Rita Ora, rrëfimi i shqiptares që po pushton botën
Kanë kaluar katër vjet qëkur Jay-Z e pikasi talentin e pop-it te një adoleshente agresive nga Londra dhe i këshilloi durim. Ajo ia pagoi. Me...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2013/08/rita-ora-rrefimi-i-shqiptares-qe-po.html
Kanë kaluar katër vjet qëkur Jay-Z e pikasi talentin e pop-it te një adoleshente agresive nga Londra dhe i këshilloi durim. Ajo ia pagoi. Me tri këngë në vend të parë në klasifikimet muzikore dhe një album të ri drejt përfundimit , njerëzit nuk ngopen me Rita Orën. Në intervistën për britaniken “GQ” ajo flet për listën e meshkujve me të cilët shoqërohet, ikjen nga Kosova dhe anën e pistë të famës
Ajo ecën në rrugën e shkretë Portobello në Londër. Bie shi. Nën rrebesh, semaforët lëshojnë një mjegull të dendur me ngjyrë të portokalltë. Nën çadër dallohen flokët e saj biondë. Ka veshur pardesy fëshfëshe në ngjyrë të verdhë acide, bluzë hokej, pantallona të kuqe lëkure dhe atlete të kuqe Nike ( Stilisti dhe miku i saj i fëmijërisë Kyle De’volle e ngacmon duke i thënë se duhet si personazh në “The Mighty Ducks. Megjithatë mund të mbetesh i zhgënjyer nëse ajo nuk vjen e veshur si personazh nga ndonjë film i Emilio Estevez . Ajo nuk mban veshje, por maskime. Argëtimi është çelësi i saj). Ndërsa ecën në vegimin e neontë i shfaqen rrënjët e vjetra: dyqani i këpucëve kur punonte si adoleshente, pub-i ku nuk i shërbenin sepse ishte nën moshë, supermarketi kur përshëndet me dorë rojën e sigurisë – dhe tregon histori rreth jetës së saj të çuditshme mes të famshmëve, në një theks të Londrës perëndimore që bëhet edhe më pikant me ca shprehje prej djaloshi. Ajo flet gjithashtu një shqipe të rrjedhshme. Ndërsa kërkon të strehohet nga shiu një fanse e ri- ndoshta 14 apo 15 vjeçare i afrohet. Vajza, çuditshëm nxjerr jashtë një cigare si të ishte një marinar i vjetër. Rita është duke folur në telefon me të atin, por i thotë të presë një moment në linjë. “ Nuk mund ta besoj që je vërtet ti”- ia pret vajza-“Nuk mund ta besoj që ti je këtu”. Fansja nis të qajë. Ajo rrëfen historinë e saj të trishtë, sesi kushërinjtë duhet ta merrnin me vete në një prej koncerteve të Ritës, por nuk mundën t’i siguronin biletë dhe ajo ishte trishtuar shumë. Tani Rita qëndron mu përballë saj, në rrugë, dhe kjo është shumë. Rrëke lotësh bien nga sytë e mëdhenj e të zinj. Rita i thotë vajzës të mos qajë dhe e përqafon. Duket se po qan edhe vetë dhe fshin lotin. Përqafohen sërish. “Je shumë e këndshme” –i thotë Rita. Ndërsa vajza largohet, Rita vijon bisedën telefonike të një natyre biznesi. Duket sikur asgjë nuk ka ndodhur, ose të paktën asgjë që nuk ka ndodhur shumë herë më parë. Vitin e shkuar ajo kapi tre herë vendin e parë në renditjet botërore, një prej të cilave ishte bashkëpunim me DJ Fresh, e mbështetur nga Coldplay, mori helikopter privat për koncertet, shoqërohej me yje filmash, u bë një yll filmi ( në filmin e fundit të Fast and Furious) nënshkroi një kontratë si “imazhi i ri” i markës së rrobave të Madonës dhe nga paparacët e quajnë anëtare të artë të industrisë së Vip-ave. Kohët e fundit i kaloi 3 milionë ndjekës në Twitter. Ishte në Kanë për të parë premierën e filmit “Getsbi i Madh” me shoqen e saj të re supermodelen Cara Delevingne. Këtë verë është shfaqur në skenat e shumë festivaleve, është mbyllur në studio për albumin e saj të dytë dhe mbështet Jay-Z : burrin që e bëri të nënshkruante një kontratë në Roc Nation në moshën 18 vjeçare dhe u bë mentori dhe shefi i saj tek Wireless këtë muaj. Ajo e di, me një vetëdije që demaskon alteregon e saj prej vajze tabloidesh, se yjet e rij kanë një moment ku duhet të kapin dallgën që ngrihet më shpejt. Kjo pa diskutim është koha e Ritës. Pak më shumë se një vit më parë, pak njerëz e njihnin apo u bëhej vonë se kush ishte Rita. Tani ajo thotë se është një ëndërr. Pas incidentit me adoleshenten qaramane bindesh se për një 22 vjeçare normale, një situatë e tillë do të ishte një makth i vërtetë. Sigurisht, janë paratë, avionët privatë, por shtoi këtu shkrepjet banale të fotove dhe spekulimet për të dashurit dhe komentet barbare në faqe interneti dhe të gjitha detajet e një karnavaleje të pafund vuajeriste, a nuk do të dukej kjo jetë një lloj ferri?!
