Misteri që ruan CIA në lidhje me UFO-t

Libri i Alfredo Lissoni “UFO dhe CIA” eksploron sekretet e misteriozës të  “Area 51″, shtetit të 51-të të Shteteve të Bashkuara, strumbullar...


Libri i Alfredo Lissoni “UFO dhe CIA” eksploron sekretet e misteriozës të  “Area 51″, shtetit të 51-të të Shteteve të Bashkuara, strumbullarit të të gjitha mistereve të teknologjisë aliene; rindërton operacionet debunking (diskredituese) dhe cover up (fshehjeje) të presidentëve amerikanë nga Trumani tek Bushi Junior (i riu); zbulon prapaskenat e incidentit ajror në Ëalesville, që e bëri qeverinë hije amerikane të armatosej kundër alienëve dhe të nënshkruante në vitin 1955 një pakt shumë të fshehtë bashkëpunimi antialien me “armikun”, Bashkimin Sovjetik.

Si ndodhi?

Gjithçka filloi natën e 23 qershorit 1947, kur një avion C-46 i marinës rrëzohej në Mount Ranier në shtetin Uashington. Mëngjesin e së nesërmes qendrat ushtarake bregdetare të Uashington-it filluan t’u lëshojnë apele me radio të gjithë avionëve në fluturim, duke ofruar një shpërblim për gjetjen.
Apeli merrej rreth orës 15:00 edhe nga Kenneth Arnold, një biznesmen nga Boise i shtetit Ohio, i nisur pak kohë më parë nga aeroporti Chealis dhe i drejtuar për Seattle për çështje biznesi. Sapo ka dëgjuar njoftimin radiofonik, Arnold u drejtua me një frymë drejt vendit të supozuar të katastrofës, duke fluturuar në 3000 lartësi dhe në rreth 30 kilometra larg nga Zinxhiri i Yakima Falls.
Piloti po synonte drejt kraterit të shuar të Mount Ranger, kur papritmas vëmendja e tij u tërhoq nga një vezullim; kur ka kthyer kokën, është ndeshur në “9 objekte argjendi në formë pjate dhe të mëdha sa një avion C-54″. Disqet dukeshin se fluturonin në formacion në formë pyke.
Njëri nga këta kishte dy krahë të mëdhenj formë bisht dallëndysheje dhe një si dritare qendrore gjigante. Kur disqet u larguan në horizont, Arnold u llogariti shpejtësinë: 1900 kilometra në orë.
Një shpejtësi që asnjë avion në atë kohë nuk ishte në gjendje ta përballonte!
Kur piloti kërkoi t’i ndiqte, disqet u vunë në njëshkolonë vertikalisht dhe u zhdukën me shumë shpejtësi drejt kufirit kanadez. Arnold ia tregoi aventurën e tij shtypit dhe një kronist me fantazi formuloi termin “flying saucers, disqe fluturues”. Lindi kështu epoka e disqeve fluturuese.
Shpejt të gjitha gazetat nuk do të flisnin për gjë tjetër. “Corriere della Sera” e 8 korrikut botonte në faqe të parë: “Fenomeni ka arritur kulmin më 4 korrik kur një sasi e konsiderueshme personash që festonin festën kombëtare është ndeshur në disqe fluturuese.
Piloti Vernon Baird ka deklaruar se ka rrëzuar një disk fluturues pranë parkut kombëtar të Yelloëstone”. Në të vërtetë historia ishte paksa ndryshe: Më 7 korrik 1947 togeri Vernon Baird po pilotonte një dymotorësh P-38 në fluturim në 10000 metra sipër parkut të Yelloestone, duke proceduar me rilevime fotografike, kur papritmas është ndjekur nga një UFO “në formë yo-yo-je”. Deklaroi: “Procedonte me shpejtësi të jashtëzakonshme, duke e rritur me shpejtësi.
Kishim urdhër që t’i rrëzonim me çdo kusht, por u kujtova pas kësaj se pavarësisht se po fluturoja me 360 milje në orë, mjeti i çuditshëm më parakaloi me shpejtësi. Po tentoja ta ndiqja, por atëherë kuptova se po arrinin të paktën një duzinë yo-yo-sh në formacion të çrregullt, tamam sikur gjuajtësit rreshtohen për sulm”.
