Shqipëria, “Bukuroshja e Fjetur” e Mesdheut
Shqipëria në sytë e agjencisë më prestigjioze të turizmit ndërkombëtar “Lonely Planet” dhe pikat më tërheqëse të Tiranës Turizëm Nga Lonely ...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2013/05/shqiperia-bukuroshja-e-fjetur-e-mesdheut.html
Shqipëria në sytë e agjencisë më prestigjioze të turizmit ndërkombëtar “Lonely Planet” dhe pikat më tërheqëse të Tiranës
Turizëm
Nga Lonely Planet
Ndër destinacionet më të mira të Europës për vitin 2013, Shqipëria përfshihet në vendin e katërt pas ishujve grekë, Lisbonës dhe Islandës.
“Lonely Planet” është botuesi më i madh i guidave turistike në botë. Ky gjigant u krijua fillimisht nga Maureen dhe Toni Wheeler në vitin 2007 dhe në vitin 2011 u ble plotësisht prej BBC.
Ndër 500 guidat e ndryshme që boton çdo vit në tetë gjuhë të botës, gjendet edhe përshkrimi turistik i Shqipërisë, e cila përmendet si “Bukuroshja e Fjetur e Mesdheut”.
“Para viteve ’90, -citon ‘Lonely Planet’, Shqipëria ishte një e panjohur e mistershme për turistët, që kërkonin vende të reja”. E paprekur, me plazhe të pastra plot rërë të bollshme dhe me njerëz të çorientuar prej vuajtjeve 50-vjeçare.
Ndonëse edhe sot ky vend ofron bukuri të rralla në Europë, gjërat kanë ndryshuar shumë për Shqipërinë.
Ju mund të gjeni plazhe të pacenuara përgjatë bregdetit jonian. Vizitoni qytetin sharmant të Sarandës, Beratin e lashtë e historik dhe eksploroni kështjellat e mrekullueshme majë maleve.
Ndërsa kryeqyteti modernizohet gjithnjë e më shumë, në veri të Shqipërisë do të gjeni malësorët e ashpër dhe malet e thepisura, që ruajnë kufijtë kryerëndë e mbrojnë reputacionin e lashtë kombëtar.
Jo vetëm për aventurë, Shqipëria është një vend i ngrohtë dhe bujar, me pika mjaftueshëm tërheqëse që ruajnë interesin e turistëve kurdoherë.
Jo shumë kohë më parë, kur Ballkani konsiderohej si “një destinacion për trimat”, vetëm më të guximshmit mes trimave, vizitonin Shqipërinë.
Qëkur turistët e parë guxuan të eksploronin Shqipërinë në vitin 1990, rrëfenja të shumta u krijuan për këtë vend. Pëshpëritej për plazhet e kaltra, kuzhinën e mirë, trashëgiminë kulturore, jetën e natës, aventurat e lehta dhe udhëtimet e papritura në natyrë të hapur, pa harruar këtu vendasit e armatosur, ende të pamësuar me udhëtarët e huaj.
E damkosur me vulën e klishesë së ekzistencës së mafies dhe e zbukuruar me sloganin “Një dashuri e re mesdhetare”, Shqipëria pritet që shumë shpejt të jetë pjesë e udhëve të rrahura nga turistët e shumtë.
Këshilla praktike për turistët
Klima. Shqipëria bregdetare ka një klimë mesdhetare. Vera është piku i sezonit turistik, kur njerëzit për t’u shpëtuar temperaturave të larta të korrikut i drejtohen plazhit. Koha më e mirë për të vizituar Shqipërinë është pranvera dhe vjeshta.
Paratë dhe kartat e kreditit. Bankomatet janë të shumtë në numër në Shqipëri, në çdo qytet do të mund të gjeni të tillë.
Vetëm hotelet më të mëdha dhe agjencitë e udhëtimit mund të pranojnë karta krediti, të gjitha transaksionet e tjera jashtë Tiranës bëhen me para në dorë.
Çdo qytet ka tregun e tij të valutës, zakonisht operohet në rrugë përballë zyrave qendrore të postës dhe bankës së shtetit.
Jeni të lirë të këmbeni valutë te këta persona, pasi nuk është e rrezikshme apo ilegale, vetëm sigurohuni që t’i numëroni paratë dy herë përpara se të ikni.
Avantazhi i kësaj praktike është arritja e një shume të kënaqshme dhe shmangia e një përqindëshit të komisionit të bankës. Euro dhe dollari amerikan janë dy monedhat e huaja më të përdorura.
Nëse largoheni nga Shqipëria, nuk do të jeni në gjendje t’i këmbeni paratë vendase (lekë), në ndonjë vend tjetër, prandaj sigurohuni që të mos i merrni me vete.
