HISTORI / Edhe Napoleoni deshi të bashkojë Europën. Sipas mënyrës së tij…

Donte primatin e Francës, që megjithatë nuk binte ndesh me projektin e tij më të madh, bashkimin e kontinentit të vjetër, duke ecur në gjurm...

Donte primatin e Francës, që megjithatë nuk binte ndesh me projektin e tij më të madh, bashkimin e kontinentit të vjetër, duke ecur në gjurmët e Charlemagne

Historia është një fluks i pandërprerë ngjarjesh, përparimesh dhe sprapjesh. Rrallëherë ndodh që një ngjarje, në këtë rrjedhë të historisë, të lërë gjurmë të fortë përmes një zhvillimi radikal. Por atëherë ku ndodh, hapet një dritare drejt një bote të re, sic ishte rasti i revolucionit francez, i cili i dha fund “ancien régime”-s dhe inauguroi, ndonëse mes një mijë pasigurish dhe rëniesh shkatërrimtare, epokën e demokracisë. Epoka e re që u shpalos me Deklaratën e të drejtave të njeriut shpallte se parimi i cdosovraniteti qëndronte bazuar tek kombi, kundër doktrinës së deriatëhershme që, mbreti ishte i tillë me të drejtë hyjnore. Por, në krah të konceptit të ri të kombit – që identifikohej me popujt e rinj, të ndarë njëri nga tjetri prej historisë, gjuhës, traditave – mbetej i gjallë, ndonëse i atenuar, edhe kozmopolitizmi.
Në një fjalim të zjarrtë në Ansamblenë nacionale në maj të vitit 1790, François-Constantin Chasseboeuf, i njohur më mirë si Volney, nuk hezitonte të nxiste francezët me premtimin e një ndryshimi revolucionar: “Nuk do të duroni kurrë më, që miliona njerëz të jenë lodra të disa të tjerë, që nuk janë vecse të ngjashmit e tyre. Deri në këtë moment keni menduar në Francën dhe për Francën, sot do të mendoni për universin dhe në univers”.
Ideja e një komuniteti popujsh të lirë që do të bashkoheshin për të krijuar një rend më të lartë gjeti një tjetër interpret të bindur tek Anacharsis Cloots, një aristokrat gjerman që ishte transferuar në Francë në vitin 1776. Në një shkrim të vitit 1793, ai thoshte se nëse nuk binin barrierat nacionale që i bënin popujt armiq të njëri-tjetrit, parimet e ’89-ës do të dobësoheshin, deri sa të eklipsoheshin, sic ndodhi në fakt në vitet që pasuan. Jo vetëm që federalistët nuk mund të shprehnin më lirisht mendimet e tyre, por ata u akuzuan në mënyrë të përsëritur, sic bëri Robespierri në 1793 se ishin “agjentë dhe spiunë të fuqive të huaja”. Një vit më vonë, Cloots u dërgua në trekëmbësh bashkë me Michel Trudaine de la Sabliere, faji i vetëm i të cilit kishte qenë se kishte përkthyer në frëngjisht “Il Federalist”, Bibla e revolucionit amerikan.

Modeli amerikan

Pasi siguroi pushtetin absolut, Napoleoni e orientoi politikën e tij në interes ekskluziv të Francës. “Para së gjithash”, i shkruante motrës së tij, Carolina, bashkëshortja e mbretit të Napolit, Gioacchino Murat, “dua të bëhet ajo që është e dobishme për Francën. Nëse kam pushtuar mbretëri, e kam bërë që Franca të sigurojë avantazhe”.
Megjithatë, primati i Francës nuk binte ndesh me projektin e tij më të madh, bashkimi i Europës duke ndjekur gjurmët e perandorisë romake, sic shkruante Emmanuel de las Cases në Memorialin e Shën Helenës, apo gjurmët e perandorisë së Charlemagne, sic mendonte me më shumë realizëm Metternichu. Në sytë e perandorit, kjo do të arrihej me dy etapa. Në të parën, miliona francezë, gjermanë, spanjollë, italianë që përbënin mozaikun e ndërlikuar europian, do të duhej yë grupoheshin në hsumë kombe. Në fazën e dytë, “ndoshta falë dritës së përhapur universalisht, shtë e lejuar të ëndërrohet për familjen e madhe europiane, aplikimin e kongresit amerikan, apo ndoshta ansambletë greke. Cfarë perspektive force, madhështie, zotërimi, prosperiteti!”
Eshtë e vështirë të besohet që Napoleoni kishte në mendje krijimin e një shteti federal të ngjashëm me atë të lindur disa dekada më herët në Amerikën e Veriut, dhe jo një perandori të udhëhequr nga ai vetë me dorë të hekurt. Por, përtej ambicieve personale, me siguri ka patur të drejtë Jean-Baptiste Duroselle, i cili ka titulluar një prej kapitujve të veprës së tij klasike mbi Europën “Përpjekja napoleoniane për të bashkuar Europën”.
Pas vitit 1815, europianët ndoqën me vendosmëri, dhe shpesh herë me entuziasëm të madh, idenë e parë të Napoleonit – krijimin e shteteve të themeluar mbi mitin e kombit – duke theksuar ndarjet mes kombeve, që shkaktuan luftëra gjithnjë e më të përgjakshme. Por, edhe idealet europianë u forcuan, duke i hapur rrugë një debati të madh mbi rrugët që duhej të ndiqeshin drejt një paqeje të qëndrueshme. Ylli i Napoleonit ishte duke perënduar kur Claude-Henri de Saint-Simon botoi, bashkë me Augustin Thierry, një broshurë mbi “Riorganizimin e shoqërisë europiane”, në të cilën thuhet: “Cdo bashkim popujsh, ashtu si cdo bashkim njerëzish, ka nevojë për institucione të përbashkët, ka nevojë për një organizim”.
Jashtë këtyre, cdo gjë vendoset me forcë. Të duash që Europa të jetë në paqe me traktate dhe kongrese, do të thotë të duash që një trup social të ekzistojë në bazë të konventave dhe marrëveshjeve: në të dy rastet duhet një forcë shtrënguese që të bashkojë vullnetet, të bashkërendojë lëvizjet, të bëjë të përbashkët interesat dhe të fortë angazimet”. Dhe në një tjetër faqe, dy autorët nënvizonin: për të paqësuar Kontinentin e vjetër, duhet të “ribashkohen popujt e Europës në një trup politik, duke ruajtur secili pavaërësinë kombëtare”. Saint-Simon nuk kishte një ide të saktë për institucionet federalë dhe mendonte më shumë për një proces gradual të bashkimit, duke nisur nga një bërthamë fillestare të formuar prej Francës dhe Britanisë së Madhe, që do të shtrihej në pjesën tjetër të Europës “ndërkohë që krijoheshin, edhe në shtetet e tjerë, kushtet për vendosjen e një regjimi parlamentar”.
Revolucioni francez i kish hapur botës rrugën e demokracisë. Në fillim ishte krijuar një mesazh universal për të gjithë njerëzit, por edhe kish krijuar premisat për krijimin e shteteve-kombe, gjë që do të dobësonte ekuilibrin shekullor të Kontinentit të vjetër dhe duke cuar Europën drejt luftërave botërore, njëra më shkatërrimtare se sa tjetra.
Giovanni Vigo
Profesor i historisë dhe ekonomisë ndërkombëtare në Universitetin e Pavias, Itali
bota.al

Related

Histori 7924055437156706521

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item