Teoritë mbi të vërtetën e fantazmave

Ka patur periudha ku secli prej nesh ka ndjer brënda vetvetes një frikë. Një frikë… që vjen si pakuptuar në një moment që ngelesh vetëm. Një...


Ka patur periudha ku secli prej nesh ka ndjer brënda vetvetes një frikë. Një frikë… që vjen si pakuptuar në një moment që ngelesh vetëm. Një frikë… e cila mbulon mendjen dhe shpirtin. E gjitha kjo vjen na historitë e famshme të fantazmave ose siç quhen ndryshe të shpirtrave të vdekur. Fantazmat bëjnë pjesë prej shekujsh në realitetin tonë: misterioze, të frikshme, ndërhyrëse, ato gjenden kudo. Secila ka historinë e vet, dashuritë e veta, vuajtjet e veta. Por…çfarë janë fantazmat? Nuk është e lehtë t’i jepet një përgjigje kësaj pyetjeje: Nuk egziston ndonjë përkufizim shkencor dhe askush nuk ka mundur të na ofrojë një përkufizim bindës. Egzistojnë shumë teori, çka se asnjera, e marrë në veçanti, nuk është në gjendje t’i shpjegojë të gjitha fenomenet që lidhen me botën e fantazmave. Secila nga teoritë e propozuara nuk ka një themel logjik të vetin, por natyra e këtyre pranive tërheqëse dhe mbresëlënëse është e destinuar të mbetet për të gjithë një mister.

Fantazmat nuk ekzistojnë

Në bazë të kësaj teorie të parë, fenomeni i këtyre shfaqjeve të pazakonta do të nxiste një sërë gënjeshtrash, ose do të ishte gjithnjë e përherë i shpjegueshëm nëpërmjet ligjeve që rregullojnë fizikën dhe natyrën: rënkimi i kobshëm në një pyll të shkretë mund të krijohet nga era, që, duke kaluar mes bisqeve e degëve të pemëve prodhon fishkëllima veçanërisht “fantazmore”.

Fantazmat janë vetëm legjenda

Ja që në këtë rast Fantazmat do të shumoheshin me lehtësi të madhe nga njëri vend  në tjetrin, nga një cep në cepin tjetër të Tokës, e secila prej tyre do të ishte thjesht frut i fantazisë popullore: thuhet se njëfarë Frank Smith ka pasë provuar të krijojë një Fantazëm duke hapur fjalën se, po të shkoje në molin e Tamizit mund të takoje aty një klerik të vitit 1600. Rezultati? Disa nga personat që ai pyeti në ditët e mëvonshme…u betuan se e kishin parë këtë fantazëm të tmerrshme!!!

Fantazmat janë haluçinacione

Ato egzistojnë vetëm në mendjen e atij që është i pranishëm në fenomenin e shfaqjes së tyre. Kjo teori mund të përshtatet në mënyrë të vlefshme vetëm në një kazuistikë mjaft të zvogëluar: si mund të shpjegohet fakti se një Fantazëm nuk i shfaqet më shumë se një personi?? Sigurisht, do thoni ju, egzistojnë edhe të ashtuquajturat “haluçinacione kolektive” (në të cilat ai “që sheh” arrin që në mënyrë telepatike t’ua përcjellë këtë imazh edhe të tjerëve)…por…hollësitë e shfaqjes mund të jenë krejtësisht të panjohshme që të mund të rrëfehen mandej si të vërteta. Përshembull: kush sheh një Fantazëm nuk nuk ka si ta njohë gjithashtu edhe pamjen e të vdekurit që shekuj më parë banonte në atë kështjellë të lashtë.

Fantazmat si prodhime telepatike

Fantazmat nuk janë shpirtëra personash tashmë të zhdukur, por një manifestim individësh që janë gjallë ndërkohë. Ata, (përmes një “dyzimi” ndijimor të personit të tyre) në çaste rreziku dërgojnë një mesazh në formë tipike telepatike.  Simbas disa ekspertëve, shfaqjet e këtij tipi përbëjnë numrin më të madh të rasteve që janë marrë në shqyrtim.