“Jo” –përgjigjet ajo. Qesh dhe tregon një histori për herën e parë që hapi derën drejt një pylli me paparacë. “Në fillim isha e hutuar, por nuk kisha frikë. Nuk ishte ndjenjë frikë. Thjesht nuk e dija që isha kaq interesante”. A do ndonjëherë të ikë e të fshihet? “Nuk mundesh” –përgjigjet . Kam pyetur për këtë”. E ka bërë vërtetë. Ka kohë që pyet. Rita Sahatçiu Ora përshkruhet shpesh si e ardhur nga Kosova e luftës, por kjo nuk është krejt e vërtetë. Ajo ka lindur në Prishtinë –në atë që atëherë ishte Jugosllavi dhe tani është Kosovë –në vitin 1990 dhe u largua drejt Londrës me prindërit dhe motrën e madhe Elena, pa mbushur ende një vjeç. Lufta nisi në vitin 1998. Mënyra e largimit të prindërve të Ritës sigurisht që nuk ishte një piknik. Sahatçinjtë ishin, ashtu si pjesa më e madhe e provincës, kosovarë me prejardhje shqiptare. Me shpërbërjen e ish Jugosllavisë, qeveria e drejtuar nga serbët në Beograd ndoqi një sistem aparteidi ku Kosovarët u ndaluan nga çdo lloj pozite pushteti, iu dënua e drejta për arsim dhe shërbim shëndetësor dhe u frikësua në shumë forma të hapura dhe të tërthorta. Shqiptarët etnikë u kundërpërgjigjën ndaj shtypjes serbe. Farat e luftës brutale u panë dhe nëse ishe në Kosovë në vitin 1991 nuk kishte zgjidhje përveçse ta ndjeje apokalipsin që po kanosej. Sahatçinjtë ishin inteligjentë dhe të mirë arsimuar, me diploma universitare dhe jetë sociale për t’u pasur zili. Vera ishte mjeke. I ati, Besniku kishte një biznes import-eksportesh. Gjyshi nga i ati, Besimi, ka qenë një prej regjisorëve të më shquar të filmave në Jugosllavi. Ashtu siç kujton Besniku, Sahatçinjtë njiheshin në shoqëri. Ata dilnin me intelektualë, biznesmenë dhe njerëz profesionistë të të gjitha shtresave. Por nga viti 1991, situata ishte e pa tolerueshme. Ishte Besimi, regjisori i famshëm, i cili e bindi të birin të ikte. “Financiarisht ne ishim në rregull” –thotë tani Besniku. “Por jeta nuk ishte e lirë”. Në Londrën Perëndimore, familja ndante disa apartamente të vogla dhe ia nisën sërish nga zeroja. Elena dhe Rita kanë folur shqip në shtëpi. Vera mësoi anglisht, u trajnua edhe njëherë në mjekësi dhe u kujdes për vajzat. Besniku e kanalizoi rrugën e tij drejt biznesit tëpubeve. Ata punonin shumë, Besniku kujton se “Ishte e vështirë, por argëtuese” sepse me gjithë vështirësitë, ishim të rinj dhe të lirë”. Por Rita kujton tension në shtëpi , sidomos kur nisi lufta në Kosovë dhe familja në vendlindje ishte në rrezik. “Nuk mund ta kuptoja. Gjithë ato diskutime, gjithë ai tension. E dija se vinte nga diçka. Sikur diçka nuk ishte në rregull”. Rreth moshës 11 vjeçare, u bë e qartë se Rita kishte një lloj talenti. Ajo kujton se kur këndoi “ishte si superfuqi” njerëzit reaguan. Ishte rreth kësaj kohe kur ajo fitoi një vend në shkollën teatrale “Sylvia Young”. Babai i saj vendosi për një ndryshim. Nëse Rita do të bëhej yll, ai donte që njerëzit të mund ta shqiptonin emrin e saj. “Dhe kështu mbiemri u bë “Ora”, thotë Besniku. “Është ironike, duke pasur parasysh mbiemrin, që Rita është me shumë vonesë shpeshherë. Dy herë e la revistën GQ të priste për më shumë se një orë. Nuk ishte asgjë personale. Besniku thotë se e ndan këtë zakon acarues me të gjyshin, i cili humbiste çdo tren që përpiqej të kapte). Pjesa tjetër e historisë së saj njihet mirë. Një përfaqësues i “ Roc Nation” pa një nga shfaqjet e saj të para dhe e mori atë në Nju Jork për të njohur shefin e madh. Jay-Z i ofroi të nënshkruante. Kur Jay Z i tha të tregohej e durueshme, ajo e mori si