Luan Bexheti: Jeta fillon kur mbush 35 vjeç
Pas një komunikimi me tekst me Sali Berishën dhe një dasme gjigande në Gostivar, ditëlindja e aktorit shqiptaro-amerikan vjen me një pasapor...
Ditëlindja e 35-të e gjeti me dy gëzime të mëdha Luan Bexhetin; nusen e tij Rejhan Ismani (tani edhe me mbiemrin Bexheti, si dhe pasaporta e re me nënshtetësinë e Shqipërisë.
Aktori tetovar, i lindur në Norvegji dhe që jeton në Amerikë dasmën e bëri në Gostivar, një dasmë e madhe ku u mblodhën mbi 600 vetë.
Vajza që i ka rrëmbyer zemrën Luanit, thuhet se është juriste nga Shkupi dhe ka punuar në Ministrinë e Kulturës në Maqedoni.
Luan Bexheti thotë se kishte zgjedhur ditën e enjte, për t’u martuar, për shkak se është dita kur ka lindur nëna e tij dhe se dita e enjte është ditë e mbarë për t’u martuar.
“Pëshëndetje Luan, ju përfitoni pashaportën shqiptare dhe duhet të drejtoheni në Konsullatën shqiptare në New York”- shkroi Kryeministri Berisha në përgjigjen që i ka kthyer Luan Bexhetit.
Për ata që nuk e besojnë, Luani e ka fotografuar komunikimin nga ekrani i kompjuterit dhe e ka bërë publik për për harenë dhe morinë e komplimentave të miqve të habitur.
Miqtë e mbledhur për ditëlindjen e tij, ai i gostiti me shfaqjen e një prej filmave më të bukur të regjizorit të talentuar Andamion Murtaj, filmin me metrazh të shkurtër “One Eye Shut”.
Luan Bexheti thotë se zgjodhi pikërisht këtë film mbasi ndihet i nderuar dhe i privilegjuar të ishte një pjesë e këtij prodhimi shumë të veçantë të Muratajt, i cili është fitues në Berlinale, me Ariun e Argjendë për filmin “Falja e Gjakut”.
Me rastin e ditëlindjes, këngëtari i njohur dibran në Amerikë, Arian Kerliu, mbajti një koncet të improvizuar enkas me këtë rast. Ai u solli ndër mend edhe një herë kolegëve dhe miqve të tij disa nga këngët më të zgjedhura të repertorit të tij të njohur, të viteve 70. Kerliu tha se ka qenë këngëtari i parë shqiptar, që bëri karrierë muzikore në botën e jashtme Perëndimore nuk dinte asgjë për muzikën shqiptare, pos disa grupeve folklorike.
Përpara hapjes së shishes së shampanjës, Luan Bexheti falenderoi miqtë e tij për praninë tyre me të cilën ia kanë zbuluruar jetën dhe festën.
Ulio:
This comment has been hidden from the blog.
rudi:
This comment has been hidden from the blog.
Philip:
This comment has been hidden from the blog.