Cheerleaders, historia e joshësve seksi të sportit

Yjet e Hollivudit dhe presidentët amerikanë që ka qenë cheerleader, nga Madona, Halle Berry e deri tek Meryl Streep, nga Ruzvelti, Regan der...


Yjet e Hollivudit dhe presidentët amerikanë që ka qenë cheerleader, nga Madona, Halle Berry e deri tek Meryl Streep, nga Ruzvelti, Regan deri te Bushi, presidentët cheerleader



“Cheerleader” (çirlider) apo “nxitësi i tifozëve” është shumë i përhapur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku sipas vlerësimeve janë 1.5 milionë persona (pa llogaritur miliona në kolegje) që e ushtrojnë aktivitetin me performanca joshëse. Sipas revistës Newsweek, është sporti më i praktikuar në SHBA. Improvizimet provokative shndërruan perfermuesin “cheerleader” një ikonë “sex apeal”, duke frymëzuar regjisorët në xhirimin e shumë filmave të tillë si “The Cheerleaders” apo “The Pom Pom Girls”. Kjo “sëmundje joshëse” është duke u përhapur gjerësisht në botë, përfshirë Australinë, Kanadanë, Kinën, Kolumbinë, Finlandën, Francën, Gjermaninë, Japoninë, Holandën, Zelandën e Re, por dhe Mbretërinë e Bashkuar, ku sipas përllogaritjeve performojnë më shumë se 100 mijë persona. “Cheerleading” është në fakt, një aktivitet fizik, dhe ngandonjëherë edhe një kompeticion sportiv. Shfaqja konsiston në vallëzime, kërcime, akrobacia, të cilat u drejtohen tifozëve përpara dhe në pushim të ndeshjeve.

Si nisi

Tomas Pibëllit, një trajneri futboll i ekipit të kolegjit i dedikohet edhe ideja për futjen e vajzave “cheers”, të gëzuara, për të nxitur tifozët në ndeshjet e futbollit të Universitetit të Minesotës. Gjithsesi, shfaqjet ishin shumë “amatore” dhe “statike”, derisa studenti Xhoni Kempell drejtoi një grup duke iu drejtuar turmës me tekstin pasues: “Rah, Rah, Rah! Ski-u-mah, Hoo-Rah! Hoo-Rah! Varsity! Varsity! Varsity, Minn-e-So-Tah!”, duke e shndërruar Kempbellin, në çirliderin e parë. 2 nëntori i viti 1898 njihet zyrtarisht edhe si datëlindja e çirlidingut të organizuar.

Menjëherë, Universiteti i Minesotës organizoi një grup të ashtuquajtur “yell leader” (tifozët që bëjnë thirrje inkurajuese), e ku në skuadrën e parë merrnin pjesë gjashtë studente meshkuj, të cilët përdornin të njëjtin stil si “çirset” e Kempbellit. Çirliding nisi si një aktivitet tërësisht mashkullor, ndërsa femrat nisën të marrin pjesë në vitin 1923. Gjatë kësaj kohe, veprimet gjimnastikore, akrobacitë dhe megafonët u inkorporuan në veprimet e çirsave, e që përdoren edhe sot e kësaj dite. Vlerësohet se 97 për qind e çirliderve janë femra.

Rregullat

Në vitin 1949, u themelua “Cheerleader & Danz Team”, ku u përcaktuan edhe disa rregulla bazë, por dhe dizenjimi i përgjithshëm i uniformës së “cheerleader”-ve, ndërkohë që u shpik edhe “herkie”: ku njëra nga këmbët mbështetet në tokë, ndërsa tjetra ngrihet sa më lart që të jetë e mundur dhe streçohet në një pozicion shumë joshës.

Shumica e shkollave të mesme amerikane, shkollave të larta dhe kolegjeve kanë organizuar skuadra të bazuara vetëm nga nxënësit apo studentët. Disa kolegje organizojnë kampionate midis tyre. Sponsorët e shkollave synojnë të promovojnë shpirti e shkollës dhe motivimin e lojtarëve dhe fansave. Koreografia e “cheerleader”-ve mund të zgjasë disa minuta, por përgatitjet dhe provat marrin disa ditë, pasi ushtrimet që përfshijnë kërcimet, akrobacitë, lëvizjet dhe lirshmërinë në vallëzime kërkojnë impenjim dhe disiplinë. Koreografia është nga më tërheqëset dhe joshëset për tifozët.

Ekipet profesionale

Në vitet 1960, në Shtetet e Bashkuara madje u organizuan seminare në të gjithë vendin, për të mësuar aftësitë të bërit “cheer”, ku merrnin dhe vajza të shkollave të larta. Në vitin 1978, në Shtetet e Bashkuara u transmetua për herë të parë edhe kampionati i “cheerliderve”.

Në vitet 1960, ekipet e National Football League (Liga e Futbollit Kombëtar) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nisën të organizonin ekipe profesionale “cheerleading”. Këto të fundit nisin të binin shumë shpejt në sy, falë lëvizjeve joshëse dhe ekstravagante për kohën, me lëvizje të sofistikuara dhe vallëzime tërheqëse, ndërsa stadiumet bëheshin gjithmonë e më të mbushura.

