Misteri i flakës së përjetshme në rrëzë të ujëvarës

Për vite me radhë, shkencëtarët mendonin se flaka e përjetshme në rrëzë të një ujëvare në New York mbahej gjallë nga gazi që prodhohej vazh...


Për vite me radhë, shkencëtarët mendonin se flaka e përjetshme në rrëzë të një ujëvare në New York mbahej gjallë nga gazi që prodhohej vazhdimisht nga disa shkëmbinj të lashtë shumë të nxehtë.
Megjithatë, studiuesit e Universitetit të Indianës kanë zbuluar se shkëmbinjtë që gjenden nën Parkun e kontesë Chestnut Ridge nuk janë mjaftueshëm të nxehtë sa për të prodhuar këtë gaz, çka do të thotë se një tjetër proces ndikon në prodhimin e gazit që mban të ndezur flakën tashmë prej shumë kohësh, por ata ende nuk janë në gjendje të thonë se për çfarë bëhet fjalë konkretisht.
Zjarri i përjetshëm gjendet prapa një ujëvare në perëndim të New York dhe thuhet se ai është ndezur mijëra vjet më parë nga banorët vendas indigjenë.
Zjarre të tilla të përjetshme gjenden në shumë vende të botës dhe prania e tyre justifikohet me gazin natyral që prodhohet nga shkëmbinjtë e nxehtë nën tokë.
flaka ne ujevare.jpg1
Por në rastin në fjalë duket se kemi të bëjmë më diçka ndryshe. Arndt Schimmelmann dhe studiuesit e Universitetit të Indianës janë të sigurt tashmë se flaka në ujëvarën e New York nuk mbahet ‘gjallë’ nga gazi natyror, pasi shkëmbinjtë poshtë saj nuk kanë nxehtësinë e duhur për ta prodhuar atë.
flaka ne ujevare.jpg2
“Temperature e këtyre shkëmbinjve është sa ajo e një filxhani me çaj, gjithashtu lashtësia e këtyre shkëmbinjve nuk është aq e madhe sa mendohet të jetë mosha e zjarrit që digjet sipër tyre”, tha studiuesi.




Related

Reportazhe 2243360586585157848

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item