5 filmat që ju bëjnë të besoni te ndjenja e dashurisë

Janë kryesisht histori dashurie, të veshura edhe me ndonjë tis humori. Kanë bërë sa e sa njerëz të lotojnë, pavarësisht se janë krijuar shum...

Janë kryesisht histori dashurie, të veshura edhe me ndonjë tis humori. Kanë bërë sa e sa njerëz të lotojnë, pavarësisht se janë krijuar shumë dekada më parë. Duke i parë këta filma gjithsecili do të përjetojë ndjenjën e ekzistencës së dashurisë!

5 filma dashurie

Nga vargu i komedive romantike që dalin çdo vit në kinema, disa lloje prej tyre të japin shpresë… Shpresë që dikush ekziston në këtë botë, që ju pret nga ana tjetër duke ju hequr dyshimet, komplekset dhe frikën tuaj…

1) Faqet e jetës sonë, nga Nick Cassavetes
“Faqet e jetës sonë” është një odë për dashurinë e përjetshme. Çdo ditë Noah lexon të njëjtin libër, Allie, i cili është i prekur nga sëmundja e Alzheimerit. Ai libër, në fakt, është historia e tyre…Pavarësisht nga të gjitha ndarjet dhe provat, dashuria e tyre, me një pastërti të qartë, arrin të mbijetojë.


2) Ditari i Bridget Jones, nga Sharon Maguire
Historia e Bridget Jones është e njëjtë si e të gjithë atyre të cilët nuk janë të lidhur. E ngathët dhe e pakënaqur me veten, Bridget Jones këndon “All by myself” nga Céline Dion, ndërkohë që pi verë në shtëpinë e saj. Mendon se nuk do ta gjejë kurrë dashurinë e vërtetë, sepse atë nuk mund ta pëlqejë askush. Deri në ditën që ajo takon të bukurin Darcy…

3) Dashuria e vërtetë nga Richard Curtis
Një film ansambël që vë në skenë një seri personazhesh sa qesharakë aq edhe antipatikë, “Dashuri e vërtetë” është një film që të bën të ndihesh mjaft mirë, që shikohet me një buzëqeshje që “arrin” deri te veshët. Forca e tij? Demonstron me një goditje të vetme që mund të gjendet dashuria pas një humbjeje, pas 10 vjetësh ose me dikë që flet një gjuhë të ndryshme nga e jona. Dashuria me shikim të parë ekziston me të vërtetë!

4) Më shkruaj nëpërmjet postës, nga Ernst Lubitsch
Versioni origjinal i emisionit të famshëm italian “C’è posta per te”, “Më shkruaj nëpërmjet postës” demonstron, me shumë humor, që dashuria mund të jetë atje ku nuk na e pret mendja. Për shembull te dikush që e urreni.

5) Titanik, nga James Cameron
Historia e dashurisë me shikim të parë midis Rozës dhe e Xhekut  është ajo e një dashurie pasionale që shkon përtej kushteve sociale dhe vdekjes… Filmi i parë ekselent i dashurisë, provon që pavarësisht pengesave, dashuria është më e forta se të gjitha. Filmi është bazuar në një histori të vërtetë.




Related

Suplement 3726736580087298006

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item