Fantazmat si shpirtëra personazhesh të vdekur

Kjo është padyshim teoria më romantike por… përse vallë një i vdekur dëshiron të dëfrehet duke trembur të gjallët e gjorë me shfaqjen e tij? Përse duhet të rrijë mbi këtë Tokë në vend që të migrojë drejt një jete të re? Por kjo mund të kundërshtohet me: Fantazmat janë (simbas Hans Holzer) “Stay-behinds” (të mbetur mbrapa) sepse kanë pësuar vdekje të dhunshme. Nëse do të ishte kështu, ata do të ishin ende të paisur me inteligjencë. Pse atëherë në shfaqjet e tyre, pjesa dërrmuese e tyre kryen veprime mekanike dhe përsëritëse? Nëse me të vërtetë janë shpirtëra, përse nuk shfaqen me pamje thjesht eterike, por shfaqen të veshur me rrobat e kohës së tyre të dikurshme? Kjo teori është krijuar nga lëvizja “spiritiste” e në shumë gjëra bie në kundërshtim me konceptet më moderne të parapsikologjisë.

Fantazmat si regjistrime psikike

Peter Underëood (një nga më të famshmit Ghost Hunter të botës) vëren se shpesh fantazmat përshkojnë porta dhe mure që nuk egzistojnë më, por që dikur egzistonin. Është njëlloj si të rishohësh një film që ritransmetohet në mënyrë ciklike. Fantazmat atëherë do t’ishin “fotografi” të mbetura në celuloidin hapësirë kohë. Këto regjistrime do të verifikoheshin vetëm në vijim të ngjarjeve veçanërisht të ndërlikuara nga pikëpamja emocionale: ja sepse shumë fantazma riparaqesin në shfaqjet e tyre gjëndje të përcaktuara shpirtërore (frikë, trishtim, ankth, dashuri, etj). Ndonëse është rishikuar dhe plotësuar në kohët e fundit, kjo teori është në bazë të konceptimeve parapsikologjike që lidhen me këto shfaqje.


NASA: Si shpëtoi toka nga kometa e Halley në 1910
Kometat janë trupa të mëdha qiellore, të cilat qarkullojnë në orbitë eliptike rreth Diellit. Kështu, ato mund të shndërrohen në të padukshme për ne dhe në vijim të zhduken në pikën më të largët të sistemit tonë diellorë. Përsa i përket përbërjes së tyre, kometat përbëhen nga uji i ngrirë, dyoksid karboni, gurorë, metale dhe përbërës të tjerë. Ndërsa qasen pranë diellit, rrezet diellore ngrohin akullin e ngrirë, i cili dhe “shpërthen”. Ky gaz largohet nga dielli dhe është pikërisht ajo që ne shohim si “bishti i kometës”. Kometa Halley, e mori emrin e saj nga astronomi anglez Edmond Halley (1656-1742), i cili më 4 shtator 1682 e zbuloi dhe e përshkroi atë. Ndërsa nga ana tjetër, janë zbuluar dhe përshkrime dhe informacione të dokumentuara rreth Halley, që në vitin 240 para erës së re. Në Maj të viti 1910 mbarë njerëzimi kishte besuar se erdhi fundi i botës! Kjo për shkak të shfaqjes së Kometës Halley, të tmerruar nga astrolog dhe parashikues të së ardhmes, të cilët pretendonin se do të përplasej me Tokën. Paniku arriti kulmin kur u zbulua se bishti i kometës kishte një gaz helmues cianid. Në Oklahoma, një sekt fetar u përpoq të sakrifikojë një vajzë të virgjër me qëllim që të dëbonte të keqen, por u ndalua nga policia. Në Vjenë një tërmet i vogël tmerroi banorët, të cilët u larguan nga kryeqyteti i Habsburgëve dhe ikën në male për të parë fundin e botës. Albert Ajnshtajnë, duke ruajtur gjakftohtësinë e tij, deklaroi kur u pyet nëse meteoriti do të përplaset me tokën: “Me siguri ju them JO”, dhe kur e pyetën se si ai është kaq i sigurt, tha: “Nëse nuk bie, do të vërtetohem. Nëse bie, atëherë askush nuk do të jetoj për të më thënë se bëra gabim”. Përfundimisht, kometa kaloi shkarazi me tokën, më 18 Maj 1910, vetëm 25 km larg duke përgënjeshtruar kështu parashikimet për fundin e botës.

Related

Suplement 6659332274997107517

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item