Ndërsa Baird, i terrorizuar, tashmë imagjinonte një sulm drejt Tokës, yo-yo-ja e parë ndahej më dysh, duke u rrëzuar përdhe (për këtë arsye gazetat do të shkruanin, në mënyrë të gabuar, se piloti kishte “rrëzuar një UFO”).
Por me gjithë kërkimet e Pentagonit dhe të bazës Bozeman, nuk u gjet asgjë, të nesërmen gjithmonë “Corriere” raportonte për një disk fluturues të rrëzuar në Neë Mexico; më 11 korrik i takonte Italisë: “Pjata fluturuese” vërtiteshin rreth kullës “Garisenda” në Bologna.
Por përgënjeshtrimet e para nuk do të vononin. Më 5 korrik “Corriere d’informazione”, në referimin e një vale shikimesh në Kanada, jepte shpjegimin e parë “tekniko-racional”, një eksperiment sekret amerikan në Neë Mexico, “Në Ëhite Sands, gjatë një eksperimenti gjuajtjeje mbi V-2 e 25-të gjerman, 8 persona kanë mbetur të vdekur për shkak të shpërthimit të një serbatori…”. Por miti i UFO-ve, siç do të quheshin më tej, ishte larg nga të vdekurit.
Disa ditë pas shikimit, Arnold mori një telefonatë nga Ray Palmer, botues i revistës ezoterike “Fate”. Ky i fundit, duke folur në mënyrë eksplicite për jashtëtokësorë, tha se kish mësuar për shikime të tjera dhe për një rast me rikuperim fragmente alienësh; pasi Arnold për momentin konsiderohej nga shtypi eksperti i vetëm i fushës, Palmer e ftonte, me pagesë, të intervistonte dëshmitarët e tij, për të rakorduar më pas me gazetën.
Piloti pranoi dhe zbuloi se X-files i ri ishte zhvilluar në orën 14 në 21 qershorit, tri ditë përpara shikimit të tij. Të përfshirë, katër roje bregdetare të ishullit Maury (Tacoma, në kufi me kufirin kanadez): Harold Dahl, djali i tij dhe dy njerëz të ekuipazhit. Dahl, i cili po këqyrte Puget Sound në varkë, kish parë të zbrisnin nga “një mjegull e madhe” 5 trupa rrethorë, të mëdhenj 30 metra, në formacion.
Dukeshin të impenjuar në një manovër ndihme: rrethonin një objekt të gjashtë, i bllokuar në 500 metra lartësi mbi vertikalen e bregut. Ky i fundit qëlloi një breshëri fragmentesh në ujë, pjesë të të cilave ranë mbi motobarkën e Dahl-it, duke e dëmtuar atë. Një copë goditi në krah djalin e Haroldit, ndërsa një copë tjetër, metalike, vrau qenin. Më pas, sikur të ishte lehtësuar, disku rifitoi lartësi dhe, duke u rreshtuar në formacion, u largua drejt detit të hapur me të gjithë grupin.
Të nesërmen Dahl kishte takuar një koleg dhe mik të tijin, Fred Crisman, dhe i kishte treguar gjithçka. Fillimisht skeptik, Crisman kishte vendosur që ta rrihte bregun me shpresën që të rikuperonte ndonjë prej fragmenteve misterioze dhe të nesërmen ia kishte arritur; i përkulur për të mbledhur një fragment metalik, kishte gjetur mbi kokë një disk fluturues të ngjashëm me ata të shkruar nga Dahl! UFO-ja kishte dalë nga një re e madhe dhe kishte kryer një rreth të madh sipër gjirit përpara se të largohej.
Ndërsa Crisman, i shtangur, qëndronte për të fiksuar lëvizjet e këtij objekti të çuditshëm, Dahl merrte telefonatën e një të panjohuri që e ftonte për drekë. Njeriu pranoi, duke menduar për ndonjë klient të mundshëm. Në fakt, roja bregdetare gjatë kohës së lirë zhvishte materiale recupero dhe shpesh i ndodhte që të vihej në kontakt me të panjohur. Në mesditë Dahl takoi bashkëbiseduesin misterioz.

