Bukuroshja shqiptare që synon të jetë modele e Victoria Secret
Nga: Raimonda Moisiu Modelja dhe aktorja Ilda Kroni ka lindur në qytetin e Shkodrës. 15 vjet i ka kaluar me familjen në ishullin e Kretës,...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2013/08/bukuroshja-shqiptare-qe-synon-te-jete.html
Nga: Raimonda Moisiu
Modelja dhe aktorja Ilda Kroni ka lindur në qytetin e Shkodrës. 15 vjet i ka kaluar me familjen në ishullin e Kretës, në Greqi. Ka një vit që është rikthyer në atdhe ku është angazhuar në pasionin e saj, modeling-un dhe aktrim. Në Greqi ka studiuar gjuhën angleze dhe informatikë. Në Tiranë, Ilda ka mbaruar shkollën profesionale për modë “Grace Models Tirana” në vitin 2012. Ndër titujt prestigjioz që ka fituar është Miss Eleganca në 2012 në Ulqin. Ilda është konkurruese në Top Model Dukagjini mbajtur në Kosovë në 2012 dhe këtë vit po konkurron për Supermodel of Albania 2013, në Tiranë. Ka pasion edhe fushën e artit dhe teatrit. Ka aktruar në Teatrin Kombëtar Migjeni, në Shkodër, si dhe dëshiron të bëhet aktore dhe modele e famshme. Ilda thotë së ëndrra e saj është të bëhet top modele e Victoria Secret.
Kur keni filluar të merreni me modë?
Që kur kam qenë e vogël e kam patur pasion dhe qëllim që të jem një ditë modele. Kam një vit tani që e kam marrë seriozisht modeling-un.
Si do ta përshkruaje ti veten si karakter?
Si rregull më pëlqejnë të më gjykojnë të tjerët. Si tip nuk dorëzohem lehtë, jam shumë e qetë nga natyra, më pëlqen të shoqërohem me mosha të ndryshme. Mundohem të tregohem e zgjuar aty ku duhet. Më pëlqen të jem tip i thjeshtë, nuk më pëqejnë gjërat e tepërta. Jam shumë e dasur me njerëzit dhe kam besim tek to, edhe pse shumë herë lëndohemi.
Përveç modelimit çfarë tjetër të pëlqen?
Jam një tip ambicioz që më pëlqen të merem me shumë gjëra dhe kam shumë pasione. Disa nga ato janë sportet, si voley, atletika, noti, të aktroj, shoping, si çdo femër dhe udhëtimi.
Cilë është ëndërra juaj më e madhe? Cilat jane synimet tuaja si modele?
Ëndrra ime është të bëhem top modele e Victora Secret, dhe të përfaqësoj bukurinë shqiptare jashtë shtetit. Do dëshiroja të provoja sfiladat e New Yorkut, dhe të marr pjesë në fashion show të stilistëve të njohur shqiptar dhe të huaj. Kam dëshirë të pozoj për revista të famshme botërore si Vogue, Elite për emra të njohur të modës.
Keni mbaruar shkollën për modë. Si po shkon karriera?
Kam studiuar në shkollën “Grace Models Tirana” ku kam bërë një sfilatë. Kam patur rastin të marr pjesë në disa konkurime. Në Ulqin kam fituar ‘Miss Eleganca’ dhe kam marrë pjesë dhe në një konkurs në Kosovë, Miss Dukagjini (Top Models Dukagjini) me veshje tradiconale shqiptare dhe fustane elegante. Në Shkodër kam sfiluar me veshje nusërie dhe kam bërë foto për një butikë.
Me çfarë po merreni aktualisht?
Aktualisht po marr pjesë në një spektakël Super Model of Albania 2013. Kam luajtur një rol para disa muajsh tek Teatri i Shkodrës “Migjeni”. Më kanë kontaktuar të marr pjesë në një film shqiptar të marr pjesë kur të fillojnë xhirimet brenda një viti.
Çfarë nukupton titulli Top Model për ty?
Supermodel për mua nënkupton mishërimin e një imazhi pozitiv, elegant, me konfidencë në vetvete, karizmatikë dhe dashamirëzi, vlera që përfaqësojnë femrat shqiptare.
Këshillat tuaja vajzat që aspirojne të jenë modele?
Këshilla ime për një vajzë që sapo fillon si modele është të jetë e thjeshtë, jo e tepërt sepse aty shihet bukurija e vërtetë. Dhe të jetë gjithmonë vetvetja. Moda sjell të mirat dhe sfidat e saj, prandaj duhet të jesh maturante, pozitive dhe e zgjuar.
Cili është kujtimi më i bukur që ruan?
Kujtimi im më i bukur është kur ka lindur motra, Graciela – momenti që e mbajta në dorë për herë të parë ishte gjithça për mua. Kemi 10 vjet diferencë. Graciela ka marrë pjesë në filmin Eagle/Shqipe të dy motrave të talentuara Vilma dhe Greta Zenelaj. Dhe unë pata rastin të punoj si asistente e produksionit.