ABSURDITETI I NJË POLITIKE RETROGRADE

Xhelal Zejneli Vitet e fundit në Maqedoni ndodh një dukuri e ç uditshme – zgjedhje parlamentare të parakohshme . Të tilla zgjedhje – të para...

Xhelal Zejneli

Vitet e fundit në Maqedoni ndodh një dukuri e çuditshme – zgjedhje parlamentare të parakohshme. Të tilla zgjedhje – të parakohshme, ndodhin edhe në vende të tjera, por këto të këtij vendi, për arsye të caktuara theksojnë nevojën e një analize politike. Karakteristikë e zgjedhjeve të parakohshme në Maqedoni është:
- zgjedhje të parakohshme kërkon njëra prej dy partnerëve të bashkëqeverisjes;
- herën tjetër, zgjedhje të tilla kërkon partneri tjetër i bashkëqeverisjes;
- kur njëri prej partnerëve të bashkëqeverisjes kërkon zgjedhje të parakohshme, partneri tjetër, kërkesën e tillë e pranon sakaq;
- zgjedhje të parakohshme kërkojnë partnerët e bashkëqeverisjes, të cilët sipas pyetësorëve të zbatuar ndër votues, përsëri rezultojnë si fitues të zgjedhjeve.
Me një fjalë, zgjedhje të parakohshme kërkojnë dy partitë politike të cilat tanimë janë duke e qeverisur vendin, të cilat tanimë janë në qeveri, të cilat tanimë kanë pushtet dhe ushtrojnë pushtet. Nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme, këto dy parti politike synojnë të vijnë aty ku tashmë janë, pra aty ku tanimë ndodhen. Synojnë të marrin atë që tanimë e kanë, d.m.th. pushtetin.
Atëbotë, s’ka se si të mos shtrohet pyetja: Përse këto dy parti – BDI-ja dhe VMRO-ja duan të vijnë aty ku janë apo aty ku tanimë ndodhen, d.m.th. në qeveri?! Përse këto dy subjekte politike aspirojnë të marrin atë që tanimë, d.m.th. pushtetin?! Përse këto dy parti duan të ushtrojnë atë që tanimë janë duke e ushtruar – qeverisjen?!
Zgjedhjet e parakohshme të shpeshta mund të kenë njëfarë kuptimi kur në skenën politike kemi ndryshim të raportit të forcave politike. Në skenën politike të Maqedonisë aktualisht nuk ka kurrfarë ndryshimi të raportit të forcave. Partia nacionaliste VMRO ka një epërsi të madhe ndaj oponentit të saj – LSDM-së. Po këtë situatë e kemi edhe në skenën politike shqiptare. Sipas pyetësorëve, edhe BDI-ja është në epërsi të konsiderueshme ndaj oponentit të saj politik. Me fjalë të tjera, partnerët e përtashëm të bashkëqeverisjes ballafaqohen me opozita politike jokonkurrente. Partnerët e përtashëm të bashkëqeverisjes në skenën politike të Maqedonisë nuk kanë ndonjë konkurrencë politike të fortë. Sot në këtë vend zhvillohet një garë politike e pabarabartë.Me një fjalë, në skenën politike të Maqedonisë nuk kemi një baraspeshë forcash politike. Në spektrin politik mungon ekuilibri i forcave.
Çekuilibri i forcave politikenë skenën politike të Maqedonisë shkon drejtpërsëdrejti në dëm të zhvillimit të proceseve demokratike. Çekuilibri politik bën të mundur ardhjen dhe qëndrimin në pushtet vetëm të një force politike dhe të partnerit të saj të bashkëqeverisjes. Çekuilibri në skenën politike i forcon akoma më shumë partitë që janë në pushtet, duke pasur si pasojë dobësimin e partive oponente dhe opozitare.
Qëndrimi në pushtet një kohë të gjatë i së njëjtës forcë politike apo i të njëjtave forca politike krijon parakushte për përhapjen e njëmendimit politikdhe për qeverisje autoritare.

