50 fakte të rralla që nuk i dini Vladimir Putin
Kush është Vladimir Putin, njeriu i fortë i KGB që udhëheq sot Rusinë Para një viti, më 7 maj, Vladimir Putin u rikthye në Kremlin për të s...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2013/05/50-fakte-te-rralla-qe-nuk-i-dini.html
Kush është Vladimir Putin, njeriu i fortë i KGB që udhëheq sot Rusinë
Para një viti, më 7 maj, Vladimir Putin u rikthye në Kremlin për të shërbyer edhe për një mandat si president, pas një periudhe 4 vjeçare si kryeministër i Rusisë, larg vëmendjes së opinionit. Rikthimi i tij u prit me protesta të zemëruara. Analistët thonë se në vitin e parë të presidencës së tij, Presidenti Putin ka shtypur opozitën me format nga më të ndryshmet. Para një viti, policia u përlesh me banorët në Moskë, që protestonin kundër përurimit të Vladimir Putinit në postin e presidentit për një mandat 6-vjeçar. Analistët thonë se në vitin e parë të presidencës së tij, Presidenti Putin ka shtypur opozitën
Kush është Putin
I lindur në Leningrad, ka jetuar fëmijëri në varfëri të skajshme, sipas biografisë së tij, të publikuar për fushatën presidenciale të vitit 2000. Putin ka një diplomë në të Drejtën Ndërkombëtare në Fakultetin Juridik të Universitetit Shtetëror të Leningradit (1975). Anëtar i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, ai u rekrutua nga KGB-ja gjatë studimeve universitare. Gjatë karrierës së tij si anëtar dhe më pas udhëheqës në agjenturën sekrete ruse, e cila zgjati nga viti 1975 deri në vitin 1991, Putin ka shërbyer si agjent në Dresden, Republika Demokratike Gjermane, për 5 vjet. Pas rënies së regjimit të Gjermanisë Lindore, Putin u thirr në Bashkimin Sovjetik dhe u kthye në Leningrad, ku, që nga qershori i vitit 1991, Putin nisi të merret me politikën aktive. Çdokush që e sheh në televizor e njeh portretin e tij. President i Rusisë, një prej njerëzve më të fuqishëm në botë, por pak dinë se gjyshi i tij ishte kuzhinier i Leninit dhe më vonë i Stalinit apo se kërkoi të rekrutohej në KGB në moshën 17-vjeçare. Gjyshi i tij, një shef nga profesioni, i ka shërbyer Rasputinit dhe ka përgatitur ushqim për Stalinin. Edhe pse shumë nga reformat e ligjit të Putinit janë kritikuar nga media perëndimore, “as publiku rus dhe as ai amerikan nuk janë të bindur se Rusia ka marrë një drejtim antidemokratik”.
Fakte të panjohura
Kur u zgjodh në krye të Rusisë, njerëzit dinin shumë pak gjëra për Vladimir Putin. Pamja e tij identifikohej me atë të agjentit të KGB-së, me vështrimin e akullt e misterioz e me plastikën e pandryshueshme. Kohët e fundit ai shfaqet më shpesh i buzëqeshur në publik, por pavarësisht kësaj, shumë pak gjëra të reja janë zbuluar për jetën e Putin. Siç është fakti që kur ishte i vogël, atë e thërrisnin Putka. Apo se filloi të mësonte boksin pasi e rrihnin fëmijët e lagjes. Më pas kaloi nga boksi tek xhudo, sport që e ushtroi në mënyrë profesionale dhe ku mban rripin e zi. Sipas dëshmive të biografëve të tij, Putin zakonisht zgjohet vonë në mëngjes dhe si fillim bën not intensivisht në pishinë. Ndër pijet e tij të preferuara edhe pse ai nuk e konsumon shumë alkoolin, është vera e kuqe spanjolle. Duhan, as që bëhet fjalë. Më parë ai kishte marrë nofkën “kardinali gri”, për shkak të natyrës së tij të heshtur dhe aktive “pas perdeve”. Gazeta “Tirana Observer” iu sjell sot faktet më të rëndësishme, nga jeta e njeriut që erdhi në pushtet me ëndrrën e madhe për një “Perandori Ruse”.
