Elisa Gjerani, imazhi i ri i News 24 në “Natë me Xhaxhiun”
Elisa Gjerani ka hequr dorë nga emisioni i saj i përjavshëm “E Diela Mirëmëngjes” dhe si gazetare e shumë emisioneve të tjera kryesore në Or...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2013/09/elisa-gjerani-imazhi-i-ri-i-news-24-ne.html
Elisa Gjerani ka hequr dorë nga emisioni i saj i përjavshëm “E Diela Mirëmëngjes” dhe si gazetare e shumë emisioneve të tjera kryesore në Ora News. Për tre sezone me radhë Elisa Gjerani qe pjesë e pandashme e Ora News-it në programacion. Ajo solli një rrezatim ndryshe me mënyrën e saj të të prezantuarit të lidhjeve direkte, solli një gazetare humane dhe njerëzore në reportazhe, por gjithashtu me lirshmërinë e saj në ekran si moderatore bëri që të dielave publiku të zgjohej ngrohtë dhe ëmbël nën shoqërinë e vajzë simpatike. Adhuruese e sfidave, ajo flet për marshimin drejt një beteje të re, po aq të bukur, me të papriturat që fal vetëm live, në një emision të përnatshëm, nga e hëna në të premte, me një partner profesionist si Rezeart Xhaxhiu dhe në logon e një televizioni informativ siç është edhe News 24.
Si vjen ky mes shtatori për Elisa Gjeranin?
Në fakt shtatori ka hyrë me surpriza dhe risi për mua. Më është dashur të marr propozime interesante nga emisione dhe televizione të klasit të parë, siç i quajmë shpesh ne gazetarët, dhe kam marrë vendime po kaq të vështira. Këtë sezon e kam ndjerë veten realisht në merkaton e gazetarëve. Në fakt më është dashur shumë punë dhe sakrificë për t’a arritur. Kisha pritshmëri të tjera për shtatorin, por ja që jo gjithçka u planifikoka.
E kishe menduar që do të bashkëprezantoje një ditë me Xhaxhiun?
Të them të drejtën, jo. Por kam qenë ndjekëse e rregullt e tij. Në fakt mua më ndodh gjithnjë ky fenomeni i të punuarit me ata persona që kam qysh në vogëli që i ndjek, bie fjala këtu për Kozeta Kurtin, Mustafa Nanon, etj. Jam e lumtur që do të jem përkrah një personi profesionist, bashkëpunues dhe të mbushur plot e përplot mirësi. Është e rrallë kjo në ditë t e sotme, me besoni!
Mendon se ke bërë një zgjedhje të drejtë, të lësh një TV për një tjetër?
Nuk është të lësh një televizion për një tjetër televizion, nuk është kaq e thjeshtë . E rëndësishme është ta ndjesh brenda vetes kur është momenti për të bërë diçka tjetër, diçka që të të mbush pak më shumë se dje, diçka më me tepër përgjegjësi, ndoshta diçka edhe më profesionale që do t’i vlej emrit tënd. Zgjedhjet e mia kanë qenë gjithmonë të mira!
Nga 1-10 sa optimiste je për këtë emision të ri?
Jam në nivelin 10, jo vetëm për faktin se 10 quhet numri i bukur, por për faktin se ky emision është ngritur nga Rezeart Xhaxhiu bashkë me ish kolegen e tij përgjatë një sezoni, dhe jam shumë e bindur që njerëzit e kanë bërë të vetin zakonin e të që nurit në ekranet e tyre me tema, të ftuar, me Xhaxhiun, etj. Nuk ka arsye pse të mos jem optimiste, po punojmë fort për ditën e hënë, ditë në të cilën ne do të hapim siparin e këtij emisioni.
A je e kënaqur me atë që ke arritur deri më tani?
Nëse do të isha e kënaqur kam përshtypjen se do të bëja të njëjtën gjë që kanë bërë kolege te mia, pak më të mëdha në moshë, do të isha ndalur, fakti që se kam bërë do të thotë jo.
Ç’mendim ke vetë ti për median shqiptare?
Ka probleme të mëdha, pazare dhe interesa që luhen. Media shqiptare në shumicën e rasteve, jo në të gjitha, nuk di ti vlerësoj punonjësit, aty ku roli i gazetarit është ende në krizë.
Cila është formula jote e suksesit?
(Qesh) Nuk kam një formulë suksesi përveç punës dhe përkushtimit.
Thembra e Akilit?
Të gjithë e kemi, por jo të gjithë e zbulojmë.
Mendon se publiku që të ka ndjekur në Ora News do të vazhdojë të të ndjek edhe tek News 24?
Kam besim se po. Publiku është gjithmonë shumë besnik. Fakti që tanimë do të jem imazh i News 24 në emisionin e mbrëmjes do të më bëjë ndoshta më të njohur dhe më me shumë audiencë karshi figurës time.
Çfarë kanë thënë miqtë tuaj për këtë zgjedhje?
I ka pëlqyer dhe e kanë mirëpritur. Jam në përgjegjësi më të gjithë që kanë besuar tek unë!