Forca dhe ndikimi i dy partive më influente – BDI-së dhe VMRO-së, nuk burojnë nga realizimi i programeve politike të tyre që ua kanë prezantuar apo që ua kanë premtuar qytetarëve gjatë fushatave parazgjedhore.
VMRO-ja del e fortë dhe me ndikim për disa arsye: synon të përcaktojë dhe të krijojë identitetin e popullit sllavo-maqedonas; prej vitit 2006 e deri më sot, çështjenshqiptare e ka nxjerrë në plan të dytë, për të mos thënë e ka margjinalizuar; ndodhet në pushtet një kohë të gjatë, gjë që i mundëson të shndërrohet në ent punësimi; ndjek politikë populiste. Në rrethana të tilla, oponentja e saj politike – LSDM-ja, e ka vështirë ta largojë nga skena.
Edhe forca dhe ndikimi i BDI-së buron nga të qenët një kohë të gjatë në qeveri. Të shndërruarit e saj në ent për punësimi ka mundësuar asaj që në hapësirën politike shqiptare të ketë një shtrirje të gjerë. Në rrethanat kur përqindja e papunësisë është e madhe, shumë të rinj zhveshen nga idealet. Ideal i vetëm i tyre bëhet gjetja, zënia, sigurimi apo blerja e një vendi pune.
Krahasuar me vende të caktuara të rajonit, mund të konstatohet se Maqedonia nuk shënon ndonjëfarë zhvillimi ekonomik. Përkundrazi, shënon ngecje ekonomike. Ngecja ekonomikegjeneron krizë sociale dhe morale. Ndërkaq në anën veriperëndimore të Maqedonisë, d.m.th. në viset shqiptare, kriza ekonomike është e thellë. Po të mos ishin mërgimtarëtqë punojnë në vendet e Perëndimit, vallëç’do të kishin bërë shqiptarët?! Ka që thonë se në vitet e fundit, në pikëpamje ekonomike, edhe mërgimtarët nuk janë ata që kanë qenë dikur.
Në gjendje krize të thellë ekonomike, sociale dhe morale, VMRO-ja dhe BDI-ja nuk e kanë vështirë të ushtrojnë pushtet dhe ndikim mbi një pjesë të popullatës. Në një kohë kur qytetarët e këtij vendi, e në veçanti shqiptarët, janë shndërruar në popull social, dy partitë e sipërthëna nuk e kanë vështirë ta nënshtrojnëatë apo të manipulojnëme të. Në një kohë kur papunësianë Maqedoni ka marrë përmasa shqetësuesedhe shekulli XXI në pjesën veriperëndimore të saj është shndërruar në shekull të apoteozës së punësimit, që të përkujton apoteozën e misrittë kohës migjeniane,dy partitë pushtetmbajtësetë sipërthëna nuk e kanë vështirë të gjejnë votues, të dënuar të presin pafundësisht, mu si EstragoniGodonë në teatrin absurd.
Varfërimi i një populli ka qenë një prej mënyrave më efektive të pushtetarëve për ta disiplinuar atë dhe për të qeverisur pa ndonjë vështirësi të madhe. Për ta nënshtruar popullin, Vëllai i Madhi Xhorxh Oruellit (1903-1950, pseudonim i Eric Blair) urdhëronte që artikujt ushqimorë të rinin mbyllur nëpër depo. Njerëzit mallëzonin për një pikë vaji.
Disidenti rus i epokës sovjetike, shkrimtari nobelist Aleksandër IsajeviçSolzhenicin(1918-2008), në librin e tij Arkipelagu Gulag(1918-1956), I-III, Rad.Beograd, 1988, 1403 f., thotë: Pushteti stalinist e mbyllte sheqerin me muaj të tërë nëpër magazinat e Bashkimit Sovjetik. Kur pas shumë kohësh e nxirrte në qarkullim, qytetarët e lodhur nga pritjet e gjata para dyqaneve gjysmë të zbrazura, e që me muaj s’kishin parë sheqer me sy, sapo merrnin nga gjysmë kilogrami, me fytyrat plot shpresë, thonin: “Sa i mirë që është shteti.Ja tek na e solli sheqerin. Rroftë shoku Stalin”.
* * *
