Fëmijët me shumë baballarë të VIP-ave

Lufta e atësisë së njerëzve të famshëm, të cilët e kanë të vështirë të përcaktojnë babanë mes shumë partnerëve Kush është babai? Jude Law : ...

Lufta e atësisë së njerëzve të famshëm, të cilët e kanë të vështirë të përcaktojnë babanë mes shumë partnerëve
Kush është babai?
Jude Law: Aktori britanik, shumë i njohur për tradhtinë që i bëri Sienna Miller-it me dadon e fëmijëve, u bë baba për herë të katërt pas romancës që zgjati vetëm një natë me modelen Samantha Burke në vitin 2008. Fillimisht Jude e mohoi faktin se ishte babai i fëmijës, por analiza e ADN-së tregoi të kundërtën. Ai u shpreh se do t’i siguronte fëmijës mbështetjen e duhur, por nuk kaloi shumë kohë dhe ai deklaroi se kishte vetëm tri fëmijë.
Steve Jobs: Ish-drejtori i përgjithshëm i “Apple” e la shtatzënë të dashurën e tij të universitetit kur ajo ishte 23 vjeçe. Ai e mohoi se ishte babai dhe kështu Chrisann Brennan u detyrua të raportonte për këtë te CNN. Jobs madje u betua në gjykatë se nuk mund të ishte babai i Lizës, sepse ai ishte steril. Por testi i atësisë vërtetoi përfundimisht se deklarata e tij nuk ishte e vërtetë dhe se Jobs ishte babai i Lizës.
Arnold Schwarzenegger: Pas 25 vjetësh martesë, ylli i “Terminatorit” u nda nga gruaja e tij Maria Shriver, kur pranoi atësinë e fëmijës së shërbëtores së shtëpisë Midred Baena. Në atë kohë djali, Joseph, ishte 10 vjeç. Në fakt, shërbëtorja ishte shtatzënë në të njëjtën kohë me gruan e Arnoldit, që mbante në bark djalin Christopher. Shërbëtorja u shpreh se kujtonte që djali ishte i burrit të saj, por e kuptoi të kundërtën vetëm kur ai u rrit dhe filloi t’i ngjante aktorit.
Michael Lohan: Babai i aktores Lindsay, doli në faqen e parë të gazetave vitin e shkuar, kur u provua se ishte babai i një 17-vjeçareje, Ashley. Michael mendon se vajza është ngjizur kur ai ishte ndarë përkohësisht nga gruaja e tij Diana Lohan në vitin 1990. Kristi Horn, mamaja e vajzës, deklaroi se ata kishin arritur në një marrëveshje ku Michael pagoi 300 000 dollarë si mbështetje për vajzën. Babai i aktores së njohur, u bekua me një tjetër fëmijë këtë janar, kur e fejuara e tij lindi një djalë.
Eddie Murphy: Pasi ish e dashura e komedianit të njohur, këngëtarja Mel B., lindi një vajzë, Angel, aktori kërkoi një test atësie. Kur Mel B. u shpreh se vajza ishte e tij, Eddie tregoi pasigurinë e tij dhe tha se po priste derisa të bënte testin e ADN-së. Më pas u provua se ai ishte vërtet babai dhe kështu polici i njohur i Bevery Hills filloi t’i paguante vajzës një shumë mujore kujdestarie. Ata ndajnë të njëjtën ditëlindje, 3 prillin.
Matthew Knowles: Ishte më shumë se e turpshme kur babai i Beyonce doli se ishte gjithashtu edhe babai i fëmijës së një aktoreje. Kjo ndodhi i kushtoi atij martesën. Gruaja e tij, Tina, plotësoi dokumentet e divorcit kur mori vesh se Matthew mund të ishte babai i fëmijës së Alexsandra Wright, Nixon. Testi i ADN-së zbuloi se biznesmeni ishte babai i fëmijës. Në vitin 2011, martesa e tij me Tinën mori fund. Vajzat e tij, Beyonce dhe Solange munguan në dasmën që i ati bëri këtë qershor me ish-modelen Gena Avery.
Eric Clapton: Muzikanti është i njohur për jetën e trazuar që ka bërë, e për më tepër në aspektin dashuror. Sipas një historie, Clapton pati një romancë me Pattie Boyd, që ishte edhe gruaja e mikut të tij të mirë George Harrison, nga “Beatles”. Clapton u martua me Boyd, por në të njëjtën kohë doli se ishte babai i dy fëmijëve të tjerë me dy gra të ndryshme. Ai pati një djalë me Lori del Santo dhe një vajzë me Yvonne Kelly.
Liv Tyler: Aktorja e “Armageddon” dhe vajza e “Playboy”-it Bebe Buell, besoi për rreth 10 vjet se babai i saj biologjik ishte rokeri Todd Rundgren. Por pasi lideri i “Aerosmith”, Steven Tyler, i bëri një vizitë në shtëpi, ajo vuri re ngjashmërinë dhe u përball me të ëmën. Kjo e fundit i konfirmoi se Steven ishte babai i saj i vërtetë. Dy baballarët e Livit u takuan për herë të parë në martesën e saj me Roystone Langdon, me të cilin më pas u divorcua.
Clarc Gable: Aktori legjendar i njohur për rolin e tij në filmin “Gone With The Wind”, në ditët e tij të famës tërhoqi vëmendjen e shumë femrave. Teksa ishte i martuar me Maria Langham, Gable pati një moment romance me Loretta Young gjatë xhirimit të filmit “Call of the Wind” në vitin 1935. Si pasojë e kësaj lindi një vajzë, Judy Lewis, të cilën aktorja pretendonte se e kishte adoptuar. E vërteta u mbajt e fshehur derisa Young e zbuloi pak para se të vdiste në vitin 2000.
Naveen Andrews: Aktori simpatik i serialit “Lost”, teksa ishte në një lidhje të gjatë me aktoren Barbara Hershey, pati marrëdhënie me aktoren Elena Eustache nga ku lindi një djalë. Ai u nda nga e dashura Barbara në vitin 2009. Tani ai ka kujdestarinë e plotë të djalit të tij Naveen Joshua.
Evander Holyfield: Kampioni i peshave të rënda në boks pranoi në vitin 1998, një javë pasi gruaja e tij kishte lindur një fëmijë, se ai kishte edhe dy të tjerë jashtë martese. Boksieri është martuar tri herë dhe ka 10 fëmijë me gra të ndryshme.

Related

Showbiz 9176273395734658154

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item