Sa zogj vriten në përplasje me dritaret?

Disa kanë frikë se dritaret me xhama po vrasin aq shumë zogj sa po sjellin probleme për mbijetesën e shumë specieve. Të tjerë, thonë se numr...

Disa kanë frikë se dritaret me xhama po vrasin aq shumë zogj sa po sjellin probleme për mbijetesën e shumë specieve. Të tjerë, thonë se numrat nuk janë të saktë dhe se problemi nuk është kaq i madh
Natyra

Charlotte McDonald, BBC

Dritaret me kapakë druri mund të parandalojnë përplasjet e zogjve me xhamat





Pranvera ka mbërritur në Hemisferën Veriore, dielli po shkëlqen, zogjtë janë duke u kthyer nga klimat më të ngrohta. Por a përballen ato me një armik vdekjeprurës në rrugën e kthimit – një panel xhami?
Shifrat e raportuara për përplasjet e zogjve me dritaret janë trullosëse. Shpesh thuhet se mes 100 milionë dhe 1 miliard zogjve vdesin çdo vit në SHBA, pasi përplasen me dritaret. Këto shifra shfaqen në artikuj lajmesh, udhërrëfyes për të pasionuarit e vëzhgimit të zogjve etj.
Në Britaninë e Madhe, Trusti për Ornitologjinë vlerësoi disa vite më parë se 100 milionë zogj përplasen çdo vit, nga të cilët, një e treta nuk i mbijetojnë përplasjes.
Por a janë këto shifra të sakta?
Ju mund të mendoni se për këtë çështje duhet të jetë ndërmarrë një studim i gjerë sasior, nga ndonjë grup ornitologësh, që kanë përdorur ndonjë metodë rigoroze shkencore dhe kanë akumuluar shumë të dhëna. Por në fakt jo.
Shifrat amerikane janë marrë nga një studim i vitit 1990 shkruar nga biologu Daniel Klem. Ai deklaroi se nuk ka të dhëna të sakta mbi këtë temë dhe se është e vështirë të kryhet një studim gjithëpërfshirës, rrjedhimisht ai bëri një hamendësim të mirëmenduar.
Ka shumë ndërtesa në SHBA, argumentoi ai, dhe shumica e tyre kanë dritare. Kështu, duke përdorur të dhënat e censusit, ai fillimisht llogariti numrin e ndërtesave në të gjithë vendin.
Ai supozoi gjithashtu se, çdo vit, një mes 10 zogjve do të vritet duke u përplasur pas një dritareje në çdo ndërtesë në vend dhe e shumëzoi këtë me numrin e shtëpive. Për rrjedhojë, ai doli në konkluzionin se zogjtë e përplasur mund të jenë mes 97.5 milionë dhe 975.6 milionë çdo vit. Këto shifra u rrumbullakosën në 100 milionë deri në 1 miliard dhe vijojnë të përdoren si referencë edhe sot.
“Unë nuk mendoj se ndokush duhet t’i konsiderojë këto shifra si fakte”, thotë Klem. Por ai shton: “nuk qe tërësisht një spekulim. Bazohej mbi të dhëna të mbledhura përgjatë dhjetë viteve nëpër ndërtesa ku vërehej se përplaseshin nga një në 10 zogj në vit”.
“Por dukshëm nuk ka një vëzhgim sasior në një mënyrë të shtresëzuar për të parë në shkallën e ndryshme të rrezikut që paraqesin për zogjtë ndërtesat me përmasa të ndryshme, llojet e dritareve apo zona përkatëse. Kështu, këto shifra nuk duhet të konsiderohen si fakte”.
Por gjithsesi, këto shifra shërbejnë për një arsye të mirë. Ato janë krijuar për të informuar çdokënd të interesuar në konservimin e natyrës mbi problemin e përplasjes së zogjve nëpër dritare, gjë që është një problem i rëndë.
Ai vlerësonte se në Shtetet e Bashkuara (duke përjashtuar Alaskën dhe Hauain), gjenden rreth 20 milionë zogj dhe numri i të vrarëve pas përplasjeve nëpër dritare mund të jetë deri në 5 për qind të të gjithë popullsisë.
Për rrjedhojë shtrohet pyetja nëse dritaret po shkaktojnë rënie të popullatës së zogjve.
“Kjo mund të jetë një hipotezë e vlefshme, por ne nuk kemi prova bindëse se me të vërtetë kjo po ndodh”, thotë Klem. “Mund të jetë e vërtetë, por nuk mendoj se një njeri i arsyeshëm duhet t’i përdorë këto shifra si fakte”.
Ka pasur studime mbi shkaqe të tjera të vdekjes së zogjve të shkaktuara në mënyrë jo të drejtpërdrejtë nga njerëzit. Shkencëtarët raportuan së fundmi se macet vrasin mes 1.4 dhe 3.7 miliardë zogj në vit në SHBA. E njëjta skuadër pritet të publikojë vlerësime më të përafërta mbi përplasjet e zogjve me dritaret së shpejti. Shifrat nuk janë të sakta as për Britaninë e Madhe. Më 2004, Trusti Britani për Ornitologjinë tha se deri në 100 milionë zogj përplasen me dritaret çdo vit në Britani dhe se një e treta e tyre nuk mbijeton. Ky është një vlerësim që bazohet te numri i zogjve të gjetur të ngordhur pranë dritareve. “Këto janë vetëm vlerësime paraprake”, thotë Mike Toms, kreu i Trustit për ekologjinë e kopshteve. “Nëse ne e transmetojmë këtë menjëherë si fakt, atëherë nuk po tregojmë kontekstin e duhur.
“Ka një dallim mes shkencës së raportuar në revistat akademike, ku gjërat lexohen në tërësi dhe shkencës së raportuar për publikun e gjerë, ku njerëzit në fund janë të interesuar vetëm për konkluzionin final. Më 2004, Toms i tha BBC se ka tri arsye madhore për vdekjen e zogjve: “macet, përplasja me makinat dhe përplasja me dritaret”. Por shoqata të tjera nuk i konsiderojnë dritaret si një faktor i madh.
“Megjithëse ka disa specie, si shapkat që janë më të prirura të përplasen me xhamat e dritareve”, thotë një ekspert, “ka pak shanse që ky problem po cenon rënien e popullsisë të ndonjë lloji të caktuar”.

Zogjtë në disa raste lënë shenjë kur përplasen me xhamin, por jo gjithmonë ato ngordhin

 
Bilbili i ujit pushoi pas trullosjes për disa sekonda, pasi u përplas me një dritare në Varshavë, pastaj fluturoi sërish


Komenti

“Nuk mendoj se ndokush mund t’i marrë këto shifra si të mirëqena për sa kohë ne nuk kemi prova më të forta”.
Profesor Daniel Klem
“Kjo mund të jetë një hipotezë e vlefshme, por ne nuk kemi prova bindëse se me të vërtetë kjo po ndodh”, thotë Klem. “Mund të jetë e vërtetë, por nuk mendoj se një njeri i arsyeshëm duhet t’i përdorë këto shifra si fakte”.
Ka një dallim mes shkencës së raportuar në revistat akademike, ku gjërat lexohen në tërësi, dhe shkencës së raportuar për publikun e gjerë, ku njerëzit në fund janë të interesuar vetëm për konkluzionin final

Related

Suplement 107496757605162847

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item