Google sjell Ishujt Galapagos – FOTO
Këtë verë Google Street View sjell një surprizë për të gjithë përdoruesit. Më saktë le ta quajmë “Google Sea View”. Pas dokumentimit të imaz...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2013/05/google-sjell-ishujt-galapagos-foto.html
Këtë verë Google Street View sjell një surprizë për të gjithë përdoruesit. Më saktë le ta quajmë “Google Sea View”.
Pas dokumentimit të imazheve nga kryeqendrat më të mëdha globale dhe hedhjes së pamjeve në rrjet për t’u mundësuar klientëve që të “udhëtonin” (të paktën me monitorin e kompjuterit përpara) në vendet ku nuk kanë qenë ndonjëherë, Google sjell Ishujt Galapagos, një mrekulli natyrore më botën e saj të pasur të faunës dhe florës.
Projekti është realizuar për 10 ditë në bashkëpunim me fondacionin “Charles Darwin” dhe “Catin Seaview Survey”. Dhjetra punonjës e vullnetarë dolën me kamera që filmonin 360 gradë nëpër ishujt, plazhet dhe botën nënujore të Galapagosit.
Nën ujë “vizitorët” do të kenë mundësi të shohin luanë deti, breshkën gjigante e shumë krijesa të rralla nënujore që përqendrohen kryesisht në këtë grup ishujsh. Pamjet e përfituara nga Ishujt Galapagos pritet të hidhen në Google Street View brenda muajit korrik.