“Cheerleading” performohet aktualisht më shumë pranë ekipeve të futbollit dhe basketbollit amerikan, por është e pranishme edhe në ato të futbollit europian, hokeit në akull, volejbollit, bejzbollit dhe reslingut.
25 të famshmit që kanë qenë cheerleaders

1. Meryl Streep, aktore

2. Madonna, këngëtare

3. Lindsay Lohan, aktore

4. George W. Bush, Ish president i SHBA

5. Katie Couric, gazetare

6. Halle Berry, aktore

7. Ronald Reagan, Ish president i SHBA

8. Kirstie Alley, aktore

9. Phyllis Smith, aktore

10. Kirk Douglas, aktor

11. Miley Cyrus, aktore/këngëtare

12. Trent Lott, ish senator i SHBA

13. Fergie, këngëtare

14. Dakota Fanning, aktore

15. Kelly Ripa, personalitete në TV

16. Blake Lively, aktore

17. Cameron Diaz, aktore

18. Alicia Silverstone, aktore

19. Brooklyn Decker, modele/aktore

20. Snooki, yll televiziv

21. Megan Fox, aktore

22. Jessica Simpson, këngëtare

23. Oliva Munn, aktore

24. Kirsten Dunst, aktore

25. Sandra Bullock, aktore
TEKSTET E KËNGËVE

Tekstet janë nxitëse për tifozët vendas, provokuese për lojtarët kundërshtarë.
MOTIVIMI I TIFOZËVE

Shumica e shkollave të mesme amerikane, shkollave të larta dhe kolegjeve kanë organizuar skuadra të bazuara vetëm nga nxënësit apo studentët. Disa kolegje organizojnë kampionate midis tyre. Sponsorët e shkollave synojnë të promovojnë shpirti e shkollës dhe motivimin e lojtarëve dhe fansave.
KOREOGRAFI SPEKTAKOLARE

Koreografia e “cheerleader”-ve mund të zgjasë disa minuta, por përgatitjet dhe provat marrin disa ditë, pasi ushtrimet që përfshijnë kërcimet, akrobacitë, lëvizjet dhe lirshmërinë në vallëzime kërkojnë impenjim dhe disiplinë. Koreografia është nga më tërheqëset dhe joshëset për tifozët.
FILMA PROVOKUES

Improvizimet provokative të “Dallas Cowboys Cheerleaders” në vitet 1970 dhe shumë imitues të tyre anë e mbanë Amerikës e shndërruan perfermuesin “cheerleader” një ikonë “sex apeal”, duke frymëzuar regjisorët në xhirimin e shumë filmave të tillë si “The Cheerleaders” apo “The Pom Pom Girls”.
INDUSTRIA PËR TË RRITUR

Në komeditë seksuale, apo dhe filmat horrorë, “cheerleader”-si u bë një element bazë në industrinë e filmave për të rritur, duke filluar qysh me “Debbie Does Dallas” dhe katër serialët e tij.  Programet të shumta u kushtoheshin variteteve, shfaqjeve komerciale, apo dhe bisedave të shumta.
Sport apo jo?

Në Shtetet e Bashkuara ekziston ende një debat, nëse të bërit çirlider është një sport i vërtetë apo jo. Mbështetësit e konsiderojnë atë si një sport, nisur edhe nga fakti i ushtrimeve atletike që kërkojnë aftësi, por dhe talent, ndërsa kritikët e nuk e shohin se e meriton të trajtohet me statusin e sportit. Koreografia me lëvizje gjimnastikore, akrobacish, formim figurash nuk konsiderohen si një sport i mirëfilltë.
Nga Ruzvelti, Regan te Bushi, presidentët cheerleader

Janë shumë senatorë, apo dhe presidentë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që kanë qenë në rininë e tyre në rolin e një cheerleader-i. Presidentët amerikanë, Franklin Ruzvelt, Duajt Ajzenahuer, Ronald Ragan dhe Xhorxh W. Bush është një prej tyre. Xhorxh w. Bush, presidenti i 43-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në rininë e tij ka qenë një cheerleader. Bushi e ka bërë këtë kur ishte në Akademinë Filips, ndërkohë që gjatë kohës së studimeve në Universitetin e Jales, ai ishte në një lojtar regbie.
Yjet e Hollivudit që ka qenë cheerleader,

nga Madona, Halle Berry e deri tek Cameron Diaz

Emra të tjerë janë aktori Aron Spelling, i njohur te filmi “Beverly Hills 90210”. Edhe aktorja Alisia Silverston që luan në filmat “Clueless” dhe “Batman” përpara se të merrej me aktrim ka qenë një cheerleader. Këtij lloj “profesioni” nuk i ka shpëtuar as ylli i muzikës pop, Madona, dhe një këngëtare tjetër, Deana Karter figuron në këtë listë. Majkël Dagllas është një tjetër aktor i njohur që fitoi famë si cheerleader. Seks simboli i viteve 1960 ka deklaruar se një herë ka qenë cheerleader. Fituesja e çmimit “Oscar”, Sandra Bullok ka qenë cheerleader gjatë kohës që ajo ndiqte në Uashington  shkollën e lartë. Halle Berry që nga modele u kthye në aktore ka qenë një cheerleader. Por edhe aktorja e famshme Cameron Diaz ka qenë cheerleader, por edhe Meryl Streep ka qenë e tillë dhe shumë yje të tjera.
FEMRA TË NXEHTA

Nëse dikush do të pyeste se kush ishin femrat më të nxehta në botë në industrinë sportit, shumica do të përfshinte cheerleaders. Janë nga më të nxehtat dhe konsiderohen si të përzgjedhura më kujdes. Një cheerleader e Atlantës e ka për zakon të ngrejë gjoksin lart si shenjë një krenarie. Te Oklahoma Siti cheerleader shfaqen si kaubojse: çizme të gjata, fund të shkurtër, këmishë të hapur dhe kapele. Britani e Pistons është një krijim i pastër arti, i denjë për një kukull. Ekipi Toronto Raptors ka ndërtuar stilin e tij në veshjen e vajzave, ndërkohë që Feoniks San bën kujdes në listën e vajzave: joshëse, ekstremisht joshëse. Vajzat seksi kompletojnë koreografinë e Sëlltiksave.

Related

Suplement 8768636720377175476

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item