Me kë u takua Ali Ahmeti në Beograd?

Pa përgjigje mbetëm edhe pse pyetjet lidhur me vizitën e Ahmetit në Beograd i dërguam edhe në adresë elektronike të zëdhënësit të partisë Bu...


Pa përgjigje mbetëm edhe pse pyetjet lidhur me vizitën e Ahmetit në Beograd i dërguam edhe në adresë elektronike të zëdhënësit të partisë Bujar Osmani dhe shefit të kabinetit të kryetarit të BDI-së, Artan Grubi
Ende po mbretëron heshtje e thellë në BDI lidhur me deklaratën e kryetarit Ali Ahmeti se gjatë ofanzivës diplomatike, përve; kryeqendrave tjera ka vizituar edhe Beogradin. Gjatë ditës së hënë, njëjtë sikurse gjatë tërë vitit të fundit, “Lajm” nuk ka arritur të kontaktojë me përfaqësues të BDI-së lidhur me këtë vizitë të Ahmetit, respektivisht me kë ëhstë takuar Ahmeti gjatë qëndrimit në Beograd.
Pa përgjigje mbetëm edhe pse pyetjet lidhur me vizitën e Ahmetit në Beograd i dërguam edhe në adresë elektronike të zëdhënësit të partisë Bujar Osmani dhe shefit të kabinetit të kryetarit të BDI-së, Artan Grubi.
Në pamundësi për të sjellë përgjigjet, si pasojë e injorimit të opinionit shqiptar nga ana e BDI-së, “Lajm” për lexuesit sjell pyetjet që i dërguam në adresë të personave kompetentë për kontakt në partinë “integriste”.
Pyetjet tona ishin:
1. Në cilën datë është realizuar vizita e kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti në Beograd, e të cilën e përmendi ai në emisionin “Rruga drejt…” në Alsat-M?
2. Pse opinioni nuk është njoftuar për këtë vizitë?
3. Me kë është takuar Ahmeti në Beograd?
4. A është takuar me presidentin serb Tomisllav Nikoliq dhe me kryeministrin serb Ivica Daçiq?
5. A është takuar me gjeneralin Dikojeviq, shefin e shtatmadhorisë së ushtrisë serbe i cili dyshohet për krime lufte ndaj shqiptarëve në Kosovë?
6. Nëse është takuar me gjeneralin Dikojeviq, a ka pranuar si dhuratë librin “Vojska Srbije”, me katër “S”-te famëkeqe serbe për shqiptarët?
“Lajm” edhe ditëve në vijim do të presë përgjigje ndaj këtyre pyetjeve të parashtruara, sepse përgjigjet e BDI-së çdo herë janë të mirëseardhura për gazetën tonë.
Vizitën në Beograd Ahmeti e përmendi gjatë intervistës së fundit në emisionin “Rruga drejt” në “Alsat-M”. Kjo vizitë, të cilën e përmendi vetë Ahmeti, është heshtur nga shumë media në gjuhën shqipe, që mund të jetë tregues se BDI bën presion ndaj mediave. Jozyrtarisht disa burime partiake thonë se Ahmeti nuk ka vizituar Beogradin, por përmendja e kryeqytetit serb ka qenë gafë. Mirëpo nëse është ashtu parashtrohet pyetja pse kryetari I BDI-së nuk bëri gafë duke përmendur Zagrebin, Lubjanën, Romën, ose Madridin, por përmedni pikërisht Beogradin?/Lajmpress

Related

Lajme 6149455222221005086

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item