premtim dhe priti tre vjet për të nxjerrë albumin debutues, me të cilin ishte e kënaqur. Vitin e kaluar, karriera e saj mori hov. Tre këngë : “RIP”, “How We Do (Party)” dhe “Hot Right Now” (me DJ Fresh) -u bënë himnet e festave dhe zunë vendet e para në klasifikimet muzikore. Nga të gjitha ngjarjet, Rita veçon natën e çmendur vitin e kaluar. Në vjeshtë, ajo shkoi në Prishtinë për të xhiruar videon e këngës së saj “Shine Ya Light”. “I gjithë vendi ishte aty jashtë”- thotë ajo “Zbrita nga avioni dhe pashë miliona koka. Nuk mund ta dalloja sheshin. Nuk jam duke ekzagjeruar. Ishte përvoja më surrealiste që kam ndjerë ndonjëherë. Ishte më shumë se një video muzikore. Ishte një moment në historinë tonë si Kosovë. Ishte një moment që njerëzit të na shihnin ne, sesi ne jetojmë, peizazhin tonë. Ishte detyra ime ta bëja videon atje”.
Duke pasur parasysh se çfarë kaluan kosovarët në fund të shekullit të kaluar, ajo mban pak mëri. Ajo thotë se me shumë kënaqësi do të performonte në Beograd, në kryeqytetin e Serbisë. “Ajo çfarë dua të them mund të jetë shumë politike, dhe mund të bëhet gjë e madhe, por duke qenë nga Kosova dhe duke njohur urinë dhe dëshpërimin që kishim si komb për të qenë individualë dhe të pavarur dhe të qëndronim me këmbët tona. Ne luftuam për këtë. Dhe e di se ka njerëz në Serbi që e dinë se si ndihesh kur lufton për diçka”.
Është një pyetje e drejtpërdrejtë, por e formuluar gabim, që mund t’i pyetet çdo ylli të ri: A të ka ndryshuar fama? Po vërtet, e si të mos… ? Rita është një këngëtare 22 vjeçare dhe njerëzit tani duan këndvështrimin e saj për të ardhmen e politikës së Ballkanit. Pyetja mund të kornizohet më thjeshtë si çështje gradësh. Sa shumë ka ndryshuar ajo? A ka mbetur ajo Rita e vjetër përpara famës? A është ajo tani një divë? Juria është jashtë. Në një kolonë ajo i referohet videove të veta muzikore si ngjarje me domethënie historike; udhëton me enturazh, e përshkruan shpirtin e saj si “të brishtë” dhe shpesh urdhëron dy menu kryesore sepse nuk vendos dot çfarë do të hajë.
Ajo ngacmohet lehtë, tymos duhan, pi dhe shan me fjalë të pista si punonjës porti. Kalon kohë të gëzueshme me njerëz të thjeshtë dhe është entuziaste ndryshe nga yje të Hollivudit që nuk thonë asgjë. Për pushtetin e saj të pasigurt ajo thotë “ Ne kontrollojmë çfarë lëmë jashtë në media. Media sociale është shumë ndikuese tani. Ndjehem me fat që jam në këtë pozicion tani, në këtë kohë. Sepse nuk ke të fajësosh nëse gjërat shkojnë keq”.
Me pak fjalë ajo mban përgjegjësi, nëse ka shi apo diell. Elena thotë se prindërit do t’i dilnin pwr zot edhe për më pak. “Mami na ka mësuar që kurrë të mos luajmë viktimën” – thotë ajo –Dhe Rita nuk e bën kurrë”. Nëse ajo është një rrugën e gabuar të një cope thashethemeje, Elena thotë se përgjigja e së motrës është përherë e njëjta “Ajo thotë: Fuck it! Le të jemi gabim dhe të fortë”. Ka fakte se Rita e sheh lojën e famës për atë që është në të vërtetë: biznes. Megjithëse shpesh shihet me të famshmit e ditës Harry Styles, Georgia May Jagger, ajo është e qatë se çfarë përfaqëson. “Kam miq që i njoh prej një jete dhe mund të mbështetem tek ata me një dorë” “Njerëz me të cilët kam shkuar në shkollë, me vajzat e mikeshave të mamasë sime. E dini? Çdo njeri që kam njohur nga ajo pike e në vazhdim, nëse ndodh të më bëhet mik, do jetë e pabesueshme dhe do t’i bashkohet familjes, por nëse jo…Me miqtë e Hollivudit të gjithë e dinë ujdinë –thotë ajo –Është si të regjistrohesh në një faqe interneti për njohje të reja”.
