disa prej të cilëve shumë të rinj, u janë bashkuar xhihadistëve në Siri. Një vajzë 15-vjecare, që ka deklaruar se do të shkonte të bashkohej me luftëtarët, i telefonoi familjes së saj në Avignon, që nga kufiri mes Turqisë dhe Sirisë. Dhjetëra nënshtetas holandezë, gjermanë, norvegjezë, suedezë si dhe europianë të tjerë po luftojnë në Siri. Disa mund të joshen prej thirrjeve islamike në internet dhe mediave sociale, si dhe prej disa imamëve dhe xhamive. Por, ndjesia e përhapur e një marxhinalizimi social, është një faktor shumë i rëndësishëm.
Europianët po pëpiqen ta menaxhojnë këtë krizë. Në janar, 180 ekspertë dhe përfaqësues të qeverive u mblodhën në Hagë, për Konferencën e Qyteteve mbi Luftëtarët e Huaj në Siri. Kryeministri i Britanisë, Cameron dhe Presidenti i Francës, Hollande, kanë diskutuar mënyra për të bashkëpunuar më ngushtë.
Policia dhe agjencitë e zbulimit nuk mund ta zgjidhin këtë problem. Sic thotë Rrjeti për Ndërgjegjësimin prej Radikalizimit në Europë, një grup i Komisionit Europian, cdo lloj zgjidhjeje do të kërkojë një qasje sa më të gjerë, duke përfshirë familjet dhe komunitetet. Besimi është shumë i rëndësishëm për cdo lloj përpjekjeje për larguar të rinjtë nga dhuna, duke u ofruar alternativa të tjera. Europianët e dinë mirë që, konflikti në Siri, përvec tmerreve që ka shkaktuar, ka lënë gjurmë tek një brez i tërë./bota.al

Related

Shtypi i huaj 7198360843384735729

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item