BE DREJT ZGJEDHJEVE (VIII) / Surprizë, Gjermania ka nevojë për Europën

Në Berlinin Perëndimor borgjez ndodhet një shesh shumë i bukur, ndoshta më i bukuri i qytetit, Viktoria Luise Platz. Disa qindra metra më tu...


Në Berlinin Perëndimor borgjez ndodhet një shesh shumë i bukur, ndoshta më i bukuri i qytetit, Viktoria Luise Platz. Disa qindra metra më tutje është një prej të shumtëve Kinderspielplatz, një park lojërash për fëmijë. Në park ndodhet Marku, shtatë vjec: ka një mesazh të cilin Angela Merkeli do të bënte mirë ta dëgjonte. “Jam lodhur duke zbtirut i vetëm nga rrëshkitësja”, ankohet djali. “Gjithmonë vetëm, këtu nuk gjej asnjëherë, askënd që të luajë me mua”. E ëma, Ingrid, thotë që po, në Berlinin Lindor ka shumë të rinj dhe të reja që shtyjnë karrocën: “po kjo ndodh se ata pak që bëjnë fëmijë, janë të gjithë të përqëndruar atje”, në lagjet e “gentrification”, të ristrukturuara pas rënies së Murit të Berlinit dhe që sot janë mbushur me të rinj profesionistë, që paguhen mirë. “Por, në Berlin kemi më shumë parqe lojërash, se sa fëmijë”, përfundon e trishtuar. Problemi në Gjermani është serioz. Dhe Frau Merkel e di mirë, edhe pse krejt papritur e ka harruar. Në rregjistrimin e fillimit të dekadës, gjermanët zbuluan se kanë humbur një milion e gjysmë bashkatdhetarë. Në 30 qershor të vitit që kaloi, ishin pak më shumë se 80.5 milionë, një popullsi që tkurret: ekspertët përllogarisin që, mbi bazën e tendencave aktuale dhe nëse nuk do të ketë të reja, në vitin 2060 banorët do të jenë pak më shumë se 66 milionë. Një numër që vështirë të bën të mendosh për një fuqi të madhe, jo vetëm politike, por edhe ekonomike. Të humbësh 18-20 përqind persona në pesëdhjetë vitet e ardhshëm, mbi të gjitha sepse lindin pak fëmijë, do të thotë që të llogarisësh edhe një rënie të numrit të krahut të punës, të llogarisësh gjithashtu edhe një raport të papërballueshëm mes pensionistëve dhe atyre në moshë pune, një rritje të shpenzimeve publike që fryhen për të përballuar kostot e sistemit shëndetësor, ndërkohë që numri i kontribuesve bie.
Cilado qeveri që është në komandë në Berlin, e di mirë: demografia është problemi numër një i Gjermanisë. Në tetë vite të mbushur me pushtet, zonja Merkel ka folur disa qindra herë, për të thënë që vënia në rregull e llogarive publike sot – sidomos një borxh nën kontroll – është thelbësore për të mos u gjendur në kushte financiarë dramatikë nesër. Dhe kur flitet për ndihmë për familjen, për të favorizuar lindjen e fëmijëve, nismëtarët janë pothuajse gjithmonë në Koalicionin e Madh: Gjermania i akordon cdo vit 200 miliardë euro subvencionimit të familjeve. Deri disa muaj më parë, një tjetër kolonë, ndër më të rëndësishmet e politikës gjermane, ishte nevoja për të mbajtur punëtorët në punë sa më gjatë të ishte e mundur, si për të kompensuar mangësinë në disa veprimtari, ashtu edhe për të reduktuar periudhën gjatë të cilës do të përfitojnë nga pensioni. Mbi këtë bazë, mosha e pensionit u rrit gradualisht në 67 vjec (do të miratohet deri në vitet njëzetë). Dhe po mbi këtë bazë, gjatë krizës, kancelarja gjermane u ka mbajtur leksione europianëve mbi nevojën për të rritur moshën e pensionit, sepse në të gjithë Kontinentin e Vjetër lindin pak fëmijë. Pavarësisht se që nga Kinderspielplatz-i i tij në Berlinin Perëndimor, Marku ngre zërin, ajo kolonë urtësie, krejt papritur ka filluar të mungojë në analizat e fundit të Frau Merkelit, të ministrave të qeverisë së saj të Koalicionit të Madh, të partive që e mbështesin, CDU-CSU e kancelares dhe Spd e udhëhequr nga Sigmar Gabriel.
