Hëna Këlcyra: Momentet e fundit të jetës së Eqrem bej Vlorës

Intervistoi: Roland Qafoku Intervista/ Rikthimi i eshtrave të Eqrem bej Vlorës. Flet Hëna Këlcyra, vajza e tezes së Eqrem bej Vlorës Ju lute...

Intervistoi: Roland Qafoku


Intervista/ Rikthimi i eshtrave të Eqrem bej Vlorës. Flet Hëna Këlcyra, vajza e tezes së Eqrem bej Vlorës

Ju lutem më tregoni momentet e fundit kur u nda nga jeta Eqrem bej Vlora!
Ne banonim bashkë në Vjenë pas vdekjes së babait tim. Kishim kaluar vetëm gjashtë muaj në Austri. Në darkë thirra urgjencën, pasi Eqrem Beu ndihej keq dhe shkuam në spital, ku insistova të mos e lija vetëm. U futëm së bashku në spital e ndërsa mjekët kërkonin t’i bënin diagnostikim, ai fliste me mua në gjuhën shqipe, ndërsa me mjekun gjermanisht. Në ndërprerje, më pyeti mjeku nëse Eqrem Beu kur fliste shqip dhe bënte ndonjë gabim. Por jo, ai fliste normal si gjithnjë. Më tha është e para herë në jetën time që një pacient të jetë në këto gjendje shëndetësore që ishte ai e të fliste përnjëherësh dy gjuhë në mënyrë perfekte. Pas një ore pata përshtypjen se shpëtoi. Vajta në dhomë, pyeta doktorin. Dhe me tha: “Mjerisht jo, maksimumi mund të mbijetojë deri në orën pesë”.
Por cila ishte diagnoza?
Diagnoza ishte dobësi në zemër. Këtë e kishin konstatuar edhe më parë. Eqremi ishte 83 vjeç e disa muaj. Njëherë Eqrem Beu kur do të bënte një intervenim, i thanë që zemra i rrezikonte intervenimin. Por atëherë mundi të shpëtoj. Herën e dytë, jo. Pati një ditë, një problem në zemër në autobus edhe konstatuam nga mjekët më të mëdhenj në Vjenë, me përkrahjen e Shaqir Kolonjës, që ka qenë një mjek shqiptar në Austri.
Çfarë ndodhi në momentin kur ju tha mjeku? Shkuat në shtëpi apo ndenjët me të?
Ne ndenjëm aty. Edhe pse kishte pesë orë jetë, Eqrem Beu ishte normal, kështu që biseduam. Më dha udhëzime, që shpenzimet e varrimit të paguheshin nga lekët që ai kishte. Dhe më kërkoi që nëse nuk mjaftojnë vëri ti, por mos i kërko nga motrat që kishte në Itali apo të tjerët.
Por nëse teprojnë lek nga ato që kam, t’ia dërgosh motrës së vogël në Shqipëri.
Ju qëndruat me të në dhomën e tij?
Po, unë qëndrova në dhomën e tij. Ishte një dhomë e klasit të dytë. Xhaxha Eqremi vijonte të kërkonte ndjesë që më la pa gjumë që më shqetësoi. Edhe pse i thosha që nuk jam e shqetësuar më tha që e shoh, sepse lëviz nëpër dhomë. Kur erdhi ora pesë e mëngjesit, më pyeti sa është ora. Ai më pyeste vazhdimisht atë natë për orën. Kur i thash që ora është pesë, atëherë e kuptova që Eqrem Beu e kishte dëgjuar mjekun kur tha se mund të mbijetonte deri në pesë orë. Por në të vërtetë ai ka hyrë në koma, rreth orës tetë të mëngjesit të po asaj ditë. Gjithsej ndenji në spital 12 orë.
Pas orës pesë, erdhën dy mikesha të miat austriake. E lashë 10 minuta me to, edhe telefonova të motrat, mamanë time në Romë, edhe familjen se si ishte situata shëndetësore. Në atë kohë mamaja ime, kishte gjashtë muaj në Romë, një kohë pas vdekjes së babait.
Ju sa vjeçe ishit?
Unë isha 27 vjeçe kur vdiq xhaxha Eqremi.
E pyetët se ku ta varrosim?
Më tha që vendose ti. Sigurisht vendosa që të varrosej aty.
U ktheva në dhomë, prita sa t’i dilte shpirti.
