Klipet që u klikuan në Youtube dhe u dëgjuan më shumë në klube këtë verë

Këngëtarët e bëjnë bilancin ndryshe në fund të çdo vere. Pasi mbyllin stinën e koncerteve, ata bëjnë llogaritë se sa të suksesshëm kanë qenë...

Këngëtarët e bëjnë bilancin ndryshe në fund të çdo vere. Pasi mbyllin stinën e koncerteve, ata bëjnë llogaritë se sa të suksesshëm kanë qenë me këngët e tyre, sa koncerte kanë kapur për këtë sezon, dhe më kryesorja: sa para kanë grumbulluar në tre muajt e nxehtë të pushimeve. Por, pavarësisht preferencave individuale për këngëtarë apo këngë të caktuara, një garë më vete është ajo e Youtube, ku çdo këngë shënon suksesin në bazë të klikimeve, numri i të cilave përkthehet në para që i fitojnë producentët dhe këngëtarët. Këngët që konsiderohen si sensacione muzikore, në bazë të klikimeve që kanë arritur vetëm brenda këtyre muajve janë disa, duke e nxehur edhe më shumë konkurrencën mes këngëtarëve. Po në disa raste bashkimi bën fuqinë, dhe ndaj këtë vit kemi vëmë re fenomenin e dueteve për të siguruar sa më shumë fansa në një klip të vetëm. Kështu, në këtë hitparade të 10 këngëve më të klikuara në Youtube këtë verë, veçojmë bashkëpunimet që kanë goditur në shenjë, si: Tuna me të dashurin e saj, Cozman; Dafina Zeqiri po ashtu me të dashurin Dj.Blunt, Getoar Selimi me Bleona Qerretin, e cila kësaj here u shfaq si shoferja e tij në klip, Gena në dy bashkëpunime hit me Flori Mumajesin dhe Nora Istrefin, italiani Daniele Meo me djemtë shqiptarë të “Revolt Klan” etj. Lë të shohim renditjen e 10 këngëve më të dëgjuara të momentit:

10 hitet e verës

1. “Fenix”, kënduar nga Tuna ft. Cozman  
2. “Gili Gili”, Sinan Hoxha
3. “Mos e nal”, Dj Blunt & Real ft. Duffye
4. “Po t’shoh përmas”, Getoar Selimi (Tingulli Trent)
5. “Le mama”, Nora ft. Gena & Jean Diarra
6. “Jo vetëm fjalë”, Gena & Flori
7. 1990, Elvana Gjata ft Mc Kresha
8. “Kjo zemër” (Ngjyra e kuqe 2) Adrian ft. Floriani
9. “Adesso Balla”, Daniele Meo ft. Revolt Klan

Related

Zanfina lanson videoklipin “Ma ngat” (VIDEO)

Këngëtarja e mirënjohur kosovare, Zanfina Ismaili ka lansuar sonte video klipin e saj të këngës më të re “Ma Ngat”.Producentë të këngës janë Zzap & Chris ndërsa tekstin e ka bërë Robb Daddy ndërsa...

Follow Us

Hot in weekRecentComments

Hot in week

Recent

Historia e vërtetë e zbulimit të Mesharit

Në këtë shkrim përvijohet historia e zbulimit të veprës së Buzukut së bashku me përpjekjet e kryera nga arbëreshët e Sicilisë për të nxjerrë në dritë një botim kritik të tekstit të Mesharit. Isht...

FOTOT/ Dhe mbretëresha është Alessandra Ambrosio

Ajo është një nga engjëjt e “Victoria’s Secret”.Por në mbrëmjen e të enjtes në Kanë, në galanë kundër AIDS, Alessandra Ambrosio nuk kishte asgjë engjëllore.Ajo ishte një nga femrat më të bukura, ndërs...

Bëhuni gati për një verë tepër të nxehtë!

Parashikimet tregojnë se prilli ishte muaji më i nxehtë i regjistruar, por “El Nino” do të ketë më pak uraganeMuaji prill ishte muaji i parë më i nxehtë, i regjistruar ndonjëherë, kanë treguar parashi...

Tragjedi në Kurbin, nëna vret të bijën me automatik, më pas veten

Një ngjarje tragjikë është shënuar në qytetin e Kurbinit, pasi nëna ka vrarë vajzën e saj dhe më pas veten. Ngjarja e rëndë është shënuar vetëm pak momente më parë në komunën Fushë–Kuqe, ku Mimoz...

TURQI – Dy të vdekur pas konfrontimeve në Stamboll mes policisë dhe protestuesve

 I dyti protestues vdiq sot pas plagëve të marra në konfrontimet e dhunshme të ditës së djeshme mes policisë dhe manifestuesve në një lagje të njohur të Stambollit, njoftoi për median guvernatori...

Comments

Ulio:

This comment has been hidden from the blog.

rudi:

This comment has been hidden from the blog.

Philip:

This comment has been hidden from the blog.

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item