Ishujt më të bukur të “pazbuluar”

Kërkoni ndonjë vend romantik për pushim, i cili gati është vetëm i juaji? “Lonely Planet” ka përpiluar një listë me ishujt më të bukur sekre...

Kërkoni ndonjë vend romantik për pushim, i cili gati është vetëm i juaji? “Lonely Planet” ka përpiluar një listë me ishujt më të bukur sekretë në botë dhe ju mbetet juve që të vendosni se cili është më i bukuri dhe ku do të shkoni.


1. Socotra – Jemen

Do t’ju intrigojë edhe vetëm përshkrimi i këtij destinacioni, një vend në Tokë, i cili më shumë i ngjan një vendi jashtëtokësor. Katër ishuj të braktisur që e përbëjnë grupin Socotra, janë një thesar i mijëra llojeve të bimëve dhe kafshëve të cilat nuk ekzistojnë gjetiu. Edhe përkundër që është më afër Afrikës sesa gjysmë ishullit arab, autoritetin ndaj Socotra-s e mban Jemeni, për çka ky ishull nuk është në radarin turistik.

2. Torres Strait Islands – Australi 

E tëra tingëllon sikur evropianët ende nuk e kanë zbuluar këtë ishull. Ata që vendosin të vizitojnë këtë ishull, i cili në masë të madhe është i mbuluar me ujë, do të shohin vërtet bukuri të rralla natyrore, e sidomos koralet dhe gjallesat që jetojnë përreth ishullit.

3. Yaeyama Islands – Japoni 

Nëse bisha Godzilla paraqitet ndonjëherë nga deti dhe e shkatërron Tokion dhe Osakon, japonezëve u mbetet vetëm një vend për arratisje – ishujt idilikë Yaeyema në pjesën jugore të arkipelagut japonez. Me një ngjasim të madh me Karaibet, ishujt Iriomote, Taketomi dhe Ishigaki, me zemërgjerësi ndajnë diellin, plazhet, rërën dhe sushin. Ishigaki ka plazhet më të mira, ndërsa Taketomi njihet për shtëpitë tradicionale Ryukyuan.

4. Îles du Salut (ishujt e djallit) – Guajana franceze 

Shumica kanë dëgjuar për Ishujt e Djallit, por rrallëkush prej tyre mund ta gjejë atë në hartë. Më i vogli nga tre ishujt, është Îles du Salut, ish-kolonia famëkeqe, e cila gjendet 11 kilometra larg bregdetit francez, por ndryshe nga emri, ky ishull ofron pamje mahnitëse dhe vend ideal për pushim.

5. Ulleungdo – Kore e Jugut

Ishulli i fuqishëm vullkanik, gjendet në mes të rrugës mes Koresë dhe Japonisë. Nuk ka ndotje, hajna dhe gjarpërinj – vend i përkryer për të ecur dhe çlodhur.

6. San Blás Arhipelag – Panama 

anamaja me siguri se nuk është vendi i parë që ju bie ndërmend kur mendoni në Karaibet, por ky vend i Amerikës Qendrore, ka korale më shumë se të gjithë të tjerët. Harroni rizotot luksoze, por vendosuni në shtëpitë e thjeshta, ndërsa hani ato që peshkatarët sjellin nga peshkimi.

7. Penghu Islands – Tajvan 

Nëse Tajvaani është Kina e dytë, atëherë ishujt Penghu janë Tajvani i dytë. Të administruar nga Tajpei, 90 ishujt nga arkipelagu Penghu, kanë ruajtur traditat e vjetra të Tajvanit. Të gjitha kanë plazhe impresive!

8. Bay dhe Hog Islands – Honduras 

Harroni Piratët e Karaibeve – ishujt me rërë përgjatë bregdetit të Hondurasit, janë realitet! Në kulmin e tyre, ishujt Roatan, Utila dhe Guanaja, ishin strehë e 5000 plaçkitësve dhe piratëve, duke përfshirë edhe të famshmin Henry Morgan, i njohur si Mjekërziu. Sot ishujt Bay janë të njohur për plazhet, zhytjen dhe pamjet tropikale.

9. Con Dao Island – Vietnam 

Edhe një burg i shndërruar në parajsë, ishujt Con Dao, ishin strehim i kolonisë më famëkeqe ndëshkuese në Indokinë dhe kjo ka vazhduar deri në fund të luftës në Vietnam. Tani të ruajtur në kuadër të parkut nacional, 16 ishujt janë mrekulli natyrale me delfinë, breshka dhe shkëmbinj spektakolar.

10. Ssese Islands – Ugandë 

Ishuj në mes të Afrikës! Në këtë listë janë futur edhe ishujt Ssese në Ugandë, vendin afrikan i cili nuk ka dalje në oqeane. Po si është e mundur që të ketë ishuj? Falë liqenit Viktoria, liqenit më të madh tropik në botë. Pjesa më e madhe nga 84 ishujt e grupit Ssese, ende janë të pazhvilluar, ndërsa ishujt që tani dallohen janë Buggala, Bukasa dhe Banda. Janë kombinim i xhunglës, kreacioneve ekzotike dhe kanuas në liqen.

Related

Reportazhe 4514714780721440634

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item