Ngjarja

Ishte një burrë elegant, i veshur krejtësisht me të zeza. Sapo të dy u ulën në tavolinë, njeriu me të zeza filloi të përshkruante në mënyrë të detajuar gjithçka që i kish ndodhur Dahl-it një ditë më parë, në afërsi të ishullit Maury; pastaj, në vend që të bënte siguruesin, kish shpërthyer: “Kjo provon se di shumë lidhur me përvojën tënde. Lejomëni që t’ju jap një këshillë, zoti Dahl. Për sigurinë tuaj dhe atë të familjes tuaj, harroni gjithçka keni parë. Mos flisni me asnjeri…”.
Pavarësisht kërcënimit të “man in black”, (me këtë term, në të ardhmen do të etiketohen të gjithë individët misteriozë, ndoshta agjentë qeveritarë, që kërcënonin ufologë dhe dëshmitarë), Dahl iu rrëfye Arnold-it. Piloti paralajmëroi Aeronautikën.
Menjëherë U.S. Air Force dërgonte kapitenin Davidson dhe togerin Broën të bazës Hamilton në shtetin California, për të marrë në pyetje Dahl-in e Crisman-in. I zhvilluar në praninë e Arnoldit, takimi nuk qe aspak i kënaqshëm. Crisman e Dahl tregoheshin nervozë, të frikësuar dhe ngurrues.
Ngatërroheshin në tregimin e ndodhive të tyre, duke deklaruar se i kishin humbur fotografitë e bëra UFO-ve. Kjo i bindi dy ushtarakët se rojet bregdetare kishin gënjyer prej mitomanisë.
Megjithatë, në çdo rast, Davidson e Broën i morën me vete fragmentet e mbledhura nga Crisman që t’i analizonin në shërbimet sekrete të Aeronautikës. Pak orë më pas të dy oficerët, me fragmentet e çmuara, ngjiteshin në bordin e avionit të tyre 8-25, të drejtuar për në Hamilton, ku dhe nuk do të arrinin kurrë. Avioni i tyre shpërtheu në mënyrë misterioze në fluturim, në lartësitë e Kelsos. Të nesërmen, duke nuhatur një konspiracion, gazetarët kërkuan Dahl-in e Crisman-in, por këta qenë bërë të pagjetshëm (në vitin 1994 Crisman ka dalë sërish në skenë, duke i dhënë një intervistë revistës kaliforniane “UFO”, duke konfirmuar historinë e tij).
Disa ditë pas këtyre ndodhive tragjike, Palmer po përgatitej të botonte me tituj të mëdhenj historinë e Dahl tek “Fate”, kur mori telefonatën e një njeriu misterioz të veshur me të zeza; në mënyrë të prerë, ky i ofroi një propozim të çuditshëm: të gjitha koordinatat e avionit të rrëzuar më 23 qershor në këmbim të heshtjes lidhur me çështjen Dahl.
Njeriu e njihte me përpikmëri pikën ku ndodhej avioni i rënë, në rrëzën e South Tacoma Glacier, shumë më në jug nga ku të gjithë pilotët, përfshi Arnold, e kishin kërkuar. Në këtë mënyrë, Palmer do të mund të fuste në xhep shpërblimin për gjetjen, ama në këmbim do të duhej të censuronte intervistën e Arnold me Crisman dhe Dahl.
Palmer e refuzoi ofertën (për të qenë të saktë, informacionet e man in black rezultuan të sakta: avioni u gjet pikërisht në pikën e treguar. Këto detaje më janë treguar nga regjisori Mario Gariazzo, ufolog i grupit serioz dhe shumë të famshëm amerikan NICAP. Një ndodhi e tillë, për aq sa dimë, nuk shfaqet në librat më të dokumentuara të ufologjisë.

Related

Suplement 6717288289892221998

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item