Marrëveshja e koalicionit, e përsëritur disa ditë më parë, ka bërë të kundërtën: parashikon uljen e moshës së pensionit nga 67 në 63 vjec, për ata që kanë derdhur kontribute për pensionin për 45 vite resht. Duket një masë e marrë me zemër, e destinuar të favorizojë ata që kanë punuar shumë tashmë (por nuk është se arrin t’u krijojë hapësirë të rinjve në tregun e punës, që nga momenti që papunësia është 5.2 përqind dhe në rënie). Në të vërtetë bëhet fjalë për një inversion politik, që do t’i ketë pasojat të konsiderueshme. Paraardhësi i Merkelit në kancelarinë e Berlinit, Gerhard Shrëder – ai që nisi reformat e tregut gjerman të punës në fillim të shekullit – e ka kritikuar fort kthesën e qeverisë së re, në të cilën bëjnë pjesë edhe shokët e tij socialdemokratë, të cilët madje kanë qenë ata që e kanë imponuar këtë ndryshim marshi sa i përket moshës së pensionit. Ai thotë se është një lëvizje negative për ekuilibrat financiarë gjermanë dhe që mbi të gjitha do të bëjë dëm në marrëdhëniet me partnerët europianë, të cilëve Berlini u ka dhënë leksione kursimesh deri dje, ndërkohë që vetë bën të kundërtën.
Lojë spondi në të majtë
Ja pra, ajo që Marku, fëmija që luan në Viktoria Luise Platz sinjalizon, është se një bosht i rëndësishëm, ndoshta më parësori, i politikës ekonomike gjermane prej dhjetëra vitesh – domosdoshmëria për t’iu përgjigjur krizës demografike – po pëson lëkundje. I sakrifikuar për atë që Frau Merkeli do ta quante detyrimi për t’i dhënë stabilitet politik vendit, domethënë gjetja e një marrëveshjeje me Spd. Ose, me shumë gjasë, i sakrifikuar për atë që kritikët e quajnë prirje të kancelares për të “ndërruar lëkurë” sa herë që ka luhatje elektorale: fillimisht, në debutimin si udhëheqëse e Cdu, shumë liberale. Më pas, për të bërë qeverinë e Koalicionit të Madh, pragmatiste por vendim-marrëse. Më pas, gjatë aleancës me liberalët, reformiste me fjalë por jo me fakte (në fund të fundit, pasojat godisnin partnerët e qeverisë). Sot, sërish shumë pragmatiste por gjithmonë e më e zhvendosur majtas, aq sa socialdemokratit Shrëder i duhet ta kritikojë nga “më djathtas”.
Problemi nuk është i vogël: për të demonstruar se është një udhëheqëse për të gjithë stinët, zonja Merkel është duke shkundur një sërë paradigmash, që i kishte shumë për zemër jo vetëm gjatë dy mandateve të mëparshëm në qeveri, por që kanë qenë qendrat e gravitetit të suksesit ekonomik gjerman dhe të rolit të Gjermanisë gjatë krizës europiane të borxheve.
Në prag të zgjedhjeve për Parlamentin Europian në maj, të cilat do të kenë një rëndësi të madhe, transatlantiku i ekonomisë gjermane është duke lundruar në një drejtim të papritur. Konsultimi me elektoratin është i nevojshëm, sepse sondazhet tregojnë rritje të një serie partish antiBE. Mbi të gjitha, bëhet fjalë për zgjedhjet e para europiane pas krizës financiare, si dhe përplasjeve mes kryeqyteteve që ajo ka shkaktuar, tensione të rregjistruar sidomos mes Gjermanisë dhe vendeve nordikë nga njëra anë, dhe të ashtuquajturës periferi, ose vendet e jugut, nga ana tjetër. Ndryshimi i sezonit në qeverinë gjermane, të paraqitur si pothuajse gjë normale në Berlin, do të jetë në të vërtetë një prej elementëve qendrorë të BE dhe Eurozonës në vitet e ardhshëm. Eshtë dicka që do të jetë në mendjen e zgjedhësve të shumë vendeve, kur të shkojnë të votojnë për Parlamentin e Strasburgut – në Greqi, në Irlandë, në Spanjë, në Portugali, ndoshta edhe në Itali e madhe edhe në Gjermani, ku partia antieuropiane Alternative für Deutschland, sipas sondazheve pritet të marrë 7%. Edhe sepse, kthesa e Berlinit nuk ka të bëjë vetëm me pensionet.
Fleksibilitet i vogël ekonomik
Në programin e Koalicionit të Madh është edhe futja e një page minimale kombëtare, ide të cilën zonja Merkel e ka kundërshtuar gjithmonë. Kjo shkon jo vetëm kundër traditës së marrëdhënieve sindikaliste gjermane, të orientuara të kontraktojnë pagën në nivel lokal dhe me kompanitë. Vendos edhe pagën minimale 8.5 Euro/ora, një kuotë që në disa rajone, mbi të gjitha në pjesën lindore të vendit, konsiderohet e lartë dhe ndoshta do të shtyjë një seri punëtorësh, jashtë ekonomisë. Hapi është i kuptueshëm, nëse nisesh nga këndvështrimi i shumë gjermanëve, të cilët e konsiderojnë shoqërinë e tyre të padrejtë, pavarësisht se fabrikat funksionojnë, eksportet po lulëzojnë, papunësia është e ulët: 80 përqind e gjermanëve janë kundër pagës minimale. Problemi është se kjo zgjedhje do t’i heqë fleksibilitetin ekonomisë dhe do të zvogëlojë rritjen ekonomike, dhe do të sjellë ndoshta zhvendosjen e kompanive në vendet fqinjë të Lindjes.