Përkundër krizës ekonomike, sociale dhe morale me të cilën ballafaqohet Maqedonia, nuk manifestohet ndonjë krizë e thellë politike. Maqedonia në të vërtetë qëndron pezull mbi një krizë të thellë politike. Por ajo nuk reflektohet për disa arsye: politika që ndjek VMRO-ja është populiste; qeverisja e saj është autoritaredhe jodemokratike;segmente të caktuara të shoqërisë i ka disiplinuar; segmentet e varfëruara të shoqërisë lehtë i manipulon. Kriza politike nuk reflektohet edhe për shkak të mungesës së fjalës së lirë dhe lirisë së shprehjes; mungesës së mendimit kritik, kritikës politike dhe kritikës shoqërore. Kriza asnjanësohet edhe në saje të mungesës së lirisë së shtypit dhe falë kontrollit të mediumeve.
Paradoksal nuk ka qenë vetëm Diogjeni. Dy partitë qeverisëse – VMRO-ja dhe BDI-ja vite me radhë e qeverisin shtetin dhe pas shumë vitesh qeverisjeje BDI-ja vjen në përfundim se partneri i koalicionit i nëpërkëmb interesat dhe të drejtat e shqiptarëve. Megjithëkëtë, këtë konstatim të saktë ajo nuk e shpreh publikisht. Të votosh që Gjorgji Ivanovi të bëhet kryetar shteti dhe gjatë tërë mandatit presidencial të tij të mos kesh me të asnjë mosmarrëveshje - publike dhe pas shumë vitesh zhgënjimi të kërkosh që kryetari i shtetit të zgjidhet në mënyrë konsensuale, do të thotë të ndjekësh politikë joparimore, satanike dhe diabolike.
Partnerët e bashkëqeverisjes – VMRO-ja dhe BDI-ja, janë të vetëdijshëm për ngecjen e gjithanshme të proceseve në Maqedoni. Në rrethana krize, kritika e opozitës politike intensifikohet. Për ta parandaluar që kritika dhe kriza të arrijnë masën kritike dhe duke qenë të sigurt se përsëri do ta fitojnë verdiktin e popullit, qoftë edhe me mjete jodemokratike, ato vendosin për zgjedhje të parkohshme. Duke marrë përsëri mandat nga shumica e qytetarëve, VMRO-ja dhe BDI-ja i amortizojnëdhe i neutralizojnëkritikat e opozitës për qeverisjen e dështuar të tyre. Duke e rifituar mandatin, ato i thonë opozitës: “Ju thoni se ne s’bëjmë asgjë të mirë për vendin dhe për qytetarët dhe se politika jonë është dështake, por verdikti i popullit dhe fitorja jonë e dëshmon të kundërtën”.
BDI-ja kërkon zgjedhje të parakohshme për arsye se është e vetëdijshme se partnerja e koalicionit – VMRO-ja, në shumë raste nuk e ka përfillur sa duhet, për të mos thënë fare. Në anën tjetër, ajo e ka të qartë se në skenën politike shqiptare nuk ka konkurrencë të mirëfilltë, se partia shqiptare oponente, në rrethanat ekzistuese është e pafuqishme për ta mundur dhe se në skenën politike shqiptare kemi çekuilibërforcash politike. Me fitoren në zgjedhjet e parakohshme, ajo synon të marrë sërish mandatin për t’u arsyetuar para vetes dhe para opozitës shqiptare, duke thënë: Ju na kritikoni se s’kemi bërë gjë, por është populli ai që e vlerëson punën tonë.
Fitorja eventuale e BDI-së në një garë të pabarabartëdhe me votat e një populli të shndërruar në popull social, nuk ka ndonjë peshë të madhe politikepara partnerit të bashkëqeverisjes, ngase edhe ajo e di se në ç’rrethana është korrur fitorja.
