Frikë nga mitingjet, turistët e huaj larg pushimeve në Shqipëri
Operatorët turistikë apel partive politike: Jo më zgjedhje gjatë sezonit turistik Zgjedhjet e 23 qershorit po dëmtojnë turizmin shqiptar. O...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2013/05/frike-nga-mitingjet-turistet-e-huaj.html
Operatorët turistikë apel partive politike: Jo më zgjedhje gjatë sezonit turistik
Zgjedhjet e 23 qershorit po dëmtojnë turizmin shqiptar. Operatorët dhe agjencitë turistike në vendin tonë ankohen se numri i turistëve të huaj këtë vit pritet të jetë ndjeshëm më i ulët, e po ashtu edhe të ardhurat që do të grumbullohen nga turizmi. E gjitha kjo për faj të zgjedhjeve të 23 qershorit, të cilat përkojnë me nisjen e sezonit turistik dhe që kanë shkaktuar një frikë dhe imazh të keq te turistët e huaj.
Frika e turistëve
Edhe pse ju pëlqen vendi ynë, këta të fundit kanë shprehur frikë për të ardhur dhe për të kaluar pushimet në Shqipëri, nisur nga zhurma e fushatës elektorale, nga mitingjet e organizuara në çdo cep të Shqipërisë apo nga prezenca e policisë në akset nacionale. Gjithë kjo panoramë nuk i ka sjell gjë tjetër veçse dëm vendit tonë, duke larguar nga Shqipëria edhe ato pak turistë që kishin menduar të vinin këtë vit.
Operatorët turistikë
Përballë kësaj situate, operatorët turistikë kërkojnë që zgjedhjet elektorale të mos zhvillohen gjatë muajve të sezonit turistik, pasi ky proces ndikon në frenimin e turizmit. Sipas tyre Shqipëria edhe në këtë drejtim duhet të mësojë nga eksperiencat e huaja, ku shumë vende të rajonit dhe BE-së i zhvillojnë zgjedhjet në pranverë apo në vjeshtë. Sadik Malaj, kryetar i Unionit të Operatorëve Turistikë shqiptarë, duke folur për këtë situatë të pakëndshme në media, thotë se prania e shtuar e policisë në akse nacionale, punimet në segmentet rrugore, apo mitingjet e partive, japin ndikim negativ tek turistët e huaj. “Asnjë nga vendet përreth (rajonit) apo vende të tjera që e kanë turizmin bazë të ekonomisë së tyre nuk i lënë zgjedhjet gjatë sezonit turistik. Për grupet turistike me kontrata apo që kanë një kalendar të caktuar nuk është se ndikon periudha elektorale. Shtimi i prezencës së policisë rrugore që mund të jenë edhe 3-4 kilometra larg tyre, u bën përshtypje të huajve. Periudha elektorale përkon me maninë që të inaugurohen rrugët një muaj përpara zgjedhjeve. Kemi frikë dhe presim që ndoshta daljet e shqiptarëve për pushime apo turizëm do të jenë më të pakta se viti i kaluar, e po ashtu edhe ardhja e të huajve këtu. Ne kemi bërë vërejtje edhe në takimin që patëm me kryeministrin në Durrës që mos të ishte sezoni turistik si periudhë elektorale”, tha Malaj.
Çmimet
Janë kontratat mes operatoreve turistikë rajonalë që rrisin numrin e turistëve në vendin tonë. Gama e turistëve që vijnë në vendin tonë është zgjeruar me pushues nga vendet aziatike. ”Prurjet turistike ndonjëherë janë shumë më të mëdha në prill- maj dhe nga mesi i qershorit dhe shtator- tetor, sesa periudha e sezonit të lartë turistik. Sivjet ne presim që rritja të jetë 20- 25% më e lartë se sa viti i kaluar dhe kjo tendencë rritjeje ruhet nga viti në vit,” tha Malaj. Organizimi nga operatorët turistikë në grupe të pushuesve favorizon edhe çmimin, i cili është disa herë më ulët se ai i turistëve individual. “Në ofertat që jepen për operatorët boshnjakë, një hotel me pesë yje në bregdet në sezonin e lartë, çmim me 50 euro dhomën ose 25 euro për person, asnjë vend në Mesdhe nuk e jep. Ose në plazhin e Durrësit, hotel me tre yje, japin çmim për fjetje, mëngjes, drekë, darkë, me 20 euro që asnjë vend nuk e jep. Çmimet per grupe të organizuara kanë tjetër raport. Në rastet individuale çmimet janë 30-40% më të larta,” tha Malaj.
Vendet problematike
Problemet në Afrikë, Egjipt dhe vende të tjera kanë bërë që turistët të kërkojnë tregje të reja, mes tyre edhe Shqipërinë. Vitet e fundit është rritur numri i turistëve nga vendet aziatike, Japonia, Tailanda, Kina, por edhe ato perëndimore, si Gjermania, Suedia e Danimarka. Ndërkohë që edhe shqiptarët etnik përbëjnë afro 70-80 % të turistëve në vendin tonë.