Vuajti shumë momentet e fundit?
Jo, vetëm donte të ngrihej nga krevati. Madje, ata kërkuan që ta lidhnin, por i thashë që lëreni, do të ngrihet le të ngrihet. Më pas e morën.
Cilat ishin fjalët e fundit që tha?
Jua thashë që ai më falënderonte dhe kërkonte falje që më kishte shqetësuar.
Ju tha diçka për familjen e tij?
Të vetmet fjalë që më tha ishte që lekët që do të mbeten nga paratë që kishte në librezë, pas shpenzimeve që unë do të beja për varrimin, t’i dërgoheshin motrës së tij ne Shqipëri, për vajzën”.
A la amanet Eqrem bej Vlora?
Jo, nuk la.
Cili ishte pengu i tij?
Jo nuk di. Unë kam qenë me ty dy herë në spital. Gjëja më interesante që më ka bërë më shumë përshtypje ka qenë herën e parë. Unë kisha dy-tre muaj në Gjermani që punoja dhe më shkuan një letër ku me thotë që duhet të operohet se ishte në rrezik jete dhe të bëja hapat e duhura ti gjeja një spital. Atëherë u çudita. Pse do të vish në Gjermani dhe nuk shkon në Itali ku kishte dy motra, mamanë time.
Edhe më tha që nëse do të vdes, dua të vdes në duart e tua. Por sidomos të mos varrosem në tokën italiane. Nuk donte të varrosej në Itali.
Po pse jo në token italiane?
Kjo mbetet një pikëpyetje.
A kërkoi që eshtrat e tij te preheshin në Shqipëri?
Jo, as ai e as babai im Ali Këlcyra. Nuk ishte një temë që hapej se e dinim si ishte situata në Shqipëri.
Si u bë varrimi i Eqrem bej Vlorës?
Ata e futën në një frigorifer, se duhej gjetur një varrezë. Kjo ishte diçka problematike, sepse xhaxha Eqremi disa ditë më parë kishte qenë në kinema për të parë një film të Frojdit. Edhe filmi niste sesi Fjordi, një student ne Vjenë i cili ishte nga feja e vjetër, viziton spitalin e madh të Vjenës, ku janë këto komunitetet e ndryshme fetare. Duke parë filmin, më tha sa varrezë e shëmtuar është kjo. Nuk do të doja kurrë të varrosesha në këtë vend. Pas vdekjes së tij, i shoqëruar nga një mik i imi i cili punonte ne Ambasadën amerikane shkuam në këto zyrat për të bërë hapat, sepse duke mos pasur rezidencë në Austri, pasi ai ishte mysafir ne shtëpinë time. Eqrem Beu ka banuar me mua dhe me prindërit, tete vjet në Itali. Problematika ishte gjetja e një varri. M’u desh një ditë për ta gjetur.
Nga dita që vdiq, sa ditë kaluan derisa u varros?
Ai vdiq më 30 mars dhe më 4 prill u bë varrimi.
Si u bë varrimi? Në varrezën që ai nuk donte?
Varrimi u bë në një nga varrezat më të bukura të Vjenës në “Neustift Am Walde”. Erdhi dhe i vëllai, kunati i tij dhe mamaja. Nga Italia erdhi edhe zoti Boçari, një shqiptar nga Vlora, të cilin e kapën gjermanët.
Si u bë ceremonia?
Me rit mysliman. Aty ishim unë më mamanë, i vëllai i tij, vëllai i mamasë, z. Bocari dhe një kosovar nga Belgjika që përfaqësonte Kosovën, sepse ai në kohën italiane, ka qenë ministër i Tokave të Liruara. Ishte një përfaqësues i një instituti me të cilin Eqrem Beu bashkëpunoi për librin “Kujtimet e tij” që pati aq shumë famë në Shqipëri, si dhe ishte familja ime austriake dhe z. Shaqir Kolonja.
Domethënë nuk bëheshin më shumë se 10 persona që morën pjesë në varrim?
Po. As 10 vetë nuk ishim në ceremoninë e varrimit./standard

Related

Speciale 3120714510350464275

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item