Vlerat joretorike të Evropës - Nga Leszek Balcerowicz
Leszek Balcerowicz Po qe se përkrahësit e vlerave tradicionale evropiane nuk sigurohen se zëri i tyre do të dëgjohet, atëherë retorika e paq...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2013/11/vlerat-joretorike-te-evropes-nga-leszek.html
Leszek Balcerowicz |
Po qe se përkrahësit e vlerave tradicionale evropiane nuk sigurohen se zëri i tyre do të dëgjohet, atëherë retorika e paqartë do të vazhdojë që të lërë në hije debatin destruktiv rreth problemeve të BE-së, derisa politikat e gabuara do të vazhdojnë që të bllokojnë perspektivën e Evropës
Debati rreth së ardhmes së Evropës është i stërngarkuar me retorikë të gabuar dhe emocionale, me fjalë të paqarta për “më shumë Evropë”, gjë që është duke penguar diskutimet frytdhënëse për problemet e njëmendta të shteteve evropiane. Në të vërtetë, përtej gjuhës së stërngarkuar mund të shohim problemet themelore, të cilave ende nuk u kemi dhënë përgjigje në mënyrë bindëse. Çfarë do të përmbante saktësisht “një Evropë federale”? A është “solidariteti evropian” një eufemizëm për unionin e transferimeve, të cilin Gjermania e kundërshton, apo për pakot masive të shpëtimit nga Banka Qendrore Evropiane? Retorika e tillë zakonisht shfaq një njëanshmëri në mbështetje të pushtetit qendror, derisa shprehja “më shumë Evropë” cilësohet si mënyra e vetme në të cilën Evropa Qendrore mund të konkurrojë në aspektin ekonomik me shtetet politikisht të centralizuara, si SHBA-ja dhe Kina. Por, një gjë e tillë paraqet ngatërrim të konkurrencës ekonomike me fuqinë ushtarake. Në mënyrë që të nxjerrim frytet e integrimit evropian, ai duhet të arrihet përmes ndërveprimeve individuale, ekonomike dhe tjera, të lehtësuara nga largimi i barrierave rregullative. Qasja centraliste shpërfill diskrepancat e mëdha në performancën ekonomike midis shteteve të BE-së - duke shpërfillur edhe faktin se suksesin ekonomik mund ta gjesh më shumë tek shtetet e vogla të Evropës, sesa ato të mëdhatë. Përbrenda eurozonës, rritja kumulative e GDP-së që nga viti 2008 ka qenë prej 23.6 për qind në Greqi deri më 5.2 për qind në Sllovaki; jashtë eurozonës shkonte prej 4.1 për qind në Britaninë e Madhe deri më 12.5 për qind në Poloni. Ekonomitë e Polonisë, Sllovakisë, shteteve të Baltikut, Bullgarisë, Suedisë dhe Gjermanisë kanë pasur rritje më të shpejtë sesa rritja në SHBA, derisa Hungaria, Danimarka dhe shumica e shteteve të eurozonës kanë regjistruar rritje negative. Këto variacione janë të rrënjosura në dallimet midis politikave nacionale, gjë që vë në theks mangësinë në idenë se zgjidhjet për problemet e shteteve evropiane qëndrojnë kryesisht në nivel të BE-së. Në SHBA, qeveria federale nuk merr përgjegjësi për zgjidhjen e problemeve individuale të shteteve të caktuara. Në të vërtetë, shtetet që janë goditur më së rëndi nga kriza, kanë ndërmarrë vetë reforma. Ngjashëm, nuk ka zgjidhje “evropiane” për, të themi, problemet e Italisë. Italia ka nevojë për zgjidhje italiane, ashtu si edhe Greqia që ka nevojë për zgjidhjet greke, Portugalia për zgjidhjet portugeze dhe kështu më radhë. Organizimi në nivel Evrope nuk duhet të dobësojë gatishmërinë e shteteve për t’u përballur me sfidat me të cilat përballen dhe kjo nënkupton vëmendje të plotë kur është në pyetje nxjerrja nga kriza e ekonomive të eurozonës. Diskutimet aktuale po ashtu kanë tendenca për të shpërfillur – e madje edhe shtrembëruar – vlerat që pritet t’i mbrojnë rregullimet institucionale evropiane. “Më shumë Evropë” nuk paraqet qëllim në vete. Për secilin njeri që beson në vlerat tradicionale evropiane, liritë individuale – përfshirë lirinë ekonomike – dhe përgjegjësitë e lidhura me të përbëjnë kriterin kryesor për zhvillimin dhe vlerësimin e institucioneve, prej nivelit lokal, e deri tek ai evropian. Në zemër të projektit evropian qëndron përkushtimi për tregun e përbashkët, parimi i solidaritetit dhe “katër liritë”, ashtu si edhe liritë tjera tradicionale, si liria e shprehjes dhe feja. Këto vlera janë universale; nuk ka asnjë “anglosaksone” apo “gjermane” në lidhje me to.