Pikat tërheqëse të Tiranës
1. Muzeu Historik Kombëtar ka në krye një mozaik të mrekullueshëm të Shqipërisë në periudhën e realizmit socialist. Ai tregon për shqiptarët krenarë, që marshojnë përmes historisë me flamurin kuqezi. Në brendësi të thesareve arkeologjike të këtij vendi të lashtë, gjenden objekte që datojnë deri 100 mijë vjet para Krishtit. Seksioni i gjerë partizan-komunist është ruajtur, por pa përkthime në anglisht. Mund të gjeni tashmë edhe një ekspozitë memorial të viktimave të regjimit të Hoxhës.
2. “Princ Park” gjendet në majë të parkut të qytetit, është një restorant që ngjason me një shtëpizë gjuetarësh, me zjarr në dimër, me veshje prej druri dhe me brirë dreri të varura në mur. Kuzhina është italiane, me disa mundësi vegjetariane për makaronat.
3. Periferia e Tiranës është mundësia ideale për ndërmarrjen e tureve aventuriere si çiklizmi malor, ngjitja e malit të Dajtit dhe qëndrimi në fshatrat përreth.
4. “Bukë dhe Ëmbëlsira Franceze”, është një nga pak pikat e mira në Tiranë për të ngrënë mëngjes. Mund të ndaloni aty për një kafe dhe kroasant ose mund të merrni me vete të shijshmen “pain au chocolat”.
5. Kalaja e Justinianit, përgjatë rrugës “Murat Toptani” janë muret gjashtë metër të lartë të Kalasë së Justinianit, e fundit kala e mbetur prej epokës bizantine.
6. “Efendi”, e vendosur në një ndërtesë, që nuk bie shumë në sy në Bllok, është një nga eksperiencat më të mira të ushqimit autentik otoman, që përcjell jo vetëm një leksion mbi historinë, por edhe për kuzhinën turke. Shefi i kuzhinës, Ahmet Dursun, ka studiuar në një nga kuzhinat më të mirë turke. Ai ka udhëtuar nëpër Ballkan duke mbledhur receta nga më të veçantat për t’ia servirur ato klientëve të lokalit.
7. Piramida, e njohur ndryshe si Muzeu i Enver Hoxhës, u projektua prej vajzës dhe dhëndrit të tij. E veshur me mermer të bardhë dhe mure prej xhami, dikur shtëpi e një statuje të madhe të diktatorit, është tani një disko. Përballë saj gjendet Kambana e Paqes si një përkujtimore e vështirësive të hasura gjatë viteve postkomuniste, e farkëtuar me gëzhojat e mbledhura prej nxënësve shqiptarë gjatë anarkisë së viteve 1997.
8. Galeria Kombëtare e Artit ka një koleksion të mrekullueshëm, që fillon me ikonat e shekullit të 13 dhe mbaron me veprat moderne të artit. Më interesantet janë kanavacat e mëdha të periudhës së realizmit socialist. Aty cilësohet qartazi roli i femrës, me veprën më përfaqësuese “Lokja” (1983).
9. “Natyral dhe Organik” është një dyqan suveniresh në Bllok, që mbështet dhe shpërndan produkte të fshatit si vaji organik i ullirit, mjalti, çaji, vezët, erëzat, rakia dhe konjaku, të cilat përbëjnë dhurata shumë të vlefshme për miqtë tuaj. Natyral dhe Organik është gjithashtu një qendër që mbështet aktivitetet mjedisore.
10. Kulla e Sahatit pas xhamisë së qytetit, gjendet një kullë sahati e lartë, të cilën mund ta ngjisni. Është një vend shumë i qetë për të vështruar sheshin dhe qytetarët që lëvizin në të.
11. Kinema “Milenium 2” është një nga kinematë më të preferuara të kryeqytetit, paraqet filmat më të fundit, zakonisht në anglisht dhe të titruara në shqip. Përballë saj ka një kopsht shumë të frekuentuar që shërben si bar.
12. Ish-rezidenca e Enver Hoxhës e strukur diku mes Parkut Kombëtar, bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe lumit Lanë, ishte dikur lagja e ndaluar e Partisë Komuniste, tashmë i ashtuquajturi “Blloku trendi”. Kur zona u hap për publikun në vitin 1990, shqiptarët u dyndën për të parë sesi jetonin drejtuesit e klasës politike vendase. Krahasuar me shokët e tyre rumunë, udhëheqësit shqiptar jetonin shumë më thjesht.
13. “Sky Club” mund të duket e gabuar që ndalesën tuaj të parë në Tiranë ta bëni në një bar, por një vizitë te kjo kullë rrotulluese është mënyra më e mirë për t’u orientuar me kryeqytetin dhe për të shijuar pamjen e tij spektakolare.
