Madonna 55 vjeç, e papërgatitur për të dalë në pension, nga “La Reppublica”
Ne 16 gusht ajo mbush 55 vjec dhe 30 vjet nga dalja e albumit te saj debutues. Aso kohe Madonna ishte 25 vjeç dhe kishte gjithë kohën përpar...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2013/08/madonna-55-vjec-e-papergatitur-per-te.html
Ne 16 gusht ajo mbush 55 vjec dhe 30 vjet nga dalja e albumit te saj debutues. Aso kohe Madonna ishte 25 vjeç dhe kishte gjithë kohën përpara. Sot nuk është më kështu, e megjithatë “material girl” ka ende energji për të çuditur gjithkënd. Plot 30 vjet më parë do të hapej një fazë e re e kulturës pop nën shenjën e Madonna Louise Veronica Ciccone. Do të dilte albumi i saj i parë “Madonna”, duke nisur një erë të re në muzikë, duke e dominuar atë pa rivalë për një kohë të gjatë, duke influencuar në modë dhe në stil. Me origjinë nga Michigan, jo e bukur, por sexy, këngëtarja arriti që me inteligjencë dhe ambicie të arrinte majat e klasifikimeve, kopertonat e të gjitha revistave, duke u kthyer në një fenomen, për të paktën dy dekada. Aventura e saj nisi në Detroit. Frekuenton shkollën, diskotekat, kërkon të çajë (“Sikur talenti im të ishte i njëjtë me ambicien time, do isha një monstër), transferohet në Neë York, njihet me Dan Gilroy, një muzikant i ri, që e fut në botën e muzikës. Fillon një punë si balerinë dhe këngëtare në grupin e Patrick Hernandez. Më pas me Steve Bray, një ish- i dashur krijon një grup dhe siguron një kontratë diskografike me “Sire”. Albumi “Madonna” doli në korrik të vitit 1983 dhe shet 3 milion kopje në SHBA. Në 1985 e ndjek një sukses marramendës me diskun e ri, prodhuar nga Nile Rogers. Videoklipet bëjnë xhiron e botës. “Like virgin” si album, por edhe si këngë do të bëhej menjëherë një hit, duke shitur 5 milionë kopje në SHBA dhe 10 të tjera në gjithë botën.
Tekste të pacipa, vëth në formë kryqi, kërthiza zbuluar.. dhe ajo ëhstë ylli i momentit. Do të niste një periudhë 20 vjeçare, gjatë së cilës ajo do të tërhiqte rreth vetes gjithë vëmendjen e publikut dhe producentët me videoklipet, ku u tregua një mjeshtre e vërtetë dhe me turt e saj. Muzika nuk zë vendin e parë, ajo ëhstë e ftohtë, mekanike, nuk arrin të komunikojë me publikun, e megjithatë ajo arriti të krijojë një imazh fitues, duke u bërë simboli i një ere të re, të viteve ’80, një thurje mes modës, diskotekave, videoklipeve dhe publicitetit. Postar, aktore, producente, nënë, e dashur: tashmë Madona ka arritur majat e famës dhe suksesit. Ka shitur më shumë se 300 milionë disqe. Jo rrallë herë cilësia është vënë në dyshim.
Ka pasur momente të mira, por edhe kthime mbrapa. Ndonjëherë edhe ka gabuar, për shembull si aktore dhe regjisore, duke i hequr pikë vetes. Në fushën e shkriimtarisë i ka ecur më mirë, nga tregimet mbi seksin tek rrëfimet për fëmijë, ku “Trëndafilat anglezë” rezultoi një sukses botëror. Pas 30 vjetësh madonna do të përballej me momentin më të vështirë. Prej vitit të shkuar gjërat nuk i shkojnë si i kishte parashikuar. Të tjera diva kanë dalë në skenë, nga Lady Gaga tek Beyoncé apo Rihanna. Të gjitha kanë studiuar leksionet e saj dhe madje i kanë perfeksionuar. E mbi të gjitha kanë një armë të fortë: moshën. Madonna ka kaluar një gjysmë shekulli dhe e ka përjetuar keq. Kirurgjia estetike i ka ndryshuar fytyrën, duke treguar vështirësinë për të pranuar faktet. Zgjedhja për të postuar universin e saj muzikor në terrenin e kërcimit, ka vënë në dukje diferencën e moshës mes saj dhe të tjerave më të reja. Për të mos folur për krizën e një industrie muzikore që ajo vetë e ka modeluar.
Madonna është rritur me CD dhe MTv, kurse sot është koha e doënload, mp3, gjuhë dhe rregulla që madonna duket se nuk di t’i menaxhojë. Muzika e saj nuk i shkon për shtat një gruaje që e ka kaluar gjysmën e jetës dhe zhvishet dhe kërcen si një adoleshente. Tashmë Lady Gaga e Beyoncé, kanë ditur të thithin atë pjesë të publikut të ri, për të cilët ajo ëhstë “shumë e vjetër”. Në 16 gusht do të festojë ditëlindjen e 55-të dhe do të jetë rasti për të bërë hesapet me historinë e saj. Duket se nuk ëhstë ende gati për të dalë në pension. Dhe nuk është çudi ta shohim me një tjetër surprizë, në tentativë për t’u rikthyer në majë.