Shërbimi i takimeve me të famshëm duket se ka dhënë rezultate të çuditshme. Vitin e kaluar, ajo është lidhur shpesh me lajme tabloidesh. Disa prej tyre e kanë bërë të pendohet. Kur ajo edhe Rob Kardashian u ndanë, ai e akuzoi në Twitter se kishte fjetur me burra të tjerë ndërsa ata të dy shoqëroheshin dhe kështu Rita tërhoqi vëmendjen e publikut. Mbi temën e burrave, ajo thotë se ka qenë më e lehtë të njihte djem kur nuk ishte e famshme. Tani është e vështirë të gjejë një djalë të ri që mund ta përballojë një grua të suksesshme. Në fakt i është dashur kohë për të gjetur dikë që nuk ndihet i kërcënuar nga karriera e saj, por beson se ka kapur grepin në formën e Mr Harris. “Është herët. – thotë ajo –Nuk kam rënë në dashuri, Por pa dyshim jam duke rënë”.
Muzika e Rita Orws është e nxehtë dhe ngjitëse. Ajo është argëtuese. Kur ajo thotë më shumë pije, më shumë muzike, më shumë klube, më shumë festa, të vjen të thuash po. Nuk është nga ato vajza që mund t’i thuash jo. Në një kafe librari në klubin “Electric House” në Notting Hill, me një koktej në dorë, ajo thotë se deti i ndryshoi dhe e bëri “ të lumtur, vërtet të lumtur” dhe e beson. Kalon ca çaste të gëzueshme duke ngacmuar të motrën që ka marrë një birrë të lehtë. Birrë? Jo për një vajzë. Për një grua do të ishte uiski ose një martini shqeto”. A ndjen pendim, kur mungon në një ditëlindje të rëndësishme të një anëtari të familjes apo një miku të vërtetë, për të qenë në rrugë, në jetën e saj të re, në koncerte apo duke festuar me yje filmash në një bodrum të tymtë? A ia vlen?!
“Çdo minutë” –thotë ajo –Gjithmonë duhet të sakrifikosh diçka kur do të arrish diçka tjetër. Sigurisht ndjehem vetëm dhe e trishtuar por kam marrë një vendim për ta bërë këtë. Jam në një pozicion të mrekullueshëm për të ndryshuar jetën time dhe atë të familjes sime” Po sikur vitin tjetër të ketë mbaruar e gjitha? Do të kishte pendesa atëherë? “Kjo s’ka për të ndodhur kurrë”- përgjigjet ajo duke buzëqeshur. “Kurrë!”.
Ashtu siç kujton Besniku, Sahatçinjtë njiheshin në shoqëri. Ata dilnin me intelektualë, biznesmenë dhe njerëz profesionistë të të gjitha shtresave. Por nga viti 1991, situata ishte e pa tolerueshme. Ishte Besimi, regjisori i famshëm, i cili e bindi të birin të ikte. “Financiarisht ne ishim në rregull” –thotë tani Besniku. “Por jeta nuk ishte e lirë”. Në Londrën Perëndimore, familja ndante disa apartamente të vogla dhe ia nisën sërish nga zeroja. Elena dhe Rita kanë folur shqip në shtëpi. Vera mësoi anglisht, u trajnua edhe njëherë në mjekësi dhe u kujdes për vajzat. Besniku e kanalizoi rrugën e tij drejt biznesit të pubeve. Ata punonin shumë, Besniku kujton se “Ishte e vështirë, por argëtuese” sepse me gjithë vështirësitë, ishim të rinj dhe të lirë”. Por Rita kujton tension në shtëpi , sidomos kur nisi lufta në Kosovë dhe familja në vendlindje ishte në rrezik. “Nuk mund ta kuptoja. Gjithë ato diskutime, gjithë ai tension. E dija se vinte nga diçka. Sikur diçka nuk ishte në rregull”.
Në vjeshtë, ajo shkoi në Prishtinë për të xhiruar videon e këngës së saj “Shine Ya Light”. “I gjithë vendi ishte aty jashtë”- thotë ajo “Zbrita nga avioni dhe pashë miliona koka. Nuk mund ta dalloja sheshin. Nuk jam duke ekzagjeruar. Ishte përvoja më surrealiste që kam ndjerë ndonjëherë. Ishte më shumë se një video muzikore. Ishte një moment në historinë tonë si Kosovë. Ishte një moment që njerëzit të na shihnin ne, sesi ne jetojmë, peizazhin tonë. Ishte detyra ime ta bëja videon atje”.