“Mos reshtni së ëndërruari për princin, unë e gjeta”
Armina Mevlani pohon se e ka gjetur princin e saj të kaltër. 22-vjeçarja Siguroi se do ta dojë atë edhe në opozitë Deklarata e saj e dashuri...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2013/09/mos-reshtni-se-enderruari-per-princin.html
Armina Mevlani pohon se e ka gjetur princin e saj të kaltër. 22-vjeçarja Siguroi se do ta dojë atë edhe në opozitë
Deklarata e saj e dashurisë thuajse i ka bërë për vete të gjitha vajzat ëndërrimtare. Armina ka pohuar vetëm dy ditë më parë në një intervistë se ajo e ka gjetur princin e saj të kaltër dhe se i bën thirrje të gjitha vajzave të mos rreshtin së ëndërruari për të. e nëse ndonjëherë kjo vajzë u është dukur shumë ëndërrimtare, ç’mund të themi sot, pas kësaj deklarate? Në fakt, rasti i kësaj vajze na rrëfen se ëndrrat ka ditur t’i përkthejë drejt një realiteti, i cili ndonjëherë nuk është treguar shumë i sinqertë me të. Kështu rrëfen Armina Mevlani, dikur drejtuese e një reviste, për marrëdhënien e saj me median. Ajo tregoi se ndonjëherë është ndier nën një presion me të cilin tashmë është mësuar. E megjithatë, nuk është e vështirë që një vajzë si ajo, në një moshë aq të re të jetë e suksesshme në median e shkruar dhe në atë viziven.
E dalluar për format e saj trupore që thuajse nuk lënë mashkull pa tunduar, ajo e filloi marrëdhënien e saj seriozisht me median falë disa fotografive dhe klipeve ku bukuria e saj binte në sy. Që atëherë, ajo ka pasur marrëdhënie të shkëlqyera me këtë të fundit. Mirëpo, pas zbulimi të marrëdhënies së saj me djalin e ish0kryeministrit Sali Berisha, ajo filloi t’i largohej ca intervistave, prononcimeve dhe të gjitha atyre që dikur i kishin dhënë një aureolë suksesi. Sigurisht që të flasësh për dashurinë nuk është një gjë e thjeshtë dhe të flasësh për një djalë ish-kryeministri me siguri që është akoma edhe më e vështirë. Edhe pse bukuroshja nuk ka folur kurrë për këtë çështje, dhe nuk e ka përmendur kurrë emrin e partnerit të saj në jetë, sot të gjithë e dinë që ai është Shkëlzen Berisha. Në intervistën e saj të fundit ajo eka quajtur partnerin e saj, princin e ëndrrave. Madje, Armina Mevlani nuk ka denjuar as të mos pranojë se ajo është një vajzë ëndërrimtare. Prej kohësh ajo e kishte ëndërruar një njeri si ai, dhe më në fund me buzëqeshje në fytyrë tha se ishte e lumtur që e kishte gjetur atë. Mirëpo e ngacmuar më tej nga gazetarët e pranishëm, ajo nuk ka dashur të flasë më shumë se sa një premtim.
“Do ta dua princin tim të kaltër edhe kur tani në opozitë”. Dhe ky premtim në fakt, nënkupton se ndoshta Shkëlzeni duhet ta marrë për seriozisht këtë vajzë. Armina tha se nuk ka dashur ta ndajë historinë e saj të dashurisë me median deri në momentin që ajo dhe princi i saj i ëndrrave do të kishin vërtet diçka për t’i përcjellë medias. E meqenëse, ajo ka folur dje për partnerin e saj, ne mund të aludojmë për ndonjë të re që mund të na vijë së shpejti nga kjo marrëdhënie. Nuk e dimë se si ta marrim këtë deklaratë të bukuroshes Arminë, pasi fakti që na tha diçka më shumë sot dhe premtimi publik, ndoshta konfirmojnë atë që shumë mund ta presim: një propozim apo një plan edhe më serioz. Dhe duke uruar që ajo, të mos zhgënjehet nga princi i saj, që sigurisht nuk është ideal (ashtu siç e pranoi edhe ajo në intervistën e dhënë për Mag), ne i urojmë Arminës shumë dashuri dhe ëndrra të cilat mund t’i bëjë realitet.
