Leximi i dorës, sa i vërtetë është fenomeni sipas historisë
Leximi i dorës ka filluar të praktikohet qysh nga Mijëvjeçari i Tretë para Krishtit, në qytetërimet e lashta të Kinës dhe Indisë. Qëllimi,...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2013/08/leximi-i-dores-sa-i-vertete-eshte.html
Leximi i dorës ka filluar të praktikohet qysh nga Mijëvjeçari i Tretë para Krishtit, në qytetërimet e lashta të Kinës dhe Indisë. Qëllimi, siç e thamë, ishte njohja e karakterit të individit, dhe fati i tij i mundshëm. Mendohet që kiromancia të jetë praktikuar qysh tek Asirasit, Babilonasit, Kaldeasit dhe Egjiptianët
Kiromancia është një art që lidhet me përftimin e të dhënave mbi personalitetin dhe të ardhmen e një individi nëpërmjet leximit të dorës. Këtu poshtë do paraqesim disa të dhëna mbi elementët bazë që përbëjnë dorën, nëpërmjet të cilëve do njiheni ose do rinjiheni me karakterin, personalitetin, përbërjen fizike, fatin, dashurinë, të kaluarën por edhe të ardhmen. Por jo vetëm kaq! Mund të mësoheni të lexoni edhe duart e të tjerëve, ato të miqve, pjestarëve të familjes apo ndonjë njeriu të dashur. Mund të vlerësoni dijen, vullnetin, aftësinë e të dashuruarit, altruizmin, guximin, shkurt pra, përmes leximit të dorës mund të shqyrtoni dhe të përshkruani në mënyrë të përkryer personin që mund të ndodhet para jush.
Shkrimet e shenjta mbi Kiromancinë
Deri edhe në Shkrimet e Shenjta gjejmë të dhëna mbi vijat e dorës; në “Libri i Jobit” mund të lexojmë: “Zoti shënoi me vulën e tij dorën e të gjithë njerëzve, ashtuqë të gjithë të mund të shohin veprat e Tij dhe vizatimet e tij “. Ndërsa Moisiu thotë: “Ligji i Zotit është shkruar edhe në ballin edhe në duart e tua.”
Historia
Leximi i dorës ka filluar të praktikohet qysh nga Mijëvjeçari i Tretë para Krishtit, në qytetërimet e lashta të Kinës dhe Indisë. Qëllimi, siç e thamë, ishte njohja e karakterit të individit, dhe fati i tij i mundshëm. Mendohet që kiromancia të jetë praktikuar qysh tek Asirasit, Babilonasit, Kaldeasit dhe Egjiptianët. Me kiromanci janë marrë Anaksagora, Artemidori, Demokriti, Galeni, Paracelsi dhe filozofë të tjerë të shkëlqyer të botës antike. Aristoteli, në veprën e tij “Coeli et Mundi Causa”, pohon se “vijat e dorës së njeriut nuk janë krijuar pa arsye, ato janë formësuar mbi të gjitha nga ndikimi i qiellit dhe nga individualiteti njerëzor.”.Mesa dihet, i pari që u muar me kiromanci në Kinën e lashtë, ishte perandori Fu Hsi, por studiuesi më i famshëm ishte Duka Ëen, themeluesi i dinastisë Choë, i cili mbretëroi rreth vitit 1122 Para Krishtit. Duket qartë se të gjitha qytetërimet kanë patur kultivuesit e këtij arti që ka arritur deri tek ne i kodifikuar nga shkolla të ndryshme si: hindu, anglosaksone, franceze, gjermane dhe çeke. Megjithatë, vetëm falë kirozofit francez Desbarrolles e mandej studiuesit D’Arpentigny, aty nga viti 1900 kiromancia u vendos në një nivel dinjitoz dhe u studiua në mënyrën më të mundshme shkencore.Përgjithësisht vërehet dallim me kirologjisë së dhe kiromancisë së vërtetë: Kirologjia vendos marrëdhënie mes shenjave të dorës dhe karakteristikave psikologjike të personit e kushteve të përgjithshme që lidhen me shëndetin e tij, ndërsa kiromancia nëpërmjet shenjave të tilla arrin të parathotë fatin e individit. Pra, mund të themi se kirologu lexon karakterin, ndërsa kiromanti lexon të ardhmen.