Simbolika dhe kuptimi i unazave në pesë gishtat

Jupiteri (gishti tregues) Vetëbesim, ambicie, drejtim, aftësi ekzekutuese, ndonjëherë drejtim shpirtëror ose fetar. Në gishtin e Jupiterit f...

Jupiteri (gishti tregues)
Vetëbesim, ambicie, drejtim, aftësi ekzekutuese, ndonjëherë drejtim shpirtëror ose fetar.
Në gishtin e Jupiterit fokusohemi në aspektet e jashtme të jetës, marrëdhëniet me të tjerët dhe balancimin e fuqive që zhvendosen atje. Çdo theksim atje do të tentojë të shfaqë cilësitë e drejtuesit, ambicies dhe vetëbesimit. Personaliteti jupiterian është i fortë dhe shpesh e gjen veten në poste drejtuese. Ky është gjithashtu gishti ku gjendet energji për motivim financiar.
Saturni (gishti i mesit)
Rrota e Balancës, ndejnja e të drejtës dhe të gabuarës, ligji, kërkimi i së vërtetës, vetëanaliza, sekreti.
Saturni quhet Rrota e Balancës. Këtu gjenden cilësitë e lidhura me ligjin njerëzor, drejtësinë e marrëdhëniet tona me to. Theksimi i rolit të Saturnit do të thotë nënvizimi i çfarë është e drejtë dhe e gabuar, çfarë është e përshtatshmë në situata të caktuara.
Cilësi të tjera të Saturnit janë tendenca drejt vetëanalizës. Mëshimi i tepërt çon në trishtim dhe rëndesë. Të gjithë, në fakt, kanë më shumë se duhet cilësi të Saturnit.
Apoloni (gishti i unazës)
Apoloni quhet gishti i unazës për arsye se cilësitë e tij janë ato më të theksuarat dhe më përfituesi prej vendosjes së një unaze për të mbështetur ato cilësi. Apoloni përfaqëson, përveç të tjerash, krijimtari: në kuptimin artistik, punët me dorë dhe në të gjitha aspektet e jetës. Ai është kultivimi i dashurisë dhe bukurisë në të gjitha mënyrat, sidomos në natyrë, duke përfaqësuar zbavitësin në ne, energjinë e shprehjes, bukurisë dhe dhembshurisë.
Mërkuri (gishti i vogël)
Mërkuri është energjia e komunikimit. Mendoni për mërkurin tuaj si antenë transmetuese marrëse-dhënese, jo vetëm gojarisht por në të gjitha mënyrat: intuitivisht, ndjeshmërisht etj.
Aftësitë e forta të Mërkurit janë ato që sot quhen inteligjencë e shkëlqyer. i ekzagjeruar, Mërkuri kthehet kundër vetes më shpejt se kundër të tjerëvë. Kujdes çfarë unazash të vendosni në këto vende me funksione të rëndësishme. Imagjinoni një diamant vezullues në dorën e një mafiozi.
Gishti i madh
I vetmi që nuk emërtohet si perëndi, por thjesht i madhi. Megjithatë është shumë i rëndësishëm, pasi përfaqëson cilësinë e vullnetit personal dhe universal. Të gjithë kemi nevojë për këtë cilësi, por vetë natyra e ka theksuar pozicionin e tij në anatominë tonë, sa nuk është normale për dikë të nënvizojë natyrën e vullnetit, përveçse në baza të përgjithshme. Kujdes nga vendosja e unazave në këtë gisht dhe kini mendjen ndaj ndryshimeve që ndodhin në jetën tuaj gjatë kohës që unaza qëndron atje./standard

Related

Suplement 942033653027383424

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item