Shtrëngimi i grushtit sjell kujtesë më të mirë

Ju duket një mision i pamundur të kujtoni qindra informacione që merrni çdo ditë? Ky nuk është më një problem, shkencëtarët zbulojnë veprimi...


Ju duket një mision i pamundur të kujtoni qindra informacione që merrni çdo ditë? Ky nuk është më një problem, shkencëtarët zbulojnë veprimin “magjik”
Studimi


Ju duhet të kujtoni ndonjë fakt të rëndësishëm, që pas shumë përpjekjesh përsëri nuk ju vjen në mendje? Shkencëtarët thonë se kjo është shumë më e thjeshtë nga ç’e pandehni.
Mjafton të shtrëngoni grushtin dhe të përpiqeni përsëri. Ky veprim do t’ju sjellë në mendje pa asnjë problem të dhënat që po përpiqeni t’i mbani mend, apo ato që kishit harruar. E kush e mendonte se do të ishte kaq e thjeshtë të kujtosh diçka?
Ky zbulim vjen prej një studimi të ri që ka për autor Ruth Proper, një profesoreshë e asociuar dhe drejtoreshë e laboratorit të Universitetit Montclair. Proper prej kohësh ka qenë e intriguar në lidhje me impaktin që japin disa lëvizje të caktuara të trupit në tru.
Ajo ka qenë gjithnjë në kërkim të gjetjes së mënyrës së duhur, për të kuptuar sesi funksionon truri. Teksa shumica e njerëzve e kanë të qartë se është truri qendra kryesore që jep komandën për sjelljen e trupit, si për shembull truri i thotë trupit të lëvizë një gjymtyrë dhe indet e bëjnë këtë të mundur, është shumë më pak e kuptuar gjendja e kundërt, pra kur trupi e urdhëron trurin të bëjë një reagim të caktuar.
Kërkimet e mëparshme këshillonin se shtrëngimi i grushtit mund të provokojë emocione. Kur njerëzit shtrëngojnë dorën e djathtë, hemisfera e majtë e trurit bëhet më aktive. Ky reaksion njihet si “afrimi i emocioneve”, të ndjenjave, siç janë lumturia apo ekzaltimi.
Duke shtrënguar dorën e majtë, njerëzit nxisin hemisferën e djathtë të trurit, e cila kontrollon “emocionet e tërheqjes”, siç janë frika ose ankthi. Duket sikur kjo nuk është shumë e nevojshme, por këto dituri të ndihmojnë shumë në situata të rrezikshme.
Proper shtroi teorinë se nëse të shtrëngosh grushtin ndikon te ndjenjat, atëherë duke vepruar po kështu mund të ndikohet edhe në tru për të tjera nxitje.
Për të kuptuar sesi shtrëngimi i grushtit ndikon te kujtesa, ajo u kërkoi 51 personave që shkruanin me të djathtën, të mësonin përmendësh 72 fjalë dhe në mënyrë rastësore i kërkoi një nga pesë personave të shtrëngonte dorën.
Në studim u përfshinë vetëm personat që shkruanin me të djathtën, pasi mëngjarashët shfaqin një kujtesë episodike më të mirë, ndaj kjo do të përbënte një avantazh të padrejtë.
Autorja e studimit gjeti kombinimin perfekt për një kujtesë më të mirë. Kur një person shtrëngonte grushtin e djathtë, ndërsa memorizonte diçka, dhe shtrëngonte më pas grushtin e majtë kur dëshironte ta kujtonte atë, kjo sillte një kujtesë më të mirë.
Përfundimet janë interesante kur i krahason me gjendjen normale, kur asnjë veprim shtrëngimi nuk kryhet. Jep pothuajse 15 për qind më shumë rezultat sesa të mos bësh asgjë për të kujtuar.
Për ata që mendojnë se kjo është një gjë thuajse e padobishme, autorja e studimit Proper shprehet se një veprim kaq i thjeshtë, siç është shtrëngimi i dorës, mund të bëjë ndryshimin midis një tete dhe një dhjete në provim.
Është e qartë se studimi ka nevojë për më shumë eksperimente për ta provuar atë në masën më të sigurt dhe ndoshta në rezultate akoma më të larta, por përfundimet e deritanishme janë shumë frymëzuese për shkencëtarët që po merren me këtë studim.
Këshillohet se sa herë të keni nevojë të kujtoni diçka që ju duket gati e pamundur për t’ju ardhur në mendje, të shtrëngoni grushtin dhe të përpiqeni përsëri.
Nuk është diçka magjike, thjesht një zbulim i ri i funksionimit të ndërlidhur të trupit me mendjen.






Related

Suplement 6701038571882664727

Follow Us

Hot in weekRecentComments

Hot in week

Recent

Historia e vërtetë e zbulimit të Mesharit

Në këtë shkrim përvijohet historia e zbulimit të veprës së Buzukut së bashku me përpjekjet e kryera nga arbëreshët e Sicilisë për të nxjerrë në dritë një botim kritik të tekstit të Mesharit. Isht...

FOTOT/ Dhe mbretëresha është Alessandra Ambrosio

Ajo është një nga engjëjt e “Victoria’s Secret”.Por në mbrëmjen e të enjtes në Kanë, në galanë kundër AIDS, Alessandra Ambrosio nuk kishte asgjë engjëllore.Ajo ishte një nga femrat më të bukura, ndërs...

Bëhuni gati për një verë tepër të nxehtë!

Parashikimet tregojnë se prilli ishte muaji më i nxehtë i regjistruar, por “El Nino” do të ketë më pak uraganeMuaji prill ishte muaji i parë më i nxehtë, i regjistruar ndonjëherë, kanë treguar parashi...

Tragjedi në Kurbin, nëna vret të bijën me automatik, më pas veten

Një ngjarje tragjikë është shënuar në qytetin e Kurbinit, pasi nëna ka vrarë vajzën e saj dhe më pas veten. Ngjarja e rëndë është shënuar vetëm pak momente më parë në komunën Fushë–Kuqe, ku Mimoz...

TURQI – Dy të vdekur pas konfrontimeve në Stamboll mes policisë dhe protestuesve

 I dyti protestues vdiq sot pas plagëve të marra në konfrontimet e dhunshme të ditës së djeshme mes policisë dhe manifestuesve në një lagje të njohur të Stambollit, njoftoi për median guvernatori...

Comments

Ulio:

This comment has been hidden from the blog.

rudi:

This comment has been hidden from the blog.

Philip:

This comment has been hidden from the blog.

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item