Ajo që shqetëson më shumë është se Gjermania po vazhdon “të flerë mbi dafinat” e reformave të Axhendës 2010, që nisi Shrëderi në vitin 2003. Që atëherë, nuk janë bërë më: Berlini ka shumë nevojë, pasi produktiviteti nuk po rritet mjaftueshëm, investimet privatë po bien – por është kryeqyteti europian që ka realizuar më pak reforma qysh kur nisi kriza e Euros. E thënë me terma të tjerë, Gjermania duhet të bëjë reforma për t’u bërë më eficiente, por në vend të kësaj cmonton pjesë të atyre që janë bërë tashmë, sidomos atyre që kanë sjellë suksesin ekonomik të dhjetë viteve të fundit. Ajo rrezikon të shkojë drejt rrugës së ngadalësimit, në mos bllokimit të rritjes ekonomike. Rezultati: më shumë se sa një Grosse Koalition – kanë thënë disa gazeta gjermane – Gjermania do të ketë edhe një Grosse Stagnation. Nëse do të ndodhë, nëse Frau Merkel do të mbajë premtimet që i ka bërë Spd, Europa do të ndodhet përballë lokomotivës së kontinentit, e cila do të ketë ndalur në një binar pa krye. Për më tepër, ka një tjetër risi për europianët: nga sot, zonja Merkel është më pak e besueshme kur kërkon të bëhen reforma – të famshmet detyra të shtëpisë – si hap i parë për të kapërcyer krizën e besimit. Në cdo rast, jemi duke hyrë në një fazë të re, ku Gjermania është e pasigurtë.
Pritet të shohim nëse kjo do të reflektohet në një rënie të eksporteve të Gjermanisë. Shumë ekonomistë thonë se problemi i disekuilibrave europianë lind prej tepricës së madhe të bilancit të Gjermanisë. Sipas institutit kërkimor IFO, në vitin 2013, teprica ishte 260 miliardë dollarë, ose 7.3 % e GDP-së. Më e madhja në botë, më e madhe edhe se ajo kineze, që vitin e kaluar ishte 195 miliardë dollarë. Nëse masat që pritet të marrë Berlini do të stimulojnë konsumin dhe importet, si dhe do të reduktojnë ritmin e rritjes së eksporteve, pjesa tjetër e Europës mund të përfitojë. Por, nëse do të kufizohen për të bërë më papk konkuruese industritë eksportuese gjermane dhe ngadalësojnë ekonominë – FMN parashikon një rritje prej 1.6 % në 2014, dhe 1.4% në 2015 – situata do të jetë vetëm negative për pjesën tjetër të Europës, e cila duhet të bëjë edhe pa lokomotivën që është sot ekonomia gjermane.
Industrialistët
Pra, jemi në një rireshtim të Berlinit, që do të ketë ndikimin e tij edhe në marrëdhëniet gjermane me jashtë. Nga njëra anë, është parë, një autoritet më i vogël në eurozonë. Nga ana tjetër, raportet jo pak të tensionuar me SHBA. Jo vetëm për spiunimin e celularit të Frau Merkelit nga Uashingtoni. Edhe për shkak të kritikave publike të bëra nga Departamenti amerikan i Thesarit ndaj politikës ekonomike gjermane, sipas Uashingtonit shumë e orientuar nga eksportit dhe pak nga konsumi i brendshëm. Në një tjetër anë, një kërkim i marrëdhënieve më të ngushta me vendet në zhvillim, vecanërisht Kina dhe Rusia. Kundrejt Pekinit, ofensiva tregtare gjermane është vendosur tashmë prej vitesh dhe kancelaria do të vazhdojë që ta mbështesë me vizita shtetërore, e ndjekur nga një seri bankash, të mëdha e të vogla. Drejt Rusisë, ndoshta po lind një politikë e re, më pak e vëmendshme ndaj të drejtave të njeriut dhe më e ndjeshme për biznesin. Koordinatori i ri për cështjet ruse në Berlin është emëruar Gernot Erler, një deputet socialdemokrat që ka theksuar nevojën për “të kuptuar pozicionin e palës tjetër”, domethënë Moskës: me fjalë të tjera, më pak kritika ndaj Berlinit. Edhe pse, duhet thënë, për këto gjëra është kancelarja dhe askush tjetër që përcakton linjën që duhet ndjekur.
Dhe pikërisht në qeverinë e tretë të Frau Merkelit do të përqëndrohet vëmendja e Europës dhe e botës në muajt që do vijnë. Në kushtet e reja, a do të mund të mbetet udhëheqësja që nuk gabon asnjëherë? Disa komentatorë thonë se kancelarja është më pak brilante kur manovron në vështirësi: në marrëdhënien me aleatin e ri socialdemokrat që riskon të ngadalësojë ekonominë, përballë kritikave të industrialistëve për reformat e pabëra dhe për ridimensionimin e atyre në fuqi, në tensionet me aleatin Barak Obama. Për të mos folur për alarmin e Markut, atij fëmijës në Viktoria Luise Platz.
Danilo Taino
CDS
bota.al

Related

Shtypi i huaj 242808045219536601

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item