“Summer Fest” në Ulqin

Koncerti madhështor i “Summer Fest” në qytetin e Ulqinit ka shënuar edhe destinacionin e fundit të edicionit të dytë të festivalit veror. Pë...


Koncerti madhështor i “Summer Fest” në qytetin e Ulqinit ka shënuar edhe destinacionin e fundit të edicionit të dytë të festivalit veror.
Për më shumë se dy muaj, disa prej zërave më të njohur e të dashur për shqiptarët, si Aurela Gaçe, Eli Fara, Adrian Gaxha, Besa Kokëdhima, Jonida Maliqi etj., së bashku me trupën e baletit të Top Channel, aktorë të Portokallisë  si dhe artistë të piroteknikës, kanë dëfryer dhe kanë energjizuar verën e shqiptarëve në disa prej qyteteve kryesore të vendit.
Atmosfera festive dhe performancat e arrira që tërhoqën mijëra njerëz në sheshet e qyteteve si Tirana, Korça, Durrësi, Vlora, Saranda etj. e kanë kthyer edhe këtë herë “Summer Fest” në një event që nuk duhej humbur.
Eventi ka qenë një nismë e fondacionit mediatik “Dritan Hoxha” me mbështetjen e Top Channel,  i realizuar nën drejtimin e Ardit Roshit dhe Luana Vjollcës dhe nën kujdesin e producentes Ledia Liku. Regjia televizive mbante firmën e Ergys Lubonjës, ndërsa skenari i përkiste Olti Currit.
Koncerti në Ulqin që ka mbyllur edhe siparin e edicionit të dytë, ka sjellë pranë publikut këngëtarë si Dren Abazi, Vedat Ademi, grupi Burn apo Olta Boka, të cilët janë pritur me entuziazëm nga të pranishmit.
Ka përfunduar kështu një tjetër spektakël i suksesshëm, i cili së shpejti do t’ua lërë vendin programeve të shumta e të larmishme që janë përzgjedhur nga Top Channel për sezonin e ri televiziv që do të fillojë në shtator.

Related

Showbiz 6303456624143338795

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item