10 këshilla të arta ekologjike për drejtuesit e makinave

Teoria ekologjike ka qëllim që t’i bëjë njerëzit të ndërgjegjshëm që natyra nuk është një burim pa kufi dhe duhet bërë kujdes për të, sepse ...


Teoria ekologjike ka qëllim që t’i bëjë njerëzit të ndërgjegjshëm që natyra nuk është një burim pa kufi dhe duhet bërë kujdes për të, sepse në këtë mënyrë bëjmë kujdes për veten tonë. Transporti ka ndikimin më të madh në mjedisin dhe në harxhimet e çdo shteti. Ndërtimi dhe mirëmbajtja e infrastrukturës së transportit është një shpenzim i madh për qeverinë. Shpenzimet e shkaktuara prej aksidenteve rrugore, prej zhurmës, ndotjes se ajrit dhe energjisë, si dhe prej shfrytëzimit të burimeve natyrore, duhen përfshirë gjithashtu në këto kosto dytësore. Siç e dimë, mjetet moderne të transportit janë të domosdoshme, dhe përdorimi i makinave duhet të jetë shumë praktik. Ja disa këshilla të arta ekologjike.



1. Të blesh veturë ekologjike

Blini veturë në madhësinë që u përshtatet nevojave tuaja. Makina më efikase ekologjike do t’ju kushtojë më pak. Me ndihmën e Eko-testit të FIA Foundation, ku ne websitin www.ecotest.eu ju mund të informoheni për një sistem të vlerësimit te parametrave ekologjikë të modeleve të reja të makinave.

 2.   Të planifikosh udhëtimin

Udhëtimi i planifikuar saktë, ndihmon të arrijmë në destinacionin më lehtë, më shpejtë dhe me çlirim sa më të paktë të gazrave dëmtuese. Dhjetë minuta lëvizjeje të panevojshme gjatë udhëtimit prej një ore, rezulton me 14% ulje të efikasitetit të shpenzimit së karburanteve. Për udhëtime të shkurtra, nëse është e mundur, mund të përdoret biçikleta, transporti publik ose ecja në këmbë. Pajisja e veturës me udhërrëfyes satelitor (GPS), mundëson paraprakisht të zbuloni rrugën më të lehtë deri në destinacionin e caktuar.

3.   Kontrollimi i presionit të ajrit të gomave

Gomat të cilat janë të fryra mirë zvogëlojnë rezistencën gjatë rrotullimit dhe si rezultat ulin shpenzimin e karburantit. Lëvizja me goma me presion ajri 50kPA (0.5kg/cm²) më i ulët sesa duhet, ul efektshmërinë e karburantit rreth 2% në vende urbane dhe 4% rreth qytetit. Për pajisjen e veturës me sistem vëzhgues për presionin e ajrit të gomave, i cili ju tregon kur duhet t’i fryni sërish. Gomat e fryra në mënyrë të përshtatshme mundësojnë stabilitet të veturës në rrugë dhe si rezultat lëvizje jo vetëm më ekologjike, por edhe më të sigurt.



4.   Ulja e peshës në makinë

Lëvizja me 100 kg peshë të panevojshme sjell rritje të rëndësishme të shpenzimit të karburantit, rreth 6% te makinat e klasës së mesme. Kontrolloni nëse keni sende të panevojshme në bagazhin e veturës, për shembull mjete të cilat janë tepër të mëdha dhe të rënda. Çdo peshë që shtohet zmadhon rezistencën e ajrit dhe si rezultat dhe shpenzimin e karburantit. Makinat moderne janë të ndërtuara në formë aerodinamike, peshat mbi makinë mund të rrisë shpenzimin e karburantit rreth 20%.

5. Mos ngrohni motorin para nisjes

Makinat moderne nuk është e nevojshme të ngrohen para nisjes, me përjashtim të ditëve të ftohta. Mund të rekomandohet lëvizje e ngadalshme pas ndezjes së motorit për të rritur efektshmërinë e karburantit. Makinat moderne janë të konstruktuara me motor për injektimin e karburantit, kjo do të thotë nuk duhet të shtypet këmbëza e përshpejtimit gjatë nisjes së veturës.  Diçka e tillë do të ç’rregullonte sistemet e vendosura në veturë dhe do të rriste shpenzimin e karburantit.