Po qe se qeverinë do ta formojnë partnerët e përtashëm të bashkëqeverisjes, atëherë shtrohet pyetja: Gjatë qeverisjes së re të tyre,çfarëndryshimesh do të bëjnë, çfarëreformash do të kryejnë dhe ç’risi do të sjellin?!Njëherazi shtrohet edhe pyetja tjetër: Meqë edhe deri tash ishin partnerë të bashkëqeverisjes, kush i pengoi që reformat, risitë dhe ndryshimet politike dhe juridike t’i kryenin dhe t’i realizonin gjatë mandatit pararendës?!
Nuk merret pushteti sa për pushtet. Marrja e pushtetit ka kuptim vetëm atëherë kur qeveritarët kanë koncepte reale dhe vizione që janë në përputhje me tendencën historike. Duhet ditur se qeveria e re, e krijuar prej partnerëve të vjetër, nuk pritet të sjellë ndonjë ndryshim thelbësor.
Faktori politik shqiptar duhet ta dijë se kontesti rreth emrit me Athinën, varet kryekëput prej: VMRO-së, Athinës dhe Uashingtonit. Pa e zgjidhur çështjene emrit Maqedonia s’ka për të hyrë në BE. Edhe po të vijë në pushtet LSDM-ja, zgjidhja e çështjessë emrit përsëri do të varet nga VMRO-ja. Në raste të caktuara, perëndimorët praktikojnë atë që quhet sindromi i Niksonit. Presidenti i dikurshëm amerikan Riçard Niksoni (1913-1994)njihej si kundërshtar i pakompromis i ideologjisë komuniste. Megjithëkëtë, marrëdhëniet me Kinën e Mao Ce Dunit u normalizuan gjatë mandatit të tij presidencial. Bisedimet në Bruksel të Prishtinës dhe Beogradit zhvillohen midis ish-përfaqësuesve të UÇK-së dhe politikanëve nacionalistë të Serbisë. Sikur këto bisedime të zhvilloheshin në kohën e Boris Tadiqit, ato do të kontestoheshin nga forcat nacionaliste serbe. Pra çdo zgjidhje e kontestit me Athinën, pa VMRO-në nacionaliste do të ishte jovalide dhe jolegjitime.
* * *
Pas përfundimit të zgjedhjeve të parakohshme, do të pasojnë do biseda dhe takime për krijimin e qeverisë së re. Hyrjen në qeveri, faktori politik shqiptar do ta arsyetojë me klishenë e vjetër: Kështu na sugjerojnë qendrat politike shqiptare të vendosjes – Tirana dhe Prishtina. Këtë e kërkojnë prej nesh aleatët tonë ndërkombëtarë. Ndryshe, mund të rrezikohet paqja dhe stabiliteti i Maqedonisë dhe i rajonit.  
Ka të tillë që thonë: Për situatën e rëndë në Maqedoni, e sidomos në viset me shumicë shqiptare, përgjegjësi mban edhe populli që voton për partitë dështake. Poeti argjentinas Jorge Luis Borges (1899-1986)thotë: “Nuk ekziston shoqëria, ekziston individi. Nocioni shoqëri është diçka fiktive”. Grekët e lashtë thonin: Si është populli, e tillë është dhe qeveria. Autori i dramës Fausti, Johan Volfgang Gëte(1749-1832)thoshte: “Fitorja i takon atij i cili çdo ditë shkon në luftë për të”.
Politika shqiptare në Maqedoni lëngon nga atrofia. Vendosja e një baraspeshe politike në hapësirën shqiptare është në interes të kauzës, por edhe në funksion të zhvillimit të proceseve demokratike. Ekuilibrimi i raportit të forcave politike i faktorizon shqiptarët. Opozita politike shqiptare, me ndikim të reduktuar, nuk mund të ndreqë punë, por pa të dhe jashtë saj nuk zgjidhet asnjë punë që ka të bëjë me statusin politik të shqiptarëve. Politika populistee VMRO-së ngërthen në vete homogjenizimine sllavo-maqedonasve. Bashkëpunimi ndërshqiptar është conditio sine qua non për arritjenobjektivave madhorë. Faktori politik shqiptar duhet të ndjekë politikë kombëtare dhe jo të jetë pjesë e kombinimeve të huaja.




Related

Opinione 7081879818975430887

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item