Kompjuteri ‘kuantum’, llogaritjet e paimagjinueshme

Makineria nuk përbën tërësisht një kompjuter kuantum, por përdor efektin kuantum për të çuar shkencën në një front të ri me mundësitë që je...


Makineria nuk përbën tërësisht një kompjuter kuantum, por përdor efektin kuantum për të çuar shkencën në një front të ri me mundësitë që jep për llogaritje matematikore

Teknologjia

Alex Mansfield

Një kompjuter me vlerë 15 milionë dollarë që përdor efektet e fizikës kuantike për të fuqizuar shpejtësinë, do të instalohet nga agjencia hapësinore amerikane NASA në një prej laboratorëve të saj. Kompjuteri super i shtrenjtë do të përdoret, përveçse nga NASA, edhe nga “Google” e shkencëtarë të tjerë, të cilët do të kenë akses te kjo pajisje e aftë për të punuar me shpejtësi 3600 herë më të madhe sesa kompjuterët e zakonshëm.
Ndryshe nga makineritë standarde, proceduesi D-Wave Two duket se përdor një efekt të quajtur tuneli kuantik. Kjo lejon arritjen e zgjidhjeve të disa problemeve matematikore në një fraksion të sekondës.
Kërkuesit universitarë do të marrin 20 për qind të kohës për përdorimin e kësaj pajisjeje përmes Agjencisë Hapësinore Universitare të Kërkimit USRA. NASA ka gjasa që do ta përdorë këtë makineri të disponueshme në treg për probleme skedulimi dhe planifikimi.
Kompania kanadeze “D-Wave Systems”, e cila prodhon makinerinë, është parë me skepticizëm përgjatë shumë viteve nga ekspertët e kompjutimit kuantik në të gjithë botën.
Deri sa u kryen kërkime të thelluara këtë vit, disa ekspertë sugjeruan se makineria nuk ishte në gjendje të përdorte fare efektet kuantike.
kuantika 
Kompjutimi kuantik bazohet te shfrytëzimi i sjelljes së çuditshme të materies në shkallë kuantike. Shumica e punës në këtë formë kompjutimi është përqendruar në krijimin e portave logjike kuantike të ngjashme me portat logjike që janë në bazë të kompjutimit konvencional.
Por fizikanët kanë zbuluar në mënyrë të përsëritur se problemi me një përqasje me bazë portën, po i mban bitet kuantike, apo kubitet (njësitë bazë të informacionit kuantik), në gjendjen e tyre kuantike.
“Ti mund të biesh në dekoherencë, ku kubitsat bien në gjendjen e thjeshtë 1 dhe 0 në vend që të mbeten në gjendjen kuantike për të cilën kemi nevojë. Gabimet janë të shumta”, thotë prof. Alan Woodward nga universiteti i Surreit.

Një portë hapet

Në vend të kësaj, “D-Wave Systems” është përqendruar në ndërtimin e makinave që shfrytëzojnë një teknikë të quajtur kalitja kuantike – një mënyrë distilimi e zgjidhjeve optimale matematike nga të gjitha mundësitë.
Kalitja bëhet e mundur nga një efekt fizik i njohur si tunelimi kuantik, e cila mund të pajisë çdo kubit me ndërgjegjen e çdo kubiti tjetër.
“Modeli me portë… është gjëja e vetme më e keqe që i ka ndodhur ndonjëherë kompjutimit kuantik”, thotë Geordie Rose, drejtor për teknologjinë në “D-Wave”. “Dhe kur shikon pas në kohë, në historinë e kësaj fushe, ne vrasim mendjen se pse porta u mendua si një ide e mirë.”

kompjuteri 
Përqasja e dr. Rose është një rrugë krejt e ndryshme për shtruarjen e pyetjes dhe punon tani për tani vetëm për disa lloje pyetjesh. Por, sipas një studimi të prezantuar këtë javë (rezultat i testeve të kërkuara nga NASA dhe “Google”), pajisja është me të vërtetë shumë e shpejtë në gjetjen e zgjidhjeve optimale për një problem që ka potencialisht shumë kombinime të ndryshme të përgjigjeve.
Në një rast, pajisjes iu desh vetëm gjysmë sekonde për të bërë diçka që kompjuterëve konvencionalë i duhen 30 minuta.
Një shembull klasik i problemeve të zgjidhura është ai i një përfaqësuesi shitjesh që po del për të vizituar shumë qytete në një ditë dhe dëshiron të dijë rrugën më të shkurtër që lidh të gjitha qytetet, në mënyrë që të minimizojë kilometrat e përshkruara. Çipi i D-Wave Two mund të krahasojë të gjitha itineraret e mundshme menjëherë, në vend që t’i analizojë ato një nga një me radhë.
Kompjuteri raportohet se do të kushtojë deri në 15 milionë dollarë dhe do ta ketë shtëpinë në një kopsht, ku ventilatorët e stërmëdhenj do të ftohin çipin në pothuajse zero absolute. Ai do të instalohet te NASA dhe do të jetë në dispozicion nga vjeshta e këtij viti.

A është kompjutimi kuantik i mundshëm?

Efektivisht kjo makineri mund të testojë të gjitha zgjidhjet e mundshme në të njëjtën kohë dhe të zgjedhë më të mirën. “Google” dëshiron të përdorë qendrën kërkimore Ames të NASA-s në Kaliforni për të parë sesi mund të ndihmojë kompjutimi kuantik për të përmirësuar teknikat e të mësuarit me makineri dhe inteligjencës artificiale, përfshirë njohjen e zërit.

Shqip

Related

Suplement 1564652678301812430

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item