25 qytetet më të preferuar për turizëm
Ndahen çmimet, Parisi mund Nju Jorkun dhe Londrën dhe merr vendin e parë La Reppubblica.it Parisi është destinacioni turistik i preferuar, ...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2013/05/25-qytetet-me-te-preferuar-per-turizem.html
Ndahen çmimet, Parisi mund Nju Jorkun dhe Londrën dhe merr vendin e parë
La Reppubblica.it
Parisi është destinacioni turistik i preferuar, përpara Nju Jorkut dhe Londrës. Italia ka humbur podiumin për shumë pak, por ka marrë një rezultat të shkëlqyer si “ekip”, me tre destinacione në dhjetë vendet më të larta të në renditjen absolute. Roma, natyrisht, është e katërta, me Venecian të gjashtën dhe Firencen të tetën. Këto janë përgjigjet mbi çmimin vjetor në përzgjedhjen e Destinacioneve për Udhëtarët nga TripAdvisor, websiti më i madh i udhëtimeve në botë, ai që çdo udhëtar i denjë konsulton për të verifikuar cilësinë e ofertës turistike, qofshin këto hotele, shërbime, linja fluturimesh ose vetë destinacionet në tërësinë e ofertës së tyre.
Por përtej të gjithave le të gëzojmë rezultatin që shpërblen tre qytetet e artit italian dhe atë francez, sikur të tregonte se është ende e mundur zbulimi, pasurimi kulturor, apo edhe emocional. Për më tepër, ky Edicion i pestë i çmimit, që analizon në mënyrë të mrekullueshme 412 destinacionet në 38 tregjet e mbarë botës, duke përfshirë edhe Afrikën, Evropën, Meksikën, Lindjen e Mesme, Amerikën e Jugut, Paqësorin dhe SHBA-në, regjistroi një fitore të madhe për kontinentin e vjetër, me shtatë nga dhjetë qytete në top 10 (përveç pesë Italianeve është dhe Barcelona dhe Praga) dhe pjesa tjetër i shkon San Franciskos dhe Sidney, të dyja të famshme për gjiret e tyre të oqeanit, dhe Nju Jorkut. Mungojnë destinacionet në Azi dhe, në nivel evropian, është e habitshme mungesa e Berlinit, i cili në renditjen e 10 qyteteve kontinentale vjen direkt pas Pragës – sipas TripAdvisor.
TripAdvisor jep edhe listën e destinacioneve kryesore italiane. Përveç tre mbretëreshave të përmendura, ne gjejmë, jo pa habi, Milanon të renditur para Napolit. E gjashta është Bolonja, i cili është i fundit i qyteteve që qëndron përpara lokaliteteve turistike “më të vogla” të cilat i dedikohen turizmit dhe kohës së lirë. Këtu, protagonisti kryesor, është Romagna, e cila ofron Riccione, Bellaria dhe Cattolica (por jo Riminin). E fundit për t’u përmendur (në të vërtetë në pozicionin e nëntë) është një komunë e mrekullueshme e Dolomiteve, Selva di Val Gardena, një perlë midis Sella dhe Sassolungo.
“Bazuar në opinionet e miliona udhëtarëve nga e gjithë bota, çmimi i TripAdvisor ndihmon në identifikimin e votave për destinacionet më të dashura nga udhëtarët”, – tha Valentina Quattro, zëdhënësja e TripAdvisor për Italinë. “Çmimi nxjerr në pah 412 fitues në botë, vendpushimet e mrekullueshme që ofrojnë diçka të veçantë për të gjitha llojet e udhëtarëve për të planifikuar udhëtimin tuaj të ardhshëm të përsosur.”
Lista e plotë
1. Paris, Francë
2. Nju Jork, SHBA
3. Londër, Angli
4. Roma, Itali
5. Barcelona, Spanjë
6. Venecia, Itali
7. San Françisko, Kaliforni
8. Firence, Itali
9. Pragë, Çeki
10. Sidnei, Australi
11. Berlin, Gjermani
12. Stamboll, Turqi
13. Bangkok, Tailand
14. Çikago, Ilinois
15. Tokio, Japoni
16. Kape Taun, Afrika Jugut
17. Rio de Zhaneiro, Brazil
18. Buenos Aires, Argjentinë
19. Marrakesh, Marok
20. St. Petersburg, Rusi
21. Pekin, Kinë
22. Shangai, Kinë
23. Siem Reap, Kamboxhia
24. Çiang Mai, Tailandë
25. Kuinstoun, Zelandë e Re
Tirana Observer