6.   Përdorimi i kondicionerit

Evitoni gradimin e kondicionerit në shkallën e ulët, sepse shpenzon energji të madhe nga makina juaj. Kur temperatura e mjedisit është 25°C ndezja e kondicionerit ul efektshmërinë e karburantit rreth 12%. Gjatë lëvizjes në qytet është më efikase hapja e dritareve sesa përdorimi i kondicionerit. Ndërsa gjatë lëvizjes me shpejtësi të madhe, për shkak të rezistencës së ajrit, është me efikas përdorimi i kondicionerit. Mjete të tjera të veturës, siç janë audio sistemet, rrisin gjithashtu shpenzimin e karburantit.



7.   Përdorimi i frenave me kufizim të shpejtësisë

Përdorja e kutisë së shpejtësisë për frenimin e motorit kursen karburantin. Lirimi i këmbëzës se gazit për të ngadalësuar makinën ndërpret rrjedhjen e karburantit, me rezultat rritjen e efektshmerisë së karburantit rreth 2%. Ulja e shpejtësisë nëpërmjet zbritjes së marshit sjell dhe uljen e konsumimit të frenave.

8.   Mos e lini motorin ndezur

Kur motori i makinës është ndezur shpenzohet karburant edhe kur makina nuk është në lëvizje. Kur makina është në pritje të përkohshme, motori duhet të jetë fikur. Gjatë punës së motorit më tepër se një minutë, kur makina është në parkim të përkohshëm, harxhohet më tepër karburant sesa po të ndizet motori sërish. Dhjetë minuta punë të motorit, kur makina është në parkim të përkohshëm (në marshin neutral, me kondicioner të mbyllur), shpenzojnë 130cc karburant.

9.   Zvogëloni emetimin e CO2

Prodhimi i CO2 si rezultat i transportit është shpesh i pashmangshëm, por megjithatë ju mund të kontribuoni për uljen e emetimit të CO2. FIA ishte pionier i projektit për ekuilibrimin e emetimit të CO2, me projektin fillimtar të mbledhjes së CO2, në Meksikë, para dhjetë viteve.

 10.  Përshpejtoni veturën gradualisht dhe mbani shpejtësinë në nivel konstant

Gjatë lëvizjes së kujdesshme shpenzohet më pak karburant. Lëvizja është më e parrezikshme dhe iu siguron ju dhe bashkudhëtarëve tuaj një udhëtim me të rehatshëm. Nisuni ngadalë (20 km/h për 5 sekonda, kështu zvogëloni shpenzimin e karburantit rreth 11%) dhe evitoni përshpejtimet e papritura dhe të mëdha gjatë lëvizjes. Mbani distancë nga makinat para jush, afrimet e panevojshme provokojnë përshpejtim ose zvogëlim të shpejtësisë, gjë që ul efektshmërinë e karburantit rreth 2% në mjedise urbane dhe 6% në vende rreth qytetit. Lëvizni me marshin e përshtatshëm të shpejtësisë në çdo situatë.

Related

Suplement 362225049398554264

Follow Us

Hot in weekRecentComments

Hot in week

Recent

Historia e vërtetë e zbulimit të Mesharit

Në këtë shkrim përvijohet historia e zbulimit të veprës së Buzukut së bashku me përpjekjet e kryera nga arbëreshët e Sicilisë për të nxjerrë në dritë një botim kritik të tekstit të Mesharit. Isht...

FOTOT/ Dhe mbretëresha është Alessandra Ambrosio

Ajo është një nga engjëjt e “Victoria’s Secret”.Por në mbrëmjen e të enjtes në Kanë, në galanë kundër AIDS, Alessandra Ambrosio nuk kishte asgjë engjëllore.Ajo ishte një nga femrat më të bukura, ndërs...

Bëhuni gati për një verë tepër të nxehtë!

Parashikimet tregojnë se prilli ishte muaji më i nxehtë i regjistruar, por “El Nino” do të ketë më pak uraganeMuaji prill ishte muaji i parë më i nxehtë, i regjistruar ndonjëherë, kanë treguar parashi...

Tragjedi në Kurbin, nëna vret të bijën me automatik, më pas veten

Një ngjarje tragjikë është shënuar në qytetin e Kurbinit, pasi nëna ka vrarë vajzën e saj dhe më pas veten. Ngjarja e rëndë është shënuar vetëm pak momente më parë në komunën Fushë–Kuqe, ku Mimoz...

TURQI – Dy të vdekur pas konfrontimeve në Stamboll mes policisë dhe protestuesve

 I dyti protestues vdiq sot pas plagëve të marra në konfrontimet e dhunshme të ditës së djeshme mes policisë dhe manifestuesve në një lagje të njohur të Stambollit, njoftoi për median guvernatori...

Comments

Ulio:

This comment has been hidden from the blog.

rudi:

This comment has been hidden from the blog.

Philip:

This comment has been hidden from the blog.

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item