50 faktet
1. Është një njohës shumë i mirë i gjuhës gjermane dhe gjithë dialekteve të saj.
2. Gjyshi i Putin ka qenë kuzhinier i Leninit dhe Stalinit.
3. Edhe pse ishte e ndaluar me ligj, nëna e tij e ka pagëzuar fshehurazi në kishën ortodokse.
4. Kur ishte i ri e thërrisnin Putka.
6. Qeni i Putin quhet Koni dhe është një labrador i zi.
7. Ka dy vajza binjake që shfaqen shumë rrallë në publik.
8. Putin ka filluar të merret me boksin pasi e rrihnin fëmijët e lagjes.
9. Ka filluar të merret me xhudo që në moshën 11-vjeçare dhe mban rripin e zi në këtë sport.
10. Nuk pi duhan dhe rrallë konsumon alkool.
11. Ai ka aplikuar për t’u rekrutuar në KGB në moshën 17-vjeçare.
12. Deri në zgjedhjet e para presidenciale, Vladimir Putin nuk kishte eksperiencë në një detyrë të tillë. Nofka e tij ishte “kardinali gri”, njeri i heshtur që grumbullon fuqinë në heshtje pas skenave.
13. Bashkëshortja e tij Lyudmila Shkrebneva ka punuar si stjuardesë përpara se të diplomohej në për gjuhë të huaja.
14. Putin u martua në vitin 1983, në moshën 30 vjeçare, moshë e madhe për martesë sipas standardeve ruse të asaj kohe.
15. Putin është bashkautor i një libri mbi sportin e tij të preferuar me titull “Xhudo: Histori, teori, praktikë”.
16. Putin e fillon gjithnjë ditën me ushtrime dhe not në pishinën e brendshme të vendit ku jeton.
17. Në dhomën e ndenjes private në pallatin presidencial, në katin e dytë, ai mban një koleksion shishes vere të kuqe spanjolle, e preferuara e tij.
18. Dy vëllezërit e tij më të mëdhenj i kanë vdekur që fëmijë.
19. Kolegët e tij të KGB-së i kanë cilësuar sytë e Putin në një dosier si “sytë që nuk të lejojnë të gënjesh”.
20. Ëndrra për t’u punësuar në KGB i ka lindur që në moshë fare të vogël.
21. Rroga e tij si president është rreth 150 mijë rubla ose 5 mijë dollarë në muaj.
22. Vladimir Putin punon 16-17 orë në ditë.
17. Ai është i gjatë 1 metër e 74 centimetra.
18. Dy vajzat e tij binjake Masha dhe Katya kanë lindur në Dresden, Gjermani.
19. Koha që kaloi si shef i KGB-së në Gjermani i dha atij mundësinë të ishte në kontakt me jetën jashtë Rusisë.
20. Putin ndodhej bashkë me familjen në Gjermani kur ra muri i Berlinit.
21. Putin ka lindur në Leningrad, gjashtë muaj para vdekjes së Stalinit.
22. Ka kaluar një fëmijëri shumë të varfër.
23. Putin është akuzuar nga për përdorimin e helmimit si mjet politik.
24. Ai është akuzuar për plagjiaturë në disertacionin e doktoraturës në ekonomi “Rregulla dhe planet strategjike”.
25. Putin mori postin që mbante Boris Yeltsin në ditën e fundit të vitit 1999; zgjedhjet u zhvilluan tre muaj më vonë.
26. Putin ka punuar për 16 vite rresht në KGB.
27. Putin u bë lideri parë rus që mori pjesë në një emision radiofonik, ku u përgjigjej pyetjeve të dëgjuesve në SHBA.
28. Nëna e Putin ishte punonjëse fabrike.
29. Babai i Putin punonte në flotën sovjetike, ku shërbeu në flotën e nëndetëseve.
30. Pas zgjedhjes president Putin ndoqi kurse të gjuhës angleze dhe foli në anglisht në publik për herë të parë në pallatin e Bakingamit në vitin 2003, kur iu drejtua mbretëreshës së Anglisë.
