Ja kush janë 10 njerëzit më të kërkuar në botë
E ndërsa të gjithë mund të presin se njeriu më i kërkuar në botë mund të jetë ndonjë terrorist, gabohen. Njeriu më i kërkuar në të gjithë bo...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2013/09/ja-kush-jane-10-njerezit-me-te-kerkuar.html
E ndërsa të gjithë mund të presin se njeriu më i kërkuar në botë mund të jetë ndonjë terrorist, gabohen. Njeriu më i kërkuar në të gjithë botën sipas revistës amerikane “Forbes” është bosi meksikan i drogës, Joaquin Guzman, ‘El Kapo’. Ky i fundit njihet si drejtues i organizatës ndërkombëtare të trafikut të drogës dhe që nga viti 2003 ai është personi më i kërkuar nga autoritetet meksikane dhe tashmë edhe nga SHBA-ja. Sipas “Forbes”, Guzman do të bënte gjithçka për të shtuar pasurinë e tij miliarda dollarëshe. Revista “Forbes” thotë se El Kapo është i pamëshirshëm dhe shumë i vendosur. Trafikanti më i fuqishëm i drogës në Meksikë ka marrë “famën” e trafikantit të dikurshëm kolumbian, Pablo Escobar. Guzman, i njohur si “el Chapo”, apo “shkurtabiqi” drejton kartelin e “Sinaloa”, i specializuar në importimin e kokainës nga Kolumbia dhe në trafikimin e saj në SHBA, shpeshherë nëpërmjet tuneleve. I pamëshirshëm dhe i vendosur, Guzman ka arritur të fitojë terren pas një beteje të përgjakshme për pushtet në Meksikë, mbi korridoret e transportit drejt SHBA-së, ku kanë ngelur mijëra vetë të vdekur. Pasi gjykatat meksikane vendosën që ai mund të ekstradohej në SHBA në vitin 2001, Guzman u arratis nga burgu në një kamion rrobash të palara. Ajo çfarë kanë të përbashkët të gjithë është se krimet e tyre të kryera në nivel kombëtar apo ndërkombëtarë kanë pasur një domethënie të tillë, saqë duhej të ndiqeshin botërisht. Në vend të dytë të listës në “Forbes” për më të kërkuarit është indiani Daeod Ibrahim, drejtues i organizatës më të madhe të krimit në vendin e tij më rreth 5000 rrjete të fuqishme. Rusi Semion Mogilevich, ndodhet në vend të tretë të listës së më të kërkuarve, ai është cilësuar si bosi i të gjithë bosëve. Në këtë listë është edhe sicciliani Matteo Messina Denaro i “Cosa Nostras”. Në këtë listë bëjnë pjesë edhe disa nga terroristët më të kërkuar në botë, sicc është lideri i tanishëm i Al Kaedës, Ayman al-Zaëahiri, që ka vendin e dytë në këtë listë.
1. Joaquin Guzman
Trafikanti më i fuqishëm i drogës në Meksikë ka marrë “famën” e trafikantit të dikurshëm kolumbian, Pablo Escobar. Guzman, i njohur si “el Chapo”, apo “shkurtabiqi” drejton kartelin e “Sinaloa”, i specializuar në importimin e kokainës nga Kolumbia dhe në trafikimin e saj në SHBA, shpeshherë nëpërmjet tuneleve. I pamëshirshëm dhe i vendosur, Guzman ka arritur të fitojë terren pas një beteje të përgjakshme për pushtet në Meksikë, mbi korridoret e transportit drejt SHBA-së, ku kanë ngelur mijëra vetë të vdekur. Pasi gjykatat meksikane vendosën që ai mund të ekstradohej në SHBA në vitin 2001, Guzman u arratis nga burgu në një kamion rrobash të palara. Që atëherë autoritetet nuk kanë arritur ta kapin.
2. Ayman al-Zawahiri
Lideri aktual i Al Kaedas është njeriu më i kërkuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai është përgjegjës i sulmeve të vitit 1998 në ambasadat amerikanet në Tanzani dhe Kenia, ku u vranë me qindra njerëz. Ish zëvendësi i Osama Bin Laden ka qenë prej disa vitesh numri dy i Al Kaidës, ndërsa pas vrasjes së Osamës, ai është numri një i organizatës terroriste.
3. Dawood Ibrahim
Njeriu më i kërkuar i Indisë, drejton “D-Company” një grup krimi i organizuar me bazë në Mumbai. Ky djalë polici, mbikëqyr një perandori kriminale të përfshirë në të gjithë llojet e aktiviteteve ndërkombëtare, duke përfshirë trafikun e drogës, falsifikimin, kontrabandën e armëve dhe vrasjet. Ibrahimi dyshohet se ka organizuar shpërthimet e Bombeit në vitin 1993, ku mbetën rreth 257 vetë të vrarë dhe 713 të plagosur. Ai mendohet se ka lidhje me Al-Kaedën. SHBA e kanë deklaruar atë terrorist botëror dhe OKB-ja ka tentuar të ngrijë asetet e tij. Edhe pse qeveria e Pakistanit e mohon, Ibrahimi 52-vjeçar mund të ndodhet pikërisht në këtë vend. Mendohet se ai ka lidhje të ngushta me Shërbimet e Inteligjencës së Pakistanit dhe se gjithashtu ka kryer operacione plastike për të ndryshuar paraqitjen.
