Astronautët flasin për jetën në hapësirë

Kanë kaluar rreth 40 vjet që kur njerëzit u përpoqën t’i përgjigjeshin pyetjes: A mund t’i përshtatet njeriu jetës për një kohë të gjatë në ...


Kanë kaluar rreth 40 vjet që kur njerëzit u përpoqën t’i përgjigjeshin pyetjes: A mund t’i përshtatet njeriu jetës për një kohë të gjatë në hapësirë”? Ka pasur përparime të mëdha që kur stacioni i parë i hapësirës në botë, një modul sovjetik, strehoi një ekip kozmonautësh për 3 javë në vitin 1971. Agjencia amerikane e hapësirës NASA thotë se përpjekja e parë amerikane, Skylab, hodhi themelet për ndërtimin e stacionit ndërkombëtar të hapësirës që rrotullohet edhe sot në orbitën e Tokës
Astonauti kanadez Chris Hadfield, i cili përfundoi kohët e fundit misionin e tij 5 mujor në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, iu përshtat fare mirë jetës larg Tokës.
Por vetëm para 4 dekadash, shkencëtarët nuk e dinin nëse njerëzit mund të përshtateshin për fluturime afatgjata në hapësirë.
NASA u përpoq t’i përgjigjej kësaj pyetjeje me modulin Skylab pa njerëz, i cili u hodh në orbitën e tokës në maj të vitit 1973. Gjatë operacionit njëvjeçar, tre ekipe astronautësh shkuan në modul, ku qëndruan nga 28 deri në 84 ditë, për të mësuar se si reagojnë njerëzit kur qëndrojnë për një kohë të gjatë në hapësirë.
Gerald Carr, i cili komandonte modulin Skylab 4, mori pjesë në një diskutim të NASA-s me rastin e 40 vjetorit të hedhjes në hapësirë të Skylab-it dhe tha se atrofia e muskujve ishte një shqetësim i madh.
“Ne mësuam se ushtrimet e thjeshta e zgjidhin këtë problem dhe nuk ka asnjë arsye që njeriu të mos qëndrojë në një mjedis pa gravitet për një kohë shumë të gjatë”.
Astronautët kryen eksperimente në gravitet minimal dhe moduli Skylab shërbeu si observator diellor, një platformë fillestare për të studiuar Tokën, madje edhe një vend i kënaqshëm për të punuar.
Kjo është trashëgimia e Skylab-it, thotë Owen Garriott, piloti shkencor i modulit Skylab 3.
“Edhe sot pas 40 vjetësh, mendoj se ende jemi të impresionuar nga ajo që u arrit dhe nga parashikimi i shkencëtarëve në planifikimin e eksperimenteve”.
Përvoja e astronautëve në aftësinë për të qëndruar gjatë në hapësirë krijoi kushtet për punën që është bërë për jetën në hapësirë sot, tha Marshall Porterfield, drejtor i sektorit të NASA-s për shkencat fizike dhe jetën në hapësirë.
“Tani ne po vazhdojmë punën e bërë nga astronautët e modulit Skylab dhe eksperimentet e tyre se çfarë ndodh me kockat dhe muskujt në hapësirë. Rezultatet e këtyre eksperimenteve janë të rëndësishme për studimet tona sot”.
Por Skylab ndeshi edhe në probleme. Një koracë mbrojtëse u prish gjatë lëshimit, duke shkaktuar çarje në një panel diellor. Ekuipazhi i parë, që mbërriti pas 11 ditësh, e riparoi dëmin. Kjo u mundësoi astronautëve që të provonin një pikëpamje të tyre, thotë Allan Needell, kurator në Muzeun Kombëtar të Hapësirës Smithsonian.
“Një prej gjërave të para që ata mësuan ishte se njerëzit ishin të aftë të reagonin dhe të zgjidhnin situata të papritura, që ndoshta nuk do të ishin të mundura në kushte të tjera. Le të mos harrojmë se në atë kohë ne nuk kishim anijet e hapësirës, që mund të shkonin atje dhe të bëheshin riparimet e nevojshme”.
NASA e transferoi modulin rezervë Skylab në muzeun Kombëtar të Hapësirës në vitin 1975 dhe ai tërheq shumë vizitorë. Ai është një lloj kapsule e viteve 70 që pasqyron deri diku jetën në hapësirë në ditët tona.
Hapi i ardhshëm i jetës larg Tokës është një mision një vjeçar në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës për në vitin 2015 me pjesëmarrjen e dy astronautëve. /VOA/gazetashekulli

Related

Suplement 1269446211194855601

Follow Us

Hot in weekRecentComments

Hot in week

Recent

Historia e vërtetë e zbulimit të Mesharit

Në këtë shkrim përvijohet historia e zbulimit të veprës së Buzukut së bashku me përpjekjet e kryera nga arbëreshët e Sicilisë për të nxjerrë në dritë një botim kritik të tekstit të Mesharit. Isht...

FOTOT/ Dhe mbretëresha është Alessandra Ambrosio

Ajo është një nga engjëjt e “Victoria’s Secret”.Por në mbrëmjen e të enjtes në Kanë, në galanë kundër AIDS, Alessandra Ambrosio nuk kishte asgjë engjëllore.Ajo ishte një nga femrat më të bukura, ndërs...

Bëhuni gati për një verë tepër të nxehtë!

Parashikimet tregojnë se prilli ishte muaji më i nxehtë i regjistruar, por “El Nino” do të ketë më pak uraganeMuaji prill ishte muaji i parë më i nxehtë, i regjistruar ndonjëherë, kanë treguar parashi...

Tragjedi në Kurbin, nëna vret të bijën me automatik, më pas veten

Një ngjarje tragjikë është shënuar në qytetin e Kurbinit, pasi nëna ka vrarë vajzën e saj dhe më pas veten. Ngjarja e rëndë është shënuar vetëm pak momente më parë në komunën Fushë–Kuqe, ku Mimoz...

TURQI – Dy të vdekur pas konfrontimeve në Stamboll mes policisë dhe protestuesve

 I dyti protestues vdiq sot pas plagëve të marra në konfrontimet e dhunshme të ditës së djeshme mes policisë dhe manifestuesve në një lagje të njohur të Stambollit, njoftoi për median guvernatori...

Comments

Ulio:

This comment has been hidden from the blog.

rudi:

This comment has been hidden from the blog.

Philip:

This comment has been hidden from the blog.

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item