Si të dalloni një gënjeshtar në biznes
Gënjeshtrat, të vështira për t’u zbuluar, por të lehta për t’u thënë, kanë tërhequr vëmendjen e shkencëtarëve në studimin më të fundit Studi...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2013/05/si-te-dalloni-nje-genjeshtar-ne-biznes.html
Gënjeshtrat, të vështira për t’u zbuluar, por të lehta për t’u thënë, kanë tërhequr vëmendjen e shkencëtarëve në studimin më të funditStudimi
Shumica e njerëzve të paktën përpiqen të jenë të ndershëm, por në fund të gjithë gënjejnë për ndonjë gjë sado të vogël.
Ne u themi njerëzve që duken shumë bukur, kur nuk fakt e vërteta nuk është kështu. Ne i zbukurojmë disa detaje, kur duam të japim ndonjë lajm të keq. Ne i justifikojmë këto mashtrime të vogla duke e bindur veten se askush nuk do të lëndohet prej tyre.
Disa gënjeshtra janë shumë më të mëdha dhe më të dëmshme, si ato të viteve të fundit, që çuan në epideminë e hipotekave të këqija dhe në kolapsin e tregjeve të banesave dhe atyre financiare.
Mungesa e ndershmërisë dhe e besimit janë bërë aq të përhapura sa shkencëtarët kanë filluar kërkimet për të zbuluar përse njerëzit gënjejnë dhe si t’i dalloni gënjeshtrat.
Një studim i ri prej kërkuesve të Universitetit të Uisconsin Madison dhe Harvard Business School, nënvijëzojnë ndryshimin midis dy llojeve të gënjeshtarëve: ata tradicionalë, të cilët thonë gjëra të pavërteta; dhe mashtruesit në mosveprim, të cilët qëllimisht nuk zbulojnë informata që mund të errësojnë temën që po bisedojnë.
Dhe prej këtyre të dhënave rezulton se gënjeshtarët e drejtpërdrejtë janë më efektivë në mashtrim. Hulumtuesit Lyn M. Van Suol dhe Michael T. Braun të Uisconsin dhe Deepak Malhotra i Harvardit, sajuan një seri transaksionesh te 104 subjekte të testuara, një pjesë duke e gënjyer dhe pjesën tjetër duke i thënë të vërtetën.
Ata gjithashtu vëzhguan me kujdes sjelljen e pjesëmarrësve, për të gjetur në mënyrën e tyre të veprimit ndonjë detaj, që tregonte për kuptimin e të vërtetës apo gënjeshtrave.
Njerëzit në studim, ishin më të prirur të besonin gënjeshtrat e mashtruesve të drejtpërdrejtë, të cilët ishin shumë gojëmbël dhe i zgjasnin bisedat sipas dëshirës së tyre.
3 zakonet e gënjeshtarëve të drejtpërdrejtë
Këta lloj gënjeshtarësh veprojnë në mënyrë tipike sipas tri zakoneve. Së pari, ata flasin më shumë se të tjerët, ata betohen shumë shpesh dhe flasin përgjithësisht në veten e tretë sikur t’i referohen dikujt në largësi, pra përdorin më shumë përemrat ai, ajo sesa ti, unë.
Kërkuesit dyshojnë se këta lloj llafazanësh, janë të prekur prej “efektit Pinok”, që shprehet se sa më shumë të gënjesh, aq më shumë fjalë do të përdorësh.
“Sikleti dhe pakënaqësia e të pasurit një gënjeshtër për të ruajtur e mbajtur, mund të ketë çuar drejt kësaj mënyre e të folurit shumë”, shprehen studiuesit.
Të jesh i sjellshëm kërkon vetëkontroll dhe nëse burimet e dikujt që gënjen po shterojnë duke u anuar për nga e vërteta, atëherë ai do të fillojë të sillet më ashpër dhe keq.
Gënjeshtarët gjithashtu flasin më shumë për të justifikuar shpjegimet e pavërteta që japin.
Nga ana tjetër, ata që mashtrojnë duke fshehur të vërtetën, flasin më pak dhe ndonjëherë heshtin në mënyrë të parehatshme gjatë bisedave.
Ata zakonisht bëjnë deklarata të përmbledhura, duke ofruar pak mundësi për shtjellim. Këta njerëz janë të kundërt me “efektin e Pinokut”.
Personat që thonë të vërtetën qëndrojnë mes këtyre dy lloj njerëzve, si një grup që flet as shumë as pak. Por ka një përjashtim, nëse dikush që po thotë të vërtetën dyshohet se po gënjen, atëherë ai do të flasë më shumë për të provuar se po thotë të vërtetën.
Ndershmëria në biznes
Në mjedisin e biznesit, është e qartë se ndershmëria ka shumë rëndësi, pasi çdo njeri që dëshiron të bëjë një marrëveshje, kërkon të dijë të vërtetën për detyrat që po merr përsipër.
Pra, rruga e artë për të zgjedhur një partner biznesi është të gjeni dikë, që nuk është as shumë llafazan e as shumë i heshtur.
Natyrisht që ka përjashtime në momentet kur duhet dhënë llogari, kur duhet mbrojtur një teori apo në çaste të tjera. Rëndësi ka të vëzhgoni sjelljen e përgjithshme të partnerit në biznes, për të arritur në një përfundim të saktë.
Shqip