Lori - Kalle mjeshtër (Lori: Opinioni e ka keqkuptuar këngën)

Këngëtarja Loreta Kaçka apo siç e njohin të gjithë si Lori sapo ka plasuar këngën më të re të titulluar “Kalle mjeshtër”, për të cilën këngë...



Këngëtarja Loreta Kaçka apo siç e njohin të gjithë si Lori sapo ka plasuar këngën më të re të titulluar “Kalle mjeshtër”, për të cilën këngë ajo ka marrë opinione të ndryshme. “Kënga titullohet ‘Kalle mjeshtër’, ku unë kam pasur si qëllim t’i drejtohem violinistit meqë kënga kryesisht përmban vijën melodike me violinë. Mirëpo si duket opinioni e ka keqkuptuar këngën dhe sapo kam plasuar atë më kanë thënë se po i këndoj mjeshtrit apo thënë më mirë punonjësit të ndërtimit. Por me të dëgjuar këngën vërehet qartë se kënga i referohet instrumentistëve të muzikës”, ka thënë ajo për “Zëri”. Kënga është e përgatitur nga Florent Boshnjaku, ndërkaq instrumentist në këngë dhe klip janë Besniku dhe Astriti. Videoklipi është përgatitur nga “Urban Graphiks”, ndërsa kënga trajton një tematikë dashurie. “Kënga i referohet dashurisë, bëhet fjalë për dy të dashuruar të cilët janë në gjendje të bëjnë çmos për njëri-tjetrin. Por ajo që mund t’u them është se kënga nuk ka të bëjë me jetën time private”, thotë ajo. Kënga “Kalle mjeshtër” është pjesë e albumit “live” të cilën Lori e editoi muaj më parë. Albumi është në formë të potpurish dhe arsyeja përse Lori e ka realizuar në këtë formë kanë qenë angazhimet e shumta që i ka gjatë këtij viti nëpër dasma e ahengje të ndryshme muzikore. Ndërkaq sa i përket pushimeve verore, Lori ka planifikuar që kah fundi i muajit shtator t’i bëjë disa ditë pushimi në Shqipëri dhe në Itali. “Për shkak të angazhimeve të mëdha që i kam gjatë këtij muaji, nuk kam mundur as të bëjë qoftë edhe një ditë të vetme pushim, mirëpo shpresoj që kah fundi i muajit shtator ku dhe do të shënoj përfundimin e sezonit veror, të bëjë pak pushim në Shqipëri dhe tek familja ime në Itali”, shprehet në fund ajo.

Related

Silvana Brace nën ritmet e “Sex Bomb”, sic nuk e keni parë kurrë më parë

Ikona e TVSH, Silvana Brace duke kërcyer “Sex Bomb” të Tom Jones. Pas edicionit të 6-të të Festivalit Folklorik Ndërkombëtar “Aulona International Folk Festival”, i zhvilluar në qytetin e Vlorës, u zh...

Publikohet hiti i verës nga Genta dhe Ardian Bujupi (Video)

Treshja Genta Ismaili, Adrian Bujupi dhe Dj Dalool kanë prezantuar tashmë klipin e këngës ‘’Feel’’. Këngëtarja e njohur ka thënë se idea ka qenë e Dj Dalool, ndërkohë që ajo e ka aprovuar menjëherë. I...

VIDEO/ Çfarë po ndodh mes Mc Kreshës dhe Stresit?

Ata janë dy nga këngëtarët më të njohur të muzikës hip- hop.Bëhet fjalë për Stresin dhe Mc Kreshën.Por së fundmi është raportuar se mes tyre ka pasur një përplasje.Çfarë po ndodh në të vërtetë mes tyr...

Follow Us

Hot in weekRecentComments

Hot in week

Recent

Historia e vërtetë e zbulimit të Mesharit

Në këtë shkrim përvijohet historia e zbulimit të veprës së Buzukut së bashku me përpjekjet e kryera nga arbëreshët e Sicilisë për të nxjerrë në dritë një botim kritik të tekstit të Mesharit. Isht...

FOTOT/ Dhe mbretëresha është Alessandra Ambrosio

Ajo është një nga engjëjt e “Victoria’s Secret”.Por në mbrëmjen e të enjtes në Kanë, në galanë kundër AIDS, Alessandra Ambrosio nuk kishte asgjë engjëllore.Ajo ishte një nga femrat më të bukura, ndërs...

Bëhuni gati për një verë tepër të nxehtë!

Parashikimet tregojnë se prilli ishte muaji më i nxehtë i regjistruar, por “El Nino” do të ketë më pak uraganeMuaji prill ishte muaji i parë më i nxehtë, i regjistruar ndonjëherë, kanë treguar parashi...

Tragjedi në Kurbin, nëna vret të bijën me automatik, më pas veten

Një ngjarje tragjikë është shënuar në qytetin e Kurbinit, pasi nëna ka vrarë vajzën e saj dhe më pas veten. Ngjarja e rëndë është shënuar vetëm pak momente më parë në komunën Fushë–Kuqe, ku Mimoz...

TURQI – Dy të vdekur pas konfrontimeve në Stamboll mes policisë dhe protestuesve

 I dyti protestues vdiq sot pas plagëve të marra në konfrontimet e dhunshme të ditës së djeshme mes policisë dhe manifestuesve në një lagje të njohur të Stambollit, njoftoi për median guvernatori...

Comments

Ulio:

This comment has been hidden from the blog.

rudi:

This comment has been hidden from the blog.

Philip:

This comment has been hidden from the blog.

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item