Të gjithë ne jemi afrikanë, thonë testet e fundit!
Testet e avancuara të ADN-së që iu janë nënshtruar zbulimeve të fundit të arkeologjisë, tregojnë se të gjitha racat njerëzore kanë prejardh...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2013/05/te-gjithe-ne-jemi-afrikane-thone-testet.html
Testet e avancuara të ADN-së që iu janë nënshtruar zbulimeve të fundit të arkeologjisë, tregojnë se të gjitha racat njerëzore kanë prejardhjen nga kontinenti i Afrikës.
Gjurmimin e genomit njerëzor në vitin 2003 dhe qindra testimet vullnetare të ADN-së, u mundësuan studiuesve të pretendojnë se tashmë kanë një provë fizike (deri më tani besohej teorikisht) për të besuar se të gjithë “jemi afrikanë”.
Analizat e ADN-së së siguruara nga qindra njerëz nga të gjithë kontinentet që kanë shprehur dëshirën për t’u bërë pjesë e studimit, treguan një sekuencë gjenetike të lidhur me Afrikën. E thënë në terma me të thjeshtë, të gjithë personat e testuar kanë patur një stër stër stër…gjysh afrikan.
ADN-të e grumbulluara nga vullnetarët u krahasuan për ngjashmëri dhe sekuanca të përbashkëta me ADN-të e fosileve njerëzore të zbuluara në Etiopi, Kenia, Tanzani dhe Afrikën e Jugut. Disa prej këtyre fosileve provojnë se para “lindjes” së Homo Sapiens, Toka banohej nga specie të tjera, të ngjashme me njeriun./reporteri