Hillary Clinton e krahason Putinin me Hitlerin

Ish Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, tha se taktikat e zbatuara nga Rusia në Krimea janë reminishencë e atyre të përdorura n...


Ish Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, tha se taktikat e zbatuara nga Rusia në Krimea janë reminishencë e atyre të përdorura nga Gjermania naziste në Luftën e Dytë Botërore.Duke folur në një ngjarje për mbledhje fondesh në Kaliforni, Clinton tërhoqi paralele ndërmjet retorikës së Adolf Hitlerit se gjermanët etnikë që jetojnë në shtetet fqinje të cilat i pushtoi më vonë, janë të shtypur, dhe asaj të Vladimir Putinit se rusët etnikë në Ukrainë janë nën kërcënim nga nacionalistët.
Clinton, e cila pritet që të kandidojë për Presidente të SHBA’ve në zgjedhjet e vitit 2016, kritikoi veçanërisht Moskën për lëshimin e pasaportave për rusët që jetojnë në gadishullin Krimea të Ukrainës.
“Nëse duket e njohur, kjo është ajo që bëri Hitler në vitet 1930”, tha Clinton.
“Për të gjithë gjermanët që jetonin në vende si Çekosllovakia dhe Rumania, Hitler thoshte se nuk po trajtoheshin mirë. Thoshte se duhet të shkoj dhe t’i mbroj njerëzit e mi dhe kjo është ajo që e bëri nervoz secilin”.
Ajo tha se Putin beson që “misioni i tij që t’ia rikthejë madhështinë Rusisë”.
“Kur ai shikon Ukrainën, ai shikon një vend për të cilin beson se nga natyra është pjesë e Nënës Rusi”.
Hillary Clinton nuk është e para që e bën krahasimin e Putinit me Hitlerin.
Javën e kaluar, një krahasim të tillë e kishte bërë ish Ministri i Punëve të jashtme i Çekisë, Karel Schwarzenberg.

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item