Ndërrimi i punës, si të shmangni frikën

Periudha deri në ndërrimin e vendit të punës është mjaft e vështirë. Koha kalon duke numëruar ditët e mbetura dhe në vendin ku jeni nuk gjen...


Periudha deri në ndërrimin e vendit të punës është mjaft e vështirë. Koha kalon duke numëruar ditët e mbetura dhe në vendin ku jeni nuk gjeni më asgjë që t’ju tërheqë. Vendimi tashmë është marrë dhe së shpejti do të filloni një punë të re, por ka diçka që ju tremb. Po cilat janë ndjesitë kryesore që shfaqen zakonisht në momente të tilla dhe cilat do të ishin këshillat e vlefshme në përballjen me këtë situatë? Le të njihemi më konkretisht.

Përballë së panjohurës

Çfarë ju pret në punën e re? Si është kolektivi i ri? A do të ndiheni më mirë në krahasim me vendin ku jeni aktualisht? Të gjitha këto pyetje ju i njihni dhe ia keni bërë disa herë vetes kur keni dashur të ndryshoni vendin e punës. Të gjitha këto janë ndjesi normale, pasi askush nuk i pranon lehtë ndryshimet. Ekspertët ju këshillojnë që të mbani mend se ndryshimet janë të rëndësishme nëse merren vendimet e duhura në kohën e duhur. Mos e mundoni shumë veten me pyetje të tilla pasi ato mund të kthehen në makth dhe mund t’ju dëmtojnë karrierën. Mësohuni të jeni më të vendosur dhe më këmbëngulës.

Humbja e stabilitetit

Frika më e madhe ka të bëjë me humbjen e stabilitetit, pagës së rregullt apo benefiteve të tjera. Për të shmangur këtë frikë filloni të arsyetoni. Peshoni mirë dhe me objektivitet të gjitha pluset e minuset që do të sjellë për ju ky ndryshim. Mundohuni të merrni

sa më shumë informacion rreth punës së re, rreth kushteve atje, sistemit të shpërblimit, në mënyrë që të largoni ndjenjën e frikës. Nëse nuk keni të njohur pranë kompanisë ku planifikoni të punoni, të cilët mund t’ju ndihmojnë me informacione, atëherë kërkoni në internet, pasi faqja zyrtare mund t’ju hyjë në punë. Kërkoni edhe nëpër forume dhe faqe biznesi. Mund të gjeni përgjigje për disa pyetje që ju mundojnë.

Frika e pushimit

Kjo është thjesht një iluzion. Sigurisht që askush nuk është i siguruar nga një ndodhi e tillë, por kini parasysh se çdo gjë e keni vetë në dorë. Ju mund të investoni në punën tuaj e re dhe të krijoni përshtypje të mira te punëdhënësi. Mos u dembelosni dhe mos lejoni që t’ju kapë paniku. Një gjendje e tillë vetëm do t’ju shpërqendronte nga puna dhe mund të humbisni pikë.

Përgjegjësitë e reja

Kjo frikë shfaqet atëherë kur jo vetëm ndryshoni vendin e punës, por edhe fushën e veprimtarisë, ose në rast se detyra është më e lartë se pozicioni juaj i mëparshëm. Merreni këtë situatë si mundësi për rritje në karrierë dhe përqendrohuni për të arritur suksesin. Mos harroni, janë pikërisht momente të tilla ato që mund të ndryshojnë krejt rrjedhën tuaj profesionale.

Ëndrrat e parealizuara

Ju mendoni se në vendin tuaj të ri të punës, çdo gjë do të jetë ndryshe dhe se të gjitha problemet që keni aktualisht do të zhduken. Mos e ushqeni veten me iluzione të tilla, pasi nuk po shkoni të punoni në parajsë. Përgatituni të përballeni me vështirësitë, pasi fatkeqësisht ato ekzistojnë në çdo lloj pune dhe profesioni, thjesht mund të ndryshojnë trajtë dhe dimension.

Frika e humbjes së miqve dhe kolegëve

Nëse në punën aktuale keni krijuar miqësi me kolegët, sigurisht që do t’ju vijë keq të shkëputeni nga ata. Mos harroni, nëse keni ndërtuar një miqësi të vërtetë dhe jo thjesht marrëdhënie pune ju mund t’i vazhdoni. Nga ana tjetër, keni përpara mundësinë e krijimit të miqësive të reja. Mbani parasysh se keni një rrugë të vështirë përpara, pasi të rinjtë nuk pranohen lehtë në kolektiv.


Këshilla: Javët e para në punën e re nuk do të jenë të lehta. Mos kini frikë të pyesni e të mësoni sa më shumë rreth detyrës së re dhe kompanisë së cilës i jeni bashkuar. Përpiqu të shpalosni anët tuaja më të mira dhe të përballoni me forcë e profesionalizëm vështirësitë që do t’ju dalin përpara./RevistaEkonomia

Related

Psikologji 3029317009801247025

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item