Calvin Harris i dashuri i Rita Orës, DJ më i paguar në botë

Dj Calvin Harris, është emëruar si DJ më i paguar në botë sipas Forbes, pasi ka fituar plot 46 milionë dollarë gjatë vitit të kaluar, raport...

Dj Calvin Harris, është emëruar si DJ më i paguar në botë sipas Forbes, pasi ka fituar plot 46 milionë dollarë gjatë vitit të kaluar, raporton Telegrafi.
Redaktorët e revistës Forbes i kanë vlerësuar të ardhurat e DJ-ve nga gushti i vitit 2012 deri në gushtin e vitit 2013, dhe skocezi ka përfunduar i pari në listë. Harris, i cili tashmë disa muaj është në lidhje me këngëtaren kosovare Rita Ora, ka performuar në më shumë se 100 ngjarje muzikore me një fitim prej 46 milionë dollarësh.
Ylli holandez Tiesto është rreshtuar i dyti me 32 milionë dollarë, derisa francezi David Guetta, i treti me 30 milionë. Suedezët House Mafia dhe Deadmau5 kanë mbyllur top pesëshin me 25 milion dollarë, respektivisht 21 –milionë dollarë të fituar gjatë vitit të kaluar.
Në mesin e DJ-ve dhe producentëve të tjerë në listë janë përfshirë edhe Avicii, Afrojack, Skrillex dhe Steve Aoki.

Related

Showbiz 365170513230962820

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item