Për më tepër, gërshetimi i këtyre vlerave në rregullimin institucional evropian nuk lyp sakrifica në aspektin e rritjes afatgjatë të GDP-së apo punësimit. Përkundrazi, përvoja ka dëshmuar se liberalizimi ekonomik dhe depolitizimi është jetik për rimëkëmbjen e qëndrueshme. Por, nuk ka asnjë mënyrë përmes të cilës mund të parashikohet nëse liderët e Evropës do ta miratojnë një strategji të tillë. Mbi të gjitha, e ardhmja e BE-së varet nga politikat e shteteve anëtare të saj, të cilat, në anën tjetër, ndodhen në gjendje të ndryshme politike. E sigurt është se zvarritja e reformave të domosdoshme do të ishte më se e rrezikshme; një gjë e tillë do të nxiste katastrofë për eurozonën. Në të vërtetë, duke e pasur parasysh borxhin e akumuluar publik të Evropës dhe popullsinë që po rritet me ritëm të shpejtë, mbajtja e status quosë vetëm sa do e rëndonte krizën ekonomike, duke e kërcënuar ekzistencën e euros. Madje edhe nëse institucionet evropiane, si ECB-ja, vazhdojnë me operacionet e shpëtimit, ato nuk do të mund ta kompensonin mungesën e reformave. Përkundrazi, trazirat sociale dhe politike në eurozonë do të rëndoheshin, derisa evropianët do të sfidonin legjitimitetin e operacioneve të tilla.
Pikërisht në këtë sfond, rreziqet që ngërthejnë llojet e ndryshme të reformave duhet që të merren parasysh. Me gjithë zërat e shumtë që dënojnë masat e kursimit, fleksibilitetin në tregun e punës dhe kështu me radhë, ka mundësi të mëdha që këto reforma të vihen në vend. Shtetet problematike në BE kanë lëvizur në këtë drejtim dhe suksesi i reformave të tyre është kryesisht në proporcion me shpejtësinë në të cilën janë ndërmarrë ato. Shembujt e Polonisë, Estonisë, Suedisë dhe Gjermanisë, midis tjerash, demonstrojnë se reformat e hershme mund të nxjerrin përfitime të mëdha sociale. E ardhmja e Evropës do të vendoset nga balanca e presioneve konkurruese politike, posaçërisht në nivel shteti. Siç qëndrojnë gjërat tani, nuk ka mungesë rezistence ndaj reformave të orientuara kah liria. Po qe se përkrahësit e vlerave tradicionale evropiane nuk sigurohen se zëri i tyre do të dëgjohet, atëherë retorika e paqartë do të vazhdojë që të lërë në hije debatin destruktiv rreth problemeve të BE-së, derisa politikat e gabuara do të vazhdojnë që të bllokojnë perspektivën e Evropës.
