“Një ofertë paturpësisht e parefuzueshme”/ Adi Krasta merr 250 mijë euro për një vit punë

Prezantuesi i njohur, Adi Krasta ka vendosur që të braktisë ekranin e Vizion Plus për të kaluar në një tjetër televizion, Agon Channel. Siç ...



Prezantuesi i njohur, Adi Krasta ka vendosur që të braktisë ekranin e Vizion Plus për të kaluar në një tjetër televizion, Agon Channel.
Siç raporton Panorama Plus, oferta ndaj tij është e majme.
Vetë Krasta është shprehur se është një ofertë ‘paturpësisht e parefuzueshme’.
Sipas Panorama Plus, në llogarinë bankare të Adi Krastës janë depozituar plot 250 mijë euro për një vit punë.
Por çfarë do të bëjë Adi Krasta për të justifikuar shumën që i ka dhënë pronari italian, Francesco Becchetti?
Ai do vazhdojë formatin e emisionit “A Show”, ndërkohë që do nisë edhe dy programe të tjera.
I pari është pak a shumë një version kundër Big Brother, pasi synon që të vërë në konkurrim studentët e shkëlqyer.
Ndërkohë që programi tjetër është një variete e të shtunës në mbrëmje./ep

Related

Showbiz 1778383508047244330

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item