4. Semion Mogilevich
Bos i mafias ruse. Është përgjegjës për një mashtrim milioner në dëm të mijëra biznesmenëve, që kanë pësuar një agresion prej 150 milionë dollarësh. Zotëron pasaportë ruse, izraelite, ukrainase dhe greke. Ai u arrestua në vitin 2008 për evazion taksash, por u lirua një vit më pas. SHBA kërkoi ekstradimin e tij, por mungesa e një marrëveshje ekstradimi më Rusinë, bëri që ai të lihej i lirë. Ai akuzohet nga FBI për vrasje të shumta, madje edhe për trafik të materialeve nukleare.
5. Nasir al-Wuhayshi
Ish sekretari i Osama Bin Laden, al-Wuhayshi është aktualisht lideri i Al Kaedës në Jemen. Ai u arratis nga një burg jemenas në vitin 2006 dhe operon në mënyrë perfekte në këtë vend duke futur në organizatë rekrutë të rinj. Ai është përgjegjës për shumë sulme ndaj amerikanëve, dhe një nga njerëzit që SHBA po bën të pamundurën për ta ekzekutuar.
6. Matteo Messina Denaro
Rrjeti më i famshëm i krimit të organizuar në botë vazhdon të jetë i fuqishëm dhe anëtari më i famshëm dhe i frikshëm, i cili ndodhet në arrati është Denaro, i njohur gjithashtu edhe si “Diabolic”. Pleiboi i mafies italiane, Denaro, njihet për stilin e jetesës së dhënë pas kënaqësisë, pasionin e tij për makinën “Porche” dhe markën e orës “Rolex”. Ai mendohet se ka marrë përsipër veprimet e mafies në periudhën që preku organizatën mafioze “Cosa Nostra”, ku u arrestuan disa prej liderëve të saj. Ndër anëtarët më të njohur që u arrestuan ishte Bernardo Provenzano, i cili mundi të kapej nga autoritetet italiane në vitin 2006. Denaro luajti një rol të rëndësishëm në fushatën e “Cosa Nostra” në vitin 1993.
7. Alimzhan Tokhtakhounov
Tokhtakhounov, nga Uzbekistani është fytyra e re e mafiozit rus. Tokhtakhounov njihet si “Taiwanchik” për shkak të tipareve të tija aziatike. Qeveria amerikane e konsideron atë një “figurë të madhe në krimin e organizuar euro-aziatik”, i cili është përfshirë në “shpërndarje droge, shitje ilegale armësh dhe trafikim i automjeteve të vjedhura”. Ai dyshohet se ka dhënë ryshfete në gjithçka në Utah, nga konkurset e bukurisë e deri tek lojërat sportive. Në vitin 2002, qeveria amerikane e akuzoi atë se i kishte dhënë ryshfet anëtarëve të jurisë të patinazhit artistik, që të votonin në favor të skuadrës franceze.
8. Felicien Kabuga
Njeriu më i kërkuar në Afrikë akuzohet se është personi kryesor që qëndron pas një prej gjenocideve më të tmerrshme në historinë njerëzore. Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve për Ruandën po e kërkon Kabuga-n për “shkelje serioze nën Konventën e Gjenevës 1949, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid”, në lidhje me masakrën e mbi 800 mijë grave, burrave dhe fëmijëve nga Ruanda në 100 ditë terrori në vitin 1994. Biznesmeni i pasur akuzohet se ka regjistruar grupet guerile Hutu që kanë kryer vrasjet. Stacioni radiofonik i Kabuga përhapte ideologjinë ekstremiste Hutu dhe ka nxitur dhunën ndaj popullsisë Tutsi në Ruandë. Ai gjithashtu ka furnizuar me armë, uniforma dhe transportim trupat. Kabuga është larguar nga Ruanda dhe mendohet se është diku në Afrikë.
9. Joseph Kony
Kony është kreu i “Lord’s Resistasnce Army”, një grup gueriles që po përpiqet për të stabilizuar një qeveri teokratike në Ugandë, duke përdorur mënyra brutale. Nën Kony-n, “Lord’s Resistasnce Army” ka zhvendosur 2 milionë njerëz dhe ka krijuar shkallën më të lartë të rrëmbimit të fëmijëve në botë. Kony ka urdhëruar rrëmbimin e rreth 60 mijë njerëzve, duke përfshirë 30 mijë fëmijë, duke i detyruar ato të luftojnë në fushatën e tij të vrasjeve, përdhunimeve, gjymtimeve dhe skllavërisë seksuale. Mendohet se ai i detyron fëmijët të vrasin prindërit e tyre, si pjesë e fillimit të pjesëmarrjes në grupin e tij. Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve ka lëshuar një urdhër arresti me 33 akuza.
10. Doku Umarov
Është Osama bin Laden i Rusisë, i cili kërkon ngritjen e një federatë islamiste në Çeçeni. Umarov fillimisht ishte vetëm një lider separatist çeçen, por tani është një ndër terroristët më të mëdhenj, ai është fajtor për bombardimimin stacionit hekurudhor në Moskë ku vënë 40 persona, gjithashtu ai ënjtë akuzuar nga qeveria ruse edhe për bombardimin në aeroportin e Moskës ku mbetën të vrarë me dhjetëra rusë të tjerë. Ai nuk është i kërkuar vetëm nga Rusia, por edhe nga SHBA që ka vënë si dëmshpërblim 5 milion dollarë për secilin që jep informacion për të.