31. U bë pjesëtar i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik gjatë periudhës që vazhdonte studimet në universitet. Vazhdoi të ishte pjesëtar i saj deri në shkrirjen e partisë në dhjetor të vitit 1991.
32. U bë pjesëtar i KGB-së në vitin 1975, pas diplomimit. U trajnua në shkollën 401 të KGB-së në Okhta, Leningrad për 1 vit. Kreu shërbimin si oficer zbulimi i jashtëm për 15 vite, përfshirë këtu 6 vite shërbim në Dresden, ish-Gjermania Lindore.
33. Më 28 Korrik 1983 martohet me Ludmila Shkrebneva, me të cilën ka dy vajza, Maria dhe Ikaterina Putin.
34. Më 1990-ën u tërhoq nga shërbimi aktiv në KGB me titull nënkolonel dhe u rikthye në Rusi tek Universiteti Shtetëror i Leningradit si përgjegjës i marrëdhënieve të huaja të universitetit.
35. Fillon karrierën politike në maj të 1990-ës, si këshilltar i marrëdhënieve ndërkombëtare i Sobçakut, kryetari i parë i bashkisë së S. Petërsburgut i zgjedhur demokratikisht.
36. Më 28 qershor 1991 emërohet kryetar i Komitetit për Marrëdhënie të Jashtme i zyrës së kryetarit të bashkisë.
37. Më 1994-ën ngjitet në postin e zëvendëskryetarit të parë.
38. Më 26 mars 1997 emërohet zëvendëskryetar i stafit presidencial nga Presidenti Boris Jeltsin.
39. I ka rënë pianos për raste bamirësie.
40. Më 19 Dhjetor të 2007-ës titullohet “Njeriu i Vitit”.
41. Ka shuar zjarr me helikopter si ko-pilot (11 gusht 2010).
42. Ka qëlluar me qetësues një tigër (në 2008-ën, te parku kombëtar “Ussuri”) Më pas i mati gjatësinë e dhëmbit.
43. Një mal në Kirgistan është emëruar sipas tij.
44. I ati i Putinit është ateist, ndërsa ai mban në qafë një kryq, që ia ka dhuruar e ëma.
45. Qëlloi me hark (crossboë alla van helsing) një balenë që ekspertët të merrnin më vonë analiza prejardhjeje.
46. Një nga dosjet e publikuara nga rivalët e tij politikë thotë se Vladimir Putin ka 58 avionë dhe helikopterë në dispozicion, një koleksion orësh me vlerë 400 mijë paund dhe shfrytëzon thuajse 20 vende në shtete të ndryshme për t’u qetësuar.
47. Putin përdor një avion luksi në pjesë të caktuara me ar, një passion, ku ai ka investuar 111.3 milion paund.
48. Nëna e tij, Maria Ivanovna Putina (1911-1998), ishte një punëtore fabrike, ndërsa babai i tij, Vladimir Putin Spiridonovič (1911-1999), marinar në marinën sovjetike.
49. Në Rusi është shndërruar në thashethemin e ditës: presidenti Vladimir Putin ka fëmijë me ish-kampionen e gjimnastikës ritmike, modele dhe tashmë parlamentare, Alina Kabaeva. Thuhet se lidhja “klandestine” mes Putin dhe Kabaeva është kurorëzuar së fundmi me një vajzë. Por historia nuk mbaron këtu. Kabaeva ka një djalë, që tashmë është 3 vjeç, Dimitri, që thuhet se i ngjan Putin.
50. Është njeriu që me politikat e tij bëri Rusia të kishte sërish respektin e vendeve perëndimore.