14. Varrezat e Dëshmorëve gjendet në majë të kodrës, në anën tjetër të rrugës, ku janë të varrosur rreth 900 partizanë që vdiqën gjatë Luftës së Dytë Botërore. Nga ky kënd, pamja e qytetit dhe e malit është e mrekullueshme. Ka nga ata që e frekuentojnë akoma këtë vend me gjethe dafinash në duar, për të bërë homazhe për të bukurën dhe të fortën statujën e “Nënës Shqipëri”.
15. Universiteti i Arteve, muzika klasike dhe performanca të tjera shfaqen gjatë gjithë vitit në teatrin dhe amfiteatrin e shtëpisë së artit të studentëve shqiptarë.
16. Sheshi “Skënderbej” konsiderohet si zemra e kryeqytetit shpërthyes të Tiranës. Deri në çastin kur u rrëzua prej qytetarëve të inatosur më 20 shkurt 1991, këtu qëndronte statuja 10 metra e gjatë e mbuluar me fletë ari e Enver Hoxhës, që shihte shkujdesur sheshin. Tani do të gjeni statujën gjigante të Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut, hipur mbi kalë.
17. Kisha e Shën Marisë është një kishë e mrekullueshme që nuk arriti t’u shpëtonte masakrave të diktaturës vendase. Imazhet fantastike fetare të zbardhuara gjatë periudhës komuniste, duhen parë personalisht për t’u besuar. Dëmtime vihen re veçanërisht në të majtë të altarit, te manteli i Magdalenës.
18. “Piazza”, uluni në këtë restorant dhe shijoni elegancën e dhomës së madhe të drekimit, teksa kamerierët me uniformat e tyre shërbejnë kuzhinën italiane, ku përfshihen edhe disa mundësi makaronash vegjetariane.
19. Xhamia e Et’hem Beut u mbijetoi luftërave që prej Luftës Nacionalçlirimtare, deri te shkatërrimi masiv i kishave dhe xhamive gjatë diktaturës, për arsyen e vetme: prej bukurisë së saj. Hiqni këpucët dhe hidhuni një sy pikturave të mrekullueshme në kupolën e saj.
20. “Buda Bar”, në këtë vend të veçantë do të gjeni dritë të dobët, që i buzëqesh qetësisht turmës tepër të kënaqur dhe në modë.
21. Katedralja Katolike e Shën Palit, në pamje të parë nga jashtë mund t’ju lërë përshtypjen e një hoteli, ndërsa brenda ka të gjitha cilësitë e një holli hoteli. Pikturat mbi xhamat e dritareve janë shumë interesante dhe veçanërisht ato të kushtuara Shën Palit II dhe Nënë Terezës.
22. “Plan B” është një vend fantastik për të ngrënë makarona dhe një alternativë e mirë për vegjetarianët, pasi nuk operojnë me meny të gatshme, por sipas dëshirave të klientit, duke servirur vakte me përbërës të freskët.
23. Pallati i Kulturës filloi ndërtimet si një dhuratë prej sovjetikëve në vitin 1960, më pas u vonua për shkak të prishjes së marrëdhënieve mes dy vendeve në vitin 1961.
24. “Era”, e gjendur në zemër të Bllokut, është një restorant tepër tradicional shqiptar. Për vegjetarianët ofron disa mundësi të mira në meny, por hidhini një sy të mirë listës së ushqimeve, pasi mund të gjeni edhe një pjatë të shijshme perimesh të mbushura me mish.
25. Universiteti i Tiranës ofron një imazh të gjithë bulevardit dhe rrugës kryesore të Tiranës. Në anë të këtij universiteti gjendet një statujë e Nënë Terezës me krahë të hapur sikur jep një përqafim të madh për këdo.
26. Libraria “Adrion”, në të do të gjeni libra, revista dhe gazeta nga e gjithë bota. Ka një seksion të pasur të librave në anglisht dhe me libra shumë të mirë shqiptarë.
27. “Living Room” është vendi më hipi në Tiranë ku mund të pini dhe kërceni. Ka “DJ” tepër të mirë, një turmë të këndshme, abazhurë fantastikë dhe kolltukë të stilit të viteve ’70.
28. Teatri i Operës dhe Baletit, përballë sheshit “Skënderbej”, përjashta saj do të gjeni gjithnjë postera të mëdhenj, që tregojnë për shfaqen e radhës. Shfaq balet, opera, orkestrale, muzikë folk dhe aktivitete të ambasadave të ndryshme.
29. “Charl`s” është një pub për studentët rokerë. Ka një pistë të madhe dhe një axhendë përherë të përbërë prej bandave muzikore që luajnë live fundjavave.
Turizëm
Nga Lonely Planet
Bukuritë e përgjithshme turistike të Shqipërisë