Genta do të botojë libër mbi jetën e saj

Njëra ndër këngëtaret më të pëlqyera të skenës sonë, pas një sezoni të ngarkuar me brumje e aktivitete të ndryshme, ka vendosur që t’i japë ...

Njëra ndër këngëtaret më të pëlqyera të skenës sonë, pas një sezoni të ngarkuar me brumje e aktivitete të ndryshme, ka vendosur që t’i japë vetes pushim. Këtë për gazetën Tribuna e ka bërë të ditur menaxheri i saj, Ademi.
“Momentalisht Genta nuk e ka në plan të vijë me ndonjë projekt të ri. Jemi duke pushuar. Pas një sezoni goxha të mirë që e ka pasur e meriton një pushim” është shprehur Ademi. Ndryshe ai ka bërë të ditur se puna e tyre ekipore rreth librit biografik të Gentës intensivisht është duke u bërë e plotësuar. Libër ky që në duart e publikut pritet të jetë vitin e ardhshëm.
“Jemi duke punuar në librin e karrierës së Gentës. Pritet që verën e ardhshme të botohet dhe të jetë në duart e publikut”, ka thënë për Tribuna, menaxheri i Genta Ismailit.

Related

Showbiz 1877080940378921628

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item