Bëhuni gati të prezantoheni me Arminën balerinë
“Pas një eksperience të gjatë dhe të bukur dy-vjeçare në revistë, tashmë u largova për shkak të impenjimeve të tjera profesionale dhe personale të cilat më kufizonin edhe kohën. Ishte një largim me konsensus dhe falenderoj ata që më dhanë mundësinë dhe ata që punuan së bashku me mua për kaq e kaq kohë. I uroj suksese në vazhdim revistës në të cilën kam punuar për kaq kohë. Ky nuk do të jetë një largim i imi i përhershëm nga media pasi shumë shpejt do të shihemi në televizion dhe me projekte të reja”. Ky ka qenë një nga statuset e saj në profilin e saj në rrjetin social Facebook, sisa ditë përpara daljes në një intervistë dhe zbulimit të projektit të saj të ardhshëm televiziv. Armina ka zbuluar dy ditë më parë se, ajo do të jetë pjesë e një spektakli kërcimi. Ajo nuk e ka zbuluar në fakt emrin e partnerit të saj në “Dancing with the stars” ashtu si edhe më parë nuk ka zbuluar asnjë nga partnerët e saj të mëparshëm. Kështu që të gjithë të bëhemi gati të njihemi me një pjesë tjetër të Arminës, jo më në prezantim apo gazetari. Dhe as në modeling, por bëhuni gati të njiheni me hapat e saj të kërcimit. Sigurisht, që ajo nuk ka pranuar se do të heqë dorë nga modelingu. Marrëdhënia e saj shumë e mirë me fotografinë do të konfirmohet kurdoherë, sepse ajo do të jetë gjithnjë gati të pozojë përpara bliceve fotografikë.
Armina nuk është një femër e lirë, si ato të Bukowski-t
Në intervistën e dhënë në Top Channel, Armina është pyetur edhe për librin që ka lexuar gjatë verës, libër të cilin “Shekulli” ua përcolli si lajm disa javë më parë. E pyetur për përvojën e saj të leximit në plazh një libër erotik si ai i Charls Bukowskit, ajo ka thënë se do të kishte qenë më mirë po të mos e kishte lexuar. Për një vajzë që pëlqen historitë rozë, romantike dhe me fund të lumtur, romani “Femrat” e Bukowski-t nuk kishte i përshtatshëm. Dhe sigurisht pyetjet që lindën pas publikimit të këtij lajmi në gazetën “Shekulli” ishin të shumta. Dikush pyeste se si ka mundësi që Armina po lexon një libër kaq erotik, një një temperaturë rreth 40 gradë celsius. Komentet e tjera bëjmë mirë të mos i cekim, pas komentet për një vajzë të bukur si Armina mund të mos kenë fund. Armina Mevlani zgjodhi që këtë verë bregut të detit të lexojë “Femrat” e Bukowski-t. Ende nuk e dimë nëse Armina ka zgjedhur me kast “Femrat” e Bukowski-t për t’u shfaqur po aq erotik sa libri, por edhe nëse eka bërë këtë, Mevlani ka arritur të tërheqë vëmendje teksa lexon me bikini. Sepse ky lajm i publikuar më parë tek “Shekulli” është komentuar dy ditë më parë në intervistën e dhënë në Mag. Armina Mevlani rrëfeu në këtë intervistë se libri nuk i kishte pëlqyer aspak sepse nuk ishte në natyrën e saj të lexonte libra aq brutalë. E në fakt, Armina gjithnjë është shfaqur si një vajzë delikate së cilës i shkon shumë roli i koketës dhe ëndërrimtares. Ajo nuk e ka pranuar kurrsesi krahasimin që i është bërë me një nga femrat e Bukoëski-t. Mevlani ka reaguar menjëherë duke thënë se ajo nuk është një femër aq e lirë. Ajo kushton shumë më tepër se “femrat” e shkrimtarit francez që e vlerëson thuajse gjithë bota. Me siguri kritikët e letërsisë nuk do ta pëlqenin këtë pjesë të intervistës së bukuroshes shqiptare, e megjithatë mbetet të themi atë që gjithmonë thuhet për të shpëtuar në të tilla raste: letërsia, ashtu si edhe bukuria është relative. Nuk është çudi që Arminës nuk i ka pëlqyer një libër i tillë.