Autori, ish-guvernator i Bankës Qendrore të Polonisë, zv.kryeministër dhe ministër i Financave në qeverinë e parë polake postkomuniste, është profesor i ekonomisë në Shkollën e Varshavës për Ekonomi. Marrë nga “Project Syndicate”
...Debati rreth së ardhmes së Evropës është i stërngarkuar me retorikë të gabuar dhe emocionale, me fjalë të paqarta për “më shumë Evropë”, gjë që është duke penguar diskutimet frytdhënëse për problemet e njëmendta të shteteve evropiane. Në të vërtetë, përtej gjuhës së stërngarkuar mund të shohim problemet themelore, të cilave ende nuk u kemi dhënë përgjigje në mënyrë bindëse. Çfarë do të përmbante saktësisht “një Evropë federale”? A është “solidariteti evropian” një eufemizëm për unionin e transferimeve, të cilin Gjermania e kundërshton, apo për pakot masive të shpëtimit nga Banka Qendrore Evropiane? Retorika e tillë zakonisht shfaq një njëanshmëri në mbështetje të pushtetit qendror, derisa shprehja “më shumë Evropë” cilësohet si mënyra e vetme në të cilën Evropa Qendrore mund të konkurrojë në aspektin ekonomik me shtetet politikisht të centralizuara, si SHBA-ja dhe Kina. Por, një gjë e tillë paraqet ngatërrim të konkurrencës ekonomike me fuqinë ushtarake. Në mënyrë që të nxjerrim frytet e integrimit evropian, ai duhet të arrihet përmes ndërveprimeve individuale, ekonomike dhe tjera, të lehtësuara nga largimi i barrierave rregullative. Qasja centraliste shpërfill diskrepancat e mëdha në performancën ekonomike midis shteteve të BE-së - duke shpërfillur edhe faktin se suksesin ekonomik mund ta gjesh më shumë tek shtetet e vogla të Evropës, sesa ato të mëdhatë. Përbrenda eurozonës, rritja kumulative e GDP-së që nga viti 2008 ka qenë prej 23.6 për qind në Greqi deri më 5.2 për qind në Sllovaki; jashtë eurozonës shkonte prej 4.1 për qind në Britaninë e Madhe deri më 12.5 për qind në Poloni. Ekonomitë e Polonisë, Sllovakisë, shteteve të Baltikut, Bullgarisë, Suedisë dhe Gjermanisë kanë pasur rritje më të shpejtë sesa rritja në SHBA, derisa Hungaria, Danimarka dhe shumica e shteteve të eurozonës kanë regjistruar rritje negative. Këto variacione janë të rrënjosura në dallimet midis politikave nacionale, gjë që vë në theks mangësinë në idenë se zgjidhjet për problemet e shteteve evropiane qëndrojnë kryesisht në nivel të BE-së. Në SHBA, qeveria federale nuk merr përgjegjësi për zgjidhjen e problemeve individuale të shteteve të caktuara. Në të vërtetë, shtetet që janë goditur më së rëndi nga kriza, kanë ndërmarrë vetë reforma. Ngjashëm, nuk ka zgjidhje “evropiane” për, të themi, problemet e Italisë. Italia ka nevojë për zgjidhje italiane, ashtu si edhe Greqia që ka nevojë për zgjidhjet greke, Portugalia për zgjidhjet portugeze dhe kështu më radhë. Organizimi në nivel Evrope nuk duhet të dobësojë gatishmërinë e shteteve për t’u përballur me sfidat me të cilat përballen dhe kjo nënkupton vëmendje të plotë kur është në pyetje nxjerrja nga kriza e ekonomive të eurozonës. Diskutimet aktuale po ashtu kanë tendenca për të shpërfillur – e madje edhe shtrembëruar – vlerat që pritet t’i mbrojnë rregullimet institucionale evropiane. “Më shumë Evropë” nuk paraqet qëllim në vete. Për secilin njeri që beson në vlerat tradicionale evropiane, liritë individuale – përfshirë lirinë ekonomike – dhe përgjegjësitë e lidhura me të përbëjnë kriterin kryesor për zhvillimin dhe vlerësimin e institucioneve, prej nivelit lokal, e deri tek ai evropian. Në zemër të projektit evropian qëndron përkushtimi për tregun e përbashkët, parimi i solidaritetit dhe “katër liritë”, ashtu si edhe liritë tjera tradicionale, si liria e shprehjes dhe feja. Këto vlera janë universale; nuk ka asnjë “anglosaksone” apo “gjermane” në lidhje me to.