Për një ditë rusët humbën 13 mrd $

300 njerëzit më të pasur në botë humbën një vlerë të kombinuar prej 44.4 miliard dollarësh  dje teksa aksionet botërore ranë me ritmet më të...


300 njerëzit më të pasur në botë humbën një vlerë të kombinuar prej 44.4 miliard dollarësh  dje teksa aksionet botërore ranë me ritmet më të shpejta në një muaj dhe rubla ra në nivelin më të ulët në histori si pasojë e rritjes së pranisë  ushtarake të Rusisë në Ukrainë.

Humbësit më të mëdhenj të ditës ishin Gennady Timchenko dhe Leonid Mikhelson, të cilët humbën një shifër të kombinuar prej 3.2 miliard dollarësh pas OAO Novatek ra pothuajse 18 për qind, sipas Indeksit të miliarderëve të Bloomberg, një renditje e përditshme e njerëzve më të pasur në Tokë. Dy miliarderët zotërojnë pothuajse gjysmën e prodhuesit më të madh të gazit të Rusisë pas Gazprom OAO.

Të gjithë miliarderët rusë dhe ukrainas në renditje humbën para, në një shifër të kombinuar prej 12.8  miliard dollarësh gjatë ditës. Ukraina tha se Rusia kërcënoi se do të ‘konfsiskoj’ anijet e saj të luftës në Krime si paosjë e ‘ngërcit’ më të keq mes Perëndimit dhe Rusisë që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Sekretarja amerikane e Shtetit John Kerry do të mbërrijë në Kiev sot.


Indeksi referencë rus Micex (OPNMICX) ra 11 për qind në 1,288.81, humbja më e madhe që nga nëntori i vitit 2008. Indeksi RTS Index ra 12 për qind në 1,115.21./Revista Ekonomike 

Related